Autor: TV News
Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, një seri lëkundjesh tërmeti janë regjistruar në disa zona të Shqipërisë. Tërmeti më i fortë është shënuar në Durrës, me një magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në qytet dhe zonat përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Po ashtu, një tjetër lëkundje është regjistruar në Miras të Korçës, rreth orës 06:15, me magnitudë 3.1. Ndërkohë, në Konispol, në jug të vendit, janë regjistruar tri lëkundje sizmike, pa pasoja të raportuara deri më tani.
Të rinjtë e 2 Korrikut sonte nisin aventurën e tyre në UEFA Youth League. Ekipi simpatik kosovar sonte ballafaqohet me ekipin skocez, Hibernian nga Skocia, shkruan GazetaBlic Sport. Ndeshja e parë e raundit të dytë luhet sonte në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh, me fillim nga ora 20:45. Vitin e kaluar 2 Korriku pati suksese të mëdha në kualifikueset e këtij turneu, pasi eliminoi Bylisin e Dublinin, për t’u mposhtur më pas nga Dynamo Kiev. /GazetaBlic Sport/
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian mblidhen në Londër, në kuadër të samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit. Për herë të parë në këtë format merr pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz. Qeveria gjermane e konsideron Procesin e Berlinit si një “histori suksesi”, thuhet në një njoftim zyrtar në prag të samitit të Londrës. “Qeveria gjermane do ta vazhdojë këtë proces si pjesë e…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku dy të rinj humbën jetën pas një përplasjeje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në ambientet e një lokali pranë një karburanti ndërsa viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në zonën e Manzës. Siç raporton Euronews Albania, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me shokun e tij, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që t’u përgatiste një…
Skuadra e Dritës luan nesër ndaj ekipit të Omonias në Ligën e Konferencës. Drita dhe Omonoia ballafaqohen me fillim nga ora 18:45 ë ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës së Conference League, shkruan GazetaBlic Sport. Ekipi qipriot është nisur drejt Prishtinës, ku pritet të aterojë rreth orës 11:30. Sot, Omonoia do të mbajë konferencë për media nga ora 18:00, teksa do stërviten në “Fadil Vokrri” në orën 18:30. Ja pamjet e nisjes së tyre:
DashiDitë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin dhe do i shihni gjërat me më tepër optimizëm. DemiDo jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe do bëni edhe çmenduri me partnerin. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme dhe më të mëdha se kurrë. BinjakëtMos u tregoni kokëfortë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe mos kërkoni që partneri të jetë skllavi juaj sepse do e humbni përgjithmonë atë. GaforrjaDitë mjaft e qetë kjo e sotmja për ata që janë në…
Më shumë se 700 shkencëtarë, politikanë, sipërmarrës dhe figura publike – përfshirë edhe personalitete të njohura të djathtës amerikane si Steve Bannon dhe Glenn Beck – kanë kërkuar ndalimin e zhvillimit të një superinteligjence artificiale, me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme për njerëzimin. Iniciativa është ndërmarrë nga organizata Future of Life Institute me qendër në SHBA, e cila paralajmëron prej kohësh për pasojat e rrezikshme të inteligjencës artificiale (IA). Ata kërkojnë pezullimin e çdo përpjekjeje për krijimin e një inteligjence që i tejkalon aftësitë njerëzore, derisa të ketë konsensus shkencor dhe mbështetje publike për mënyrën e zhvillimit të saj…
Dashi Në marrëdhënie sot do të ndiheni të mbështetur dhe të kuptuar nga partneri, duke sjellë një ndjenjë harmonie. Në punë, qasja juaj energjike do të vlerësohet dhe mund të merrni një përgjegjësi të re, ndaj mos hezitoni të shfaqni idetë tuaja. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive për momentin. Demi Sot do të keni mundësi të forconi lidhjen me një person të afërt apo të zbuloni ndjenja të reja. Në ambientin e punës, mund të përballeni me sfida të vogla, por këmbëngulja juaj do të shpërblehet në fund të ditës. Kujdesuni për ushqimin dhe mos nënvlerësoni pushimin,…
PSG është skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon 40 ose më shumë gola në Ligën e Kampionëve në një vit të vetëm. Parisienët e arritën këtë rekord në ndeshjen e tyre kundër Bayer Leverkusen, ku shënuan shtatë gola. Në atë ndeshje, PSG arriti shifrën e 40 golave dhe shtoi pesë të tjerë, që do të thotë se kanë shënuar 45 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Luis Enrique ka deklaruar se qëllimi kryesor i PSG është të mbajë trofeun e tyre për të dytin sezon radhazi. /GazetaBlic Sport
Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati për kryetar të kryeqytetit nga VV-ja, Hajrulla Çeku ka marrë 35.12% të votave me kusht. Ndërsa kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë 33.17% të votave me kusht. Nga rezultatet e përmbledhura, Rama prin në Prishtinë me 33.71% të votave, derisa Çeku radhitet i dyti me 33.22%
