Autor: TV News

Talenti i ri i Bayern Munich, Lennart Karl, e ka shkruar emrin e tij në historinë e gjigantëve bavarezë dhe të futbollit gjerman. Karl shënoi në ndeshjen e bavarezëve kundër Bruges në Ligën e Kampionëve në moshën 17 vjeç e 242 ditë, duke e bërë atë golashënuesin më të ri të Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, si dhe gjermanin më të ri që shënon në turneun më prestigjioz të klubeve në Evropë. Deri më tani këtë sezon, Karl ka bërë tetë paraqitje për Bayern Munich, duke regjistruar një asist në Bundesligë në fitoren 4-1 ndaj Hoffenheim në një ndeshje…

Read More

Administrata Trump ka hequr një kufizim të rëndësishëm duke lejuar Ukrainën të përdorë disa raketave me rreze të gjatë veprimi të ofruara nga aleatët perëndimorë. “The Wall Street Jornual” shkruan se kjo i jep mundësinë Kievit të përshkallëzojë sulmet ndaj objektivave brenda Rusisë dhe të rrisë presionin mbi Kremlinin. Ukraina përdori të martën një raketë lundrimi Storm Shadow të furnizuar nga Britania për të goditur një uzinë ruse në Bryansk që prodhonte eksplozivë dhe karburant raketash, njoftoi më herët Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Read More

Sllovakia ka vendosur të tërheqë veton e saj ndaj paketës së 19-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke zhbllokuar kështu procesin për miratimin e masave të reja kufizuese.  Njoftohet se është nisur një procedurë me shkrim dhe, nëse nuk ngrihen kundërshtime, paketa do të miratohet zyrtarisht deri në orën 8:00 të mëngjesit të nesërme.  Paketa e re synon të shënjestrojë burimet kryesore të të ardhurave të Kremlinit duke futur sanksione të reja në sektorët e energjisë, financave dhe tregtisë.  

Read More

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se Izraeli është i obliguar që të lehtësojë dërgimin e ndihmave për në Gazë, duke theksuar se duhet t’u sigurojë palestinezëve “nevojat bazike” për mbijetesë. Vendimi i GJND-së u kundërshtua menjëherë nga Izraeli. Ky vendim vjen në kohën kur organizatat humanitare po përpiqet që të rrisin ndihmën urgjente për Gazën, duke shfrytëzuar armëpushimin e brishtë të arritur më herët gjatë këtij muaji. Opinioni këshillues i GJND-së nuk është ligjërisht i obligueshëm, por gjykata beson se ai “ka peshë të madhe ligjore dhe autoritet moral”. Presidenti i GJND-së, Yuji Iwasawa, tha se Izraeli “është i…

Read More

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampionëve. Galatasaray triumfoi me rezultat 3 me 1 ndaj Bodo/Glimt, shkruan GazetaBlic Sport. Me rezultat poashtu 3 me 1, Athletic Bilbao e mposhti skuadrën nga Azerbajxhani, Qarabag. /GazetaBlic Sport/ The post Galatasaray dhe Athletic Bilbao triumfojnë në dy ndeshjet e para të ditës në Ligën e Kampionëve appeared first on GazetaBlic.

Read More

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhur me polarizimin dhe represionin në Serbi, përmes së cilës mbështeti të drejtën e studentëve dhe qytetarëve për të drejtë paqësore. Kjo rezolutë po ashtu dënon ashpër valën e dhunës nga autoritetet, frikësimet dhe arrestimet e protestuesve. Në rezolutën “për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi, një vit pas tragjedisë së Novi Sadit”, thuhet se udhëheqja serbe është politikisht përgjegjëse për përshkallëzimin e represionit, normalizimin e dhunës dhe dobësimin e institucioneve demokratike në vend. Gjatë seancës plenare të mbajtur më 22 tetor, rezoluta u miratua me 457 vota për, 103 kundër dhe…

Read More

Kur vjen vjeshta, ditët zbehen, temperaturat bien dhe trupi ndjen mungesë energjie. Në këtë periudhë, nuk na bëjnë mirë dieta ekstreme apo produkte të rralla, ama natyra vetë ka ç’ të na ofrojë: ushqime, ngjyra dhe shije, që hidratojnë trupin dhe mendjen. Këto 7 ushqime sezonale janë të pasura me vlera ushqyese që përforcojnë sistemin imunitar, përmirësojnë humorin dhe na ndihmojnë të përballojmë vjeshtën me energji: 1. KungulliKungulli është mbret i sezonit vjeshtor. Ai përmban shumë beta-karoten, i cili në trup shndërrohet në vitaminë A. Ajo mbron lëkurën dhe ndihmon sistemin imunitar. Është ushqim i lehtë, të jep ndjesi ngopjeje…

Read More