Autor: TV News

Në 9 nëntor qytetarët e Vlorës do të zgjedhin kryetarin e ri të Bashkisë mes socialistes Brunilda Mersini dhe Dionis Sotës, i cili ka hyrë në garë si kandidat i pavarur, por që ka mbështetjen e Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare. Socialistja Brunilda Mersini në një intervistë për Vizion Plus shpjegon se sfida e saj nuk është rezultati i 9 nëntorit, por si do u shërbejë më mirë qytetarëve të Vlorës. “Vlora është një qytet që ka pritshmëri shumë të larta dhe me shumë të drejtë. Sepse kërkon të ketë një menaxhim më transparent, më dinjitoz dhe më…

Read More

Skuadra e Real Madridit ka fituar penallti ndaj Barcelonës, pasi Eric Garcia luajti me dorë në zonën e tij. Kylian Mbappe mori përsipër ekzekutimin e penalltisë – me ç’rast edhe e humbi, pasi goditjen e tij e priti portieri polak, Szcesny, përcjell GazetaBlic Sport. Mbappe huqi penalltinë pas 51 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 2-1. Ja momenti: VIDEO

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nisi me ritëm të shpejtë turneun e tij aziatik të dielën, duke shpallur një sërë marrëveshjesh tregtare në Malajzi dhe duke marrë pjesë në nënshkrimin e një armëpushimi të zgjeruar midis Tajlandës dhe Kamboxhias, që ai e kishte ndërmjetësuar në korrik. Brenda gjashtë orësh nga mbërritja në Kuala Lumpur për samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), Trump shpalli marrëveshje tregtare me katër vende, u takua me udhëheqës rajonalë dhe zhvilloi bisedime me presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili tha se ekipet e tyre do të fillonin menjëherë…

Read More

Sot, Real Madridi dhe Barcelona përballen me njëri-tjetrin në Santiago Bernabeu në xhiron e 10-të të LaLigas , dhe miliona shikues në mbarë botën do të ulen para televizorëve të tyre për të parë një edicion të ri të El Clasico-s që ka tejkaluar kufijtë e Spanjës dhe është bërë global. Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës luhet me fillim nga ora 16:15, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare: Real Madrid XI: Courtois, Valverde, Militao, Huijsen, Carreras, Tchouameni, Arda, Camavinga, Bellingham, Vinicius, Mbappe. Barcelona XI: Szczesny, Kounde, Cubarsi, Garcia, Balde, De Jong, Pedri, Yamal, Fermin,…

Read More

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i lejojë të jenë pjesë e një force të planifikuar ndërkombëtare në Gazë, që synon të sigurojë përfundimin e luftës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ende nuk është e qartë nëse shtetet arabe apo vende të tjera do të jenë të gatshme të dërgojnë trupa, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime për përbërjen e forcës. Ndërkohë që administrata Trump e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Gazë, forca mund të përbëhet nga trupa nga Egjipti, Indonezia…

Read More

Parlamenti të hënën do të dëgjojë raportimin e institucioneve të pavarura, seancë që shënon përballjen e parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, prej momentit që SPAK-u ngriti akuzën për korrupsion ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, do t’u përgjigjet të hënën në parlament pyetjeve të deputetëve për veprimtarinë e këtij institucioni, dhe mbetet për t’u parë se çfarë pyetjesh do t’i drejtojë atij kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili në dy vitet e fundit ka artikuluar akuza të forta ndaj Dumanit. Megjithatë, mbetet për t’u parë se…

Read More

Arsenali ka shënuar golin e avantazhit ndaj Man Cityt. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Eze, shkruan GazetaBlic Sport. Eberechi Eze realizoi nga ish klubit të tij pas 40 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: VIDEO

Read More

Presidenti amerikan mbërriti në Malajzi përpara samitit të ASEAN-it në kryeqytetin Kuala Lumpur. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit në aeroport nga zyrtarë malajzianë dhe një turmë qytetarësh që valëvitnin flamuj dhe kërcenin përpara një samiti me udhëheqësit e grupit të kombeve ASEAN. Ai u ndal në tapetin e kuq për të kërcyer me interpretuesit, përpara se të merrte një flamur amerikan në njërën dorë dhe një flamur malajzian në tjetrën, dhe të hipte në limuzinën e tij për të udhëtuar drejt kryeqytetit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mbikëqyrur nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi midis Tajlandës dhe Kamboxhias…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka regjistruar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 9 nëntor në bashkitë e Vlorës dhe Beratit. Në Vlorë do të garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste dhe Dionis Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita. KQZ refuzoi të regjistrojë Gjergji Nikën, i cili kërkoi të garojë si kandidat i pavarur në Vlorë. Celibashi argumentoi se, sipas Kodit Zgjedhor, çdo kandidat i pavarur duhet së pari të regjistrojë komitetin nismëtar e më pas të kërkojë zyrtarizimin e tij si kandidat. Në 3 bashkitë e tjera, regjistrimi bëhet në komisionet…

Read More