Autor: TV News

Skuadra e GO+ Pejës ka shënuar fitore të rëndësishme në European North Basketball League (ENBL), duke mundur në shtëpi ekipin bullgar Spartak Pleven me rezultat 96:81. Kjo është fitorja e parë e Pejës në këtë sezon pas dy humbjeve të para. Pejanët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi, duke marrë epërsi të thellë që në çerekun e parë 28:9. Pjesa e parë ka përfunduar 53:34, ndërsa pjesa e dytë është kontrolluar nga vendasit, që nuk e kanë lejuar Spartakun të afrohej në rezultat. Çereku i tretë ka qenë i mirë për Pejën (29:22), duke vendosur fitoren përfundimtare. Sterling Flatten ka…

Read More

Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit të BE-së një propozim për të hapur negociatat me Ukrainën, në lidhje me pjesëmarrjen e saj në komponentin qeveritar të komunikimeve satelitore (Govsatcom) brenda Programit Hapësinor të BE-së dhe Programit të Lidhshmërisë së Sigurt të Unionit. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, në një konferencë për shtyp në Bruksel, njoftoi këtë nismë. Komisioni dëshiron që Ukraina t’i bashkohet nismave hapësinore evropiane. “Ne duam ta shoqërojmë plotësisht Ukrainën me programin qeveritar të komunikimeve satelitore të BE-së, i njohur edhe si Govsatcom. Pse është e rëndësishme kjo? Sepse mbrojtja dhe hapësira shkojnë dorë për dore”, tha Regnier.…

Read More

Në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri–BE, ambasadori i unionit në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi se puna për anëtarësimin duhet të jetë gjithëpërfshirëse. “Integrimi nuk është thjesht një punë formale, Shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e reformave në mënyrë të qëndrueshme. Në të gjitha këto, Kuvendi ka një rol thelbësor për të garantuar cilësinë e procesit. Demokracia nuk ka të bëjë vetëm me numra, por dhe me përfshirje. Një qasje gjithëpërfshirëse që luajnë rol të gjitha forcat politike, shoqëria civile dhe vetë qytetarët”, tha Gonzato gjatë fjalës së tij. Ai shtoi se plani i…

Read More

Pamje të frikshme vijnë nga gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht Xhamajka, aty ku është edhe “zyri” i uraganit “Melissa”, që raportohet se po fshin gjithçka nga faqja e dheut, me një shpejtësi rekord 300 km në orë, që e bën të dytin më të fortë në historinë njerëzore, pas atij 170 vite më parë. “Uragani i shekullit”, siç është përshkruar, mbërriti pak pas orës 19:00 të mbrëmjes në qendër të kryeqytetit, Kingston dhe po e godet zonën metër për metër. Asgjë nuk i reziston asaj, asnjë strukturë, shprehen ekspertët. Vendi po përballet tashmë me shira të rrëmbyeshëm prej 300 deri…

Read More

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë së Beratit. Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para. Pas kësaj ka nisur debati mes tyre, që përfundoi tragjikisht. Pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e qëlloi me thi.kë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij. I dyshuari është arrestuar, ndërsa sipas Top Channel rezulton me të kaluar kriminale në Greqi.

Read More

Një super ndeshje do të zhvillohet sonte në Serie A. Atalanta dhe Milan do të përballen në Bergamo, atje ku pritet të ketë shumë rivalitet dhe spektakël. Të dy skuadrat synojnë pikët e plota, kurse këto janë formacionet zyrtare: Atalanta: Carnesecchi; Kossounou, Hien, Ahanor; Zappacosta, De Roon, Ederson, Bernasconi; Pasalic; De Ketelaere, Lookman Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Ricci, Bartesaghi; Gimenez, Leao /GazetaBlic Sport/

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar forcat izraelite të ndërmarrin “goditje të menjëhershme dhe të fuqishme” ndaj Rripit të Gazës, pas një mbledhjeje urgjente të sigurisë.Sipas njoftimit të zyrës së tij, vendimi vjen si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi Hamas. Operacionet pritet të nisin menjëherë, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar. Times of Israel raportoi se Hamasi ka dorëzuar arkivolin e një pengu izraelit, i gjashtëmbëdhjeti nga 28 të kërkuar nga Tel Avivi. Megjithatë, burime zyrtare konfirmojnë se trupi i këtij pengu ishte kthyer tashmë më herët në Izrael, çka ka shkaktuar konfuzion mbi qëllimin…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është treguar i gatshëm të bisedojë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet në Kushtetutë. Nga selia blu, propozimin e kreut të qeverisë për uljen e numrit të deputetëve në parlament e cilësoi të arsyeshëm. “Nuk kam asnjë kompleks, jam gati për bisedime pasi çdo ndryshim që vjen për të mirën e qytetarëve ka dhe mbështetjen time”, tha Berisha. Në konferencë me gazetarët, kryedemokrati iu rikthye seancës parlamentare të së hënës, ku e cilësoi të padrejtë procedurën e ndjekur gjatë raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë. “Kurse ata, të cilët shkelmuan Kushtetutën vetëm se…

Read More