Autor: TV News
Një ngjarje aspak e mirë ndodhi sot para ndeshjes mes dy kombëtareve të femrave, asaj të Kosovës dhe Turqisë. Gjatë intonimit të himnit turk, gjyqtarja e ndeshjes, Michalina Diakow, ra pa ndjenja në fushë, transmeton GazetaBlic Sport. Shpejt intervenuan ekipet mjekësore të dy kombëtareve, të cilat e ndihmuan të këndellet dhe të shkojë drejt zhveshtores. Fatmirësisht, gjendja e saj u përmirësua dhe nuk pati ndonjë rrezik tjetër eventual. Ja pamjet: Türkiye ile Kosova arasındaki karşılaşmanın seremonisinde hakem Michalina Diakow aniden baygınlık geçirdi. pic.twitter.com/XtnRFrKItJ — SKORBORD (@skor_bord) October 28, 2025
Të gjithë i kemi ato bisedat e brendshme me veten, ndonjëherë të qeta, ndonjëherë të vrullshme, herë të mençura, herë krejt të pakontrolluara. Disa mendime vlejnë të thuhen me zë të lartë: “më ke munguar”, fjala vjen, kur ia dërgon një miku, ose një ide e re në punë që mund të të hapë dyert. Por, siç thonë psikologët, jo gjithçka që na kalon nëpër mend duhet të ndahet me të tjerët. “Ti nuk ke pse të thuash çdo gjë që të shkon në mendje,” shprehet neuropsikologia Sanam Hafeez. Shumë nga këto mendime janë të papjekura, të nxitura nga stresi…
Redi Muçi, deputeti i Lëvizjes Bashkë, ishte një nga të paktët deputetë që në seancën plenare të ditës së hënë votoi kundër ngritjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Muçi tha se votoi kundër pasi Lëvizja Bashkë është e vetmja forcë që nuk do të ketë të drejtë vote në Komision. Ndërsa renditi disa ndryshime që janë shumë të nevojshme në Reformën Zgjedhore, duke nisur nga roli i medias, te financimi i partive. Pjesë nga biseda: Borakaj: Pse votuat kundër Komisionit të Reformës Zgjedhore? Muçi: Se di pse votoi kundër…
Paris Saint-Germain regjistroi të ardhura rekord në sezonin 2024-2025 me vlerë 837 milionë euro. Kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve thyen rekordin e tyre të mëparshëm të të ardhurave prej 806 milionë eurosh. Klubi i Ligue 1 gjeneroi 367 milionë euro nga të ardhurat tregtare dhe 175 milionë euro nga të ardhurat nga shitjet e biletave, me stadiumin “Parc des Princes” të shitur plotësisht për 170 ndeshje radhazi. Sezoni 2024-2025 ishte një sezon historik pasi PSG fitoi titullin e tyre të parë të Champions League, si edhe Ligue 1, Kupën e Francës dhe Trophée des Champions. Por ekipi humbi…
Analisti politik, Adri Nurellari, ka komentuar me tone ironike në studion e Quo Vadis procesin e reformës zgjedhore. Ai e krahasoi reformën me dietat, që nisin me synimin për përmirësim, por përfundojnë me rezultat të kundërt. Sipas tij, çdo reformë e deritanishme ka pasur si qëllim ruajtjen me çdo kusht të pushtetit nga partitë kryesore. Nurellari: Kjo reforma zgjedhore më duket si dietat e mia. Domethënë, nis çdo vit, dhe pastaj përfundoj që ha më shumë se para se e nisa. E njëjta gjë mbetet. Nisin këtë gjoja me e ndreq, po e gatuajnë më keq se ç’ka qenë. Në…
Shkëndija e Tetovës është gjobitur nga UEFA për shfaqjen e banderolave që nuk janë përputhur me frymën sportive gjatë ndeshjes ndaj Shelbourne FC në Conference League. Klubi ka njoftuar të martën se do të paguajë 20,000 euro gjobë, ndërsa sektori njëmbëdhjetë i stadiumit do të mbetet i mbyllur për një ndeshje të ardhshme evropiane ku Shkëndija do të luajë si ekip vendas. “KF Shkëndija njofton opinionin se ka pranuar vendimin e Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s, lidhur me shfaqjen e banderolave që nuk përputhen me frymën sportive, gjatë ndeshjes me Shelbourne FC në xhiron e dytë të…
Ish-kandidati demokrat, Aulon Kalaja, e ka cilësuar të çuditshëm faktin që PD bashkoi votat një ditë më parë me PS për ngritjen e Komisionit Zgjedhor. I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kalaja tha se është e pakuptimtë që PD bashkon votat me PS kur ende nuk janë mbyllur plagët e 11 majit. Sipas tij, dje PD “De Facto” pranoi humbjen në zgjedhje. “Unë u çudita ditën e djeshme se si PD bashkoi votat me PS. Ne i kemi akoma plagët e hapura nga data 11 maj. Të ulesh me dhunuesin serial të zgjedhjeve dhe…
Ylli i ri i futbollit të Barcelonës dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, Lamine Yamal, është në prag të një marrëveshjeje mbresëlënëse. Ai është gati të blejë shtëpinë ku dikur jetonin këngëtarja Shakira dhe ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, transmeton GazetaBlic Sport. Pronë luksoze për 14 milionë euro Siç raportohet nga mediat spanjolle, përfshirë “Sport”, çmimi i pronës është afërsisht 14 milionë euro. Vila luksoze ofron një sërë lehtësirash që justifikojnë shumën mbresëlënëse. Finalizimi i marrëveshjes Sipas mediave spanjolle, marrëveshja e blerjes dhe shitjes do të nënshkruhet shumë shpejt. Kontaktet fillestare janë bërë tashmë dhe Yamal pritet…
Hamasi ka përsëritur qëllimin e tij për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të dorëzuar të gjithë pengjet. Hamasi thekson se Izraeli është duke e penguar zbatimin e marrëveshjes. “Nuk kemi interes të fshehim trupat e ndonjë të burgosuri ose të vonojnë në dorëzimin e tyre. Pohojmë angazhimin tonë të plotë ndaj marrëveshjes. Pushtimi ka refuzuar të lejojë ekipet e kërkimit të hyjnë në zonat e kuqe për të gjetur trupat e të burgosurve. Ne u kërkojmë ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi armikun për të lehtësuar nxjerrjen e trupave të mbetur’, tha Suhail al-Hindi, një anëtar i byrosë politike të…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e djeshme, më 27 tetor pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton. Por, mazhoranca nuk kishte asnjë pyetje për kreun e SPAK. Analisti politik, Adrian Nurellari, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se PS e sheh SPAK-un si një aset për t’u mbrojtur. Sipas Nurellarit, një nga “kuajt e betejës” së PS është pikërisht marrja e meritës për SPAK. Ai u shpreh se ndikimi i dosjeve të SPAK dhe i drejtuesit të tij, Altin Dumani, ka…
