Autor: TV News

Presidenti Armand Duka, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Hajde Flasim” në TV 21, në Maqedoninë e Veriut. Në këtë intervistë, e para e tij në një studio televizive në Maqedoninë e Veriut, kreu i futbollit shqiptar foli gjerësisht për Kombëtaren shqiptare, për lojtarët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Shqipërinë, si dhe për ata që kanë zgjedhur të luajnë për Maqedoninë e Veriut apo Kosovën. Presidenti Duka u ndal gjithashtu te marrëdhëniet me presidencën e re të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, roli i tij si Zëvendëspresident i UEFA-s, organizimi i finaleve të Kampionatit Europian U-21 në…

Read More

Mazhoranca socialiste votoi kundër kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryetarja e seancës Klodiana Spahiu nuk zbatoi  procedurat parlamentare dhe se vendimmarrjet bëhen pa respektuar rregulloren. Por kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu përgjigj pretendimeve të Berishës se në fillim duhet që të ishin votuar dy raportet e PD dhe PS dhe më pas të votohej për shkarkimin e Peleshit si kryetar i Kuvendit. Ndërkohë nga kampi blu, vetëm 10 deputetë votuan pro kërkesës së tyre për shkarkim. Balla nuk i…

Read More

Ligjvënësit e futbollit kanë diskutuar mundësinë e zgjerimit të fushëveprimit dhe fuqive të VAR për të ndërhyrë në kartonët e verdhë të pasaktë. Pasi futën një penalizim për portierin për mbajtjen e topit për më shumë se tetë sekonda, gjë që tani rezulton në dhënien e një goditjeje nga këndi për kundërshtarin, ata diskutuan gjithashtu nëse duhej të zbatonin një mekanizëm të ngjashëm numërimi mbrapsht në pjesë të tjera të lojës, transmeton GazetaBlic Sport. Idetë rezultuan nga një takim i Grupit Këshillimor Teknik të Futbollit dhe Teknik (FAP-TAP) të Bordit të Shoqatës së Futbollit (IFAB). Sipas rregullave aktuale, VAR mund…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi mazhorancën socialiste se ka shndërruar parlamentin në një “klub pa rregulla”, ku mbizotëron kaosi dhe mungesa e transparencës. Sipas tij, seanca e sotme dëshmoi “kolapsin e plotë parlamentar” që, siç tha Berisha, është krijuar nga vetë Peleshi. Ai shtoi se mazhoranca po shkel rregulloren e Kuvendit dhe po e përdor procedurën parlamentare sipas urdhrave politike. Berisha: Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka…

Read More

Dëshira për tu kujdesur për të birin 20-vjeçar, i cili është prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit, ka shtyrë Paul Scholes që të largohet nga panelet televizive ku merrte pjesë me statusin e ekspertit. “E gjithë puna që bëj tani është rreth rutinës së tij, sepse ai ka një rutinë mjaft të rreptë çdo ditë, kështu vendosa që gjithçka që do të bëj tani do të ketë lidhje me Aiden”, 50-vjeçari në podcast-in e ish-shokut të skuadrës, Gary Neville. Mes të tjerash 50-vjeçari pranoi për herë të parë se ishte divorcuar edhe nga bashkëshortja e tij, Claire Froggatt.

Read More

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës plenare lidhur me mocionin e paraqitur nga opozita për shkarkimin e tij. Peleshi theksoi se Rregullorja e Kuvendit nuk lejon ofendime, akuza apo pengesa ndaj fjalës së deputetëve dhe se problemi qëndron jo tek ai personalisht, por tek mungesa e vullnetit për të ndërtuar një kulturë të re politike, të bazuar në respektin ndaj Kushtetutës dhe Rregullores parlamentare. Niko Peleshi: Rregullorja nuk të lejon të fyesh, të shash, të akuzosh, të bllokosh foltoren, të pengosh fjalën e deputetëve apo të vendosësh të mos zbatosh masat disiplinore. Problemi nuk…

Read More

“Dëmtimet e gjashtë lojtarëve gjatë ndeshjeve të përfaqësueseve ishin sigurisht të paparashikueshme. Duhet të jemi të sigurt se kemi një skuadër të fortë. Në dhjetor, do të diskutojmë të ardhmen e afërt me trajnerin”, tha drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, para ndeshjes kundër Atalantës në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në merkato. Atmosferë e shkëlqyer rreth ekipit, a është kjo edhe falë klubit? “Absolutisht po, ne kemi filluar këtë udhëtim të ri dhe tifozët po na ndjekin me entuziazëm. Ne duhet ti japim vazhdimësi këtij momenti”. Çfarë duhet të bëjë Gimenez për të shmangur tregun e transferimeve? “Qetësia…

Read More

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kultivim dhe trafikim të narkotikëve. Arrestimet lidhen me rastin e koduar “Vera 2024”, që kishte zbuluar një plantacion me rreth 3 mijë bimë narkotike dhe afër një ton marihuanë në fshatin Sverkë të Pejës gjatë vitit të kaluar. “Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre…

Read More

Real Madridi ka thënë se do të kërkojë dëmshpërblim nga UEFA për bllokimin e krijimit të mundshëm të Superligës në vitin 2023. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, “Mbretërit” njoftuan se po vepronin në përputhje me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (GJED) se UEFA kishte shkelur rregullat e BE-së për konkurrencën e lirë. Organi qeverisës i futbollit evropian, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe La Liga apeluan kundër këtij vendimi, i cili u refuzua nga Gjykata Provinciale e Madridit më herët të mërkurën, duke nxitur deklaratën e Realit. UEFA tha se do ta shqyrtojë vendimin dhe…

Read More

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Prishtina 01, ka pësuar një humbje të thellë mbrëmë në ndeshjen e parë të Grupit 4 të “Main Round” në Futsal Champions League, duke u mposhtur 19:1 nga Sportingu i Lisbonës. Gjatë ditës së sotme, me fillim nga ora 20:00, Prishtina 01 do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë, atje ku do të përballet me skuadrën kroate, Novo Vrijeme, shkruan GazetaBlic Sport. Kroatët nuk e kanë nisur aspak mirë edicionin e ri, duke humbur dy dhe duke barazuar njëherë, në tri ndeshjet e para në ligën kroate, kurse janë mposhtur edhe mbrëmë nga Kairat…

Read More