Autor: TV News

Avokati Arbër Hoxha, i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar “shfaqjen” e Lulzim Bashës në dyert e SPAK, ku është pyetur nga prokurorët lidhur me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë në Bulevard. Hoxha tha se, duke parë situatën ku Basha tashmë është i mbetur vetëm, ai mund të shfrytëzohet më së miri nga SPAK, duke u marrë fillimisht i pandehur e më pas për t’u përdorur si bashkëpunëtor i drejtësisë. I pyetur se deri ku mund të shkojë kjo çështje,…

Read More

Mesfushori i Milanit dhe ekipit kombëtar kroat, Luka Modric, është shpallur lojtari i muajit shtator nga Shoqata e Futbollistëve Profesionalë Italianë. Në shtator, Modric luajti tre ndeshje për kuqezinjtë, duke i fituar të treja, dhe në ndeshjen kundër Bolognas, veterani shënoi. Sipas njoftimit zyrtar të organizatës, çmimi njeh jo vetëm performancën e tij në fushë, por edhe profesionalizmin dhe ndikimin e tij në nivelin e të gjithë ligës. “Modric ka marrë kontrollin e skuadrës së Milanit dhe është vendimtar në çdo fazë të lojës – nga mbajtja e topit dhe kapërcimi i presionit, deri te organizimi i sulmeve dhe përfundimi…

Read More

Gazetari Denis Minga tha se kandidatura e opozitës, Florian Binaj, për garën e Bashkisë së Tiranës, nuk e bind. I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, gazetari theksoi se në krye të Bashkisë duhet një politikan. Nga ana tjetër, analisti Ermal Hasimja u shpreh se Tirana ka nevojë për një person që sheh interesat e qytetarëve, jo vetëm të një pakice. Pjesë nga biseda: Minga: Binaj mua nuk më bind. Unë do doja që kandidati të ketë koncept të qartë politik, dhe unë nuk e shoh te Binaj. Ai ka thënë që nuk do të jetë as me…

Read More

Kriza e lëndimeve te Barcelona nuk po tregon asnjë shenjë përmirësimi dhe tashmë po rrezikon seriozisht garën për titull. Ndërsa javën e kaluar dukej se skuadra katalanase po i rikthehej formës së plotë, situata ka marrë një kthesë të papritur. Lamine Yamal vazhdon të ketë dhimbje në ijë dhe ende nuk ka arritur formën e tij të zakonshme. Dukej se Raphinha do të kthehej në lojë kundër Real Madridit deri të enjten e kaluar, por ai pësoi një tjetër pengesë dhe tani është kthyer sërish në pikën e nisjes për shkak të një problemi në muskuj. Tani edhe Pedri do…

Read More

Avokati Arbër Hoxha, i ftuar këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar vendimin e kolegut të tij, Jordan Daci, për t’u tërhequr nga mbrojtja e Veliajt, 24 orë para se ky i fundit të dalë para Gjykatës Kushtetuese. Hoxha tha se kjo çështje i përket zotit Daci për të folur, megjithatë ai duhet të mbante premtimin moral përballë klientit të tij. Pjesë nga biseda: Hasimja: Mund të jenë disa njerëz të rrjetit njerëzor, por edhe një rrjet tjetër interesash, që është shumë i dobët. Kur nuk ke për t’u afruar,…

Read More

Marco Verratti e ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, Gianluigi Donnarumma, për rolin e tij vendimtar në triumfin e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve. Në një intervistë të detajuar me Foot Mercato, ish-mesfushori i PSG-së tha se e kupton plotësisht zhgënjimin e Donnarumma-s që u largua nga klubi menjëherë pasi arriti majën e futbollit evropian. “Po flisja me të kur po përhapeshin thashethemet për largimin e tij,” zbuloi Verratti. “Mendoj se ishte pak i zhgënjyer dhe kjo është normale. Ai sapo kishte fituar Ligën e Kampionëve si një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit.” Verratti theksoi se fitorja e…

Read More

Ish kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur pasditen e kësaj të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene. Gazetarja mëson se Basha është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, ku do të pyetet në cilësinë e Ministrit të Brendshëm të kohës në 2011 për protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona. Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti “krim shtetëror” ngjarjen e 21 janarit, i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, edhe pas një vendimi…

Read More

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Rekordmeni i Shqipërisë me 18 gola, ka firmosur ditën e sotme me klubin italian të Serie B, Mantova. Tek këta të fundit, Bogdani do të mbajë rolin e asistentit të drejtorit sportiv të Mantovës, pra ndihmës i Leandro Rinaudo. Kujtojmë se kjo dyshe ka punuar së bashku edhe tek Palermo, përgjatë 2 viteve. Megjithatë, ish-sulmuesin kuqezi, Bogdanin dhe Rinaudon, i pret një sfidë e vërtetë. Mantova mban vendin e fundit në Serie B momentalisht, teksa pas 10 ndeshjesh ka grumbulluar vetëm 5 pikë.

Read More

Në një kohë kur ekonomia po përballet me sfida të mëdha, debati mbi pagën minimale ka marrë një rëndësi të veçantë. Takimi i fundit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, i udhëhequr nga ministri në detyrë Hekuran Murati, ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi të ardhmen e punëtorëve. A është 500€ pagë minimale një zgjidhje e qëndrueshme për sfidat ekonomike të vendit? Takimi, i zhvilluar sot, mblodhi përfaqësues të sindikatave dhe odave ekonomike për të diskutuar mundësinë e rritjes së pagës minimale në 500 euro nga muaji janar i vitit të ardhshëm. Megjithatë, pjesëmarrësit theksuan se nuk është marrë…

Read More

Cristiano Ronaldo Jr bëri debutimin e tij ndërkombëtar për ekipin U-16 të Portugalisë të enjten, duke hyrë nga stoli në minutën e 90-të gjatë një fitoreje të rehatshme 2-0 ndaj Turqisë vendase në Kupën e Federatave në Antalia. Anësori 15-vjeçar hyri me ndeshjen e siguruar tashmë, falë golave ​​në pjesën e parë nga Samuel Tavares dhe Rafael Cabral – ky i fundit një talent premtues nga akademia e famshme e Sporting Lisbon. Ronaldo Jr shënoi një moment historik, pas një performance të shkëlqyer me U15 që përfshinte një dopietë në fitoren finale të Turneut Vlatko Markovic në maj kundër Kroacisë.…

Read More