Autor: TV News
Edhe pse sapo është mbyllur faza e parë e kampionatit, Tirana ndryshon përsëri në stol ku pritet edhe zyrtarizimi i pasuesit të Bordin. Në 24 orët e fundit klubi bardheblu ka intensifikuar bisedimet me Ardian Nuhiu, i cili pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim si trajneri i ri i Tiranës. Për 46-vjeçarin, pas fundit të aventurës 1.5-vjeçare me Gjilanin, do të jetë Tirana sfida e radhës. Paraditen e sotme klubi i Tiranës ka anulluar stërvitjen duke e spostuar pasdite, ku edhe pritet që Nuhiu të nisi punën me grupin e plotë. Detyra e re e ish-futbollistit nga Shkupi…
Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri dhe lideri socialist Fatos Nano. Ky i fundit prej kohësh vuante nga probleme me shëndetin, të cilat duket se këtë herë s’i kapërceu dot, ndërsa prej rreth një muaji ishte në reanimacion në një spital privat në Tiranë. Por cili ishte profili i ish-liderit historik socialist?Fatos Nano lindi më 16 shtator të vitit 1952 në Tiranë, ndërsa ka qenë themeluesi i parë dhe kryetari i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005. Ish-kryeministri mbaroi gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, ndërsa kreu studimet e larta në Universitetin…
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin nëntor. Kuqezinjtë saktësisht do të përballen me Andorrën në transfertë më 13 nëntor dhe do të presin në “Air Albania” Anglinë më 16 nëntor. Duele këto shumë delikate dhe që do të vendosin për fatet e ekipit tonë për në Kupën e Botës. E kur jemi vetëm pak ditë nga këto sfida, tashmë është mësuar se kur Sylvinho do të publikojë listën. Me kuriozitet pritet të mësohet se kush do të jenë të grumbulluarit e brazilianit. Dhe gjithçka do të merret vesh ditën e premte. Saktësisht më 7…
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin europian Andreas Schieder është shprehur optimist sa I takon ecurisë së integrimit. Në një konferencë për mediat në Tiranë, ai tha se në nëntor pritet të hapet zyrtarisht grupkapitulli i fundit, ndërsa mbyllja e tyre do të nisë vitin e ardhshëm. “Nga ana teknike ka mundësi që nëntor të hapet kapitulli i fundit, që do të thotë Shqipëria ti ketë hapur dhe të jetë duke negociuar të gjithë kapitujt dhe në 2026 të jetë viti ku kapitujt të mbyllen njëri pas tjetrit. Ky është një proces shumë strikt, ne shohim nëse janë përmbushur kushtet. Mesa…
Sot festohet Halloween, nata e shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, hije dhe kostume të çuditshme janë pjesë e dekorit, ndërsa festimi po përhapet gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri, kryesisht mes të rinjve. Në botë, kjo ditë shndërrohet shpesh edhe në një garë midis VIP-ave për kostumin më të veçantë. Çfarë është Halloween? Emri “Halloween” rrjedh nga All Hallows’ Eve, ose mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve, një festë me origjinë të lashtë irlandeze. Festimi mbërriti në Shtetet e Bashkuara me…
Ish-ministrja e Financave dhe shefja e GP parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të buxhetit për vitin 2026 nga qeveria në detyrë e Kurtit. Ajo ka shprehur shqetësimin se ky buxhet, i miratuar në prag të zgjedhjeve të jashtzakonshme, është një hap i rrezikshëm që po e çon Kosovën drejt katastrofës. Bajrami thekson se ky propozim është një tentativë për të uzurpuar financat e shtetit dhe për të favorizuar grupe të caktuara politike. Bajrami ka theksuar se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga LVV, po bën një abuzim të hapur me burimet financiare të vendit. Ajo…
Lionel Messi kishte kërkuar të luante përkohësisht në Saudi Pro League, por kërkesa e tij ishte refuzuar nga autoritetet saudite, ka thënë një zyrtar i lartë sportiv në Arabinë Saudite. “Gjatë Botërorit të Klubeve të fundit, ekipi i Messit më kontaktoi dhe ofroi që ai të vinte të luante në Arabinë Saudite, pasi kampionati amerikan (MLS) do të ndërpritet për gati katër muaj”, ka thënë Abdullah Hammad, drejtor ekzekutiv i Mahd Sports Academy, në një intervistë për platformën saudite Thmanyah. Sipas tij, qëllimi i Messit ishte të qëndronte në formë dhe të përgatitej për Kampionat Botëror 2026. “Ngjashëm kishte vepruar…
Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për herë të parë para trupës së Gjykatës Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra. eliaj tha se është “shkëputur pabesisht nga puna” dhe se ndaj tij është zhvilluar një “përpjekje për ta burgosur të vërtetën”. Ai theksoi se largimi i një kryebashkiaku të zgjedhur nga populli, pa vendim përfundimtar të drejtësisë, përbën “përmbysje të demokracisë”, ndërsa kërkoi “jo mëshirë, por drejtësi kushtetuese”. Veliaj: Më shkëputën pabesisht nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar. Mund ta…
Ish-lojtari i Arsenalit, Andrey Arshavin, tërhoqi vëmendjen e tifozëve në Spanjë me një veprim të pazakontë – ai u shfaq në dyqanin e tifozëve të Real Madridit i veshur me një fanellë të Barcelonës. Mefushori, i cili la një gjurmë të rëndësishme në karrierën e tij me Zenitin dhe Arsenalin, këtë herë ka bërë bujë jo për performancat e tij në fushë, por për provokimin e tij të madh. Skena u zhvillua rreth El Clasicos, gjë që e bëri paraqitjen e tij edhe më të diskutueshme. Away Day Ajig pic.twitter.com/FlIeWTHtHn — ️️ ️️ (@realmadridindo1) October 29, 2025 /GazetaBlic Sport/ The…
Yjet e kësaj dite të fundit të muajit të dhjetë lëvizin me energji magnetike, ndërsa fryma të vjetra duket sikur enden mes planetëve, duke pëshpëritur intuita dhe zbulime të reja. Zbulo çfarë të rezervon fati në këtë horoskop të Paolo Fox për të premten, 31 tetor 2025, shkruar me qartësinë e atij që lexon qiellin si një pasqyrë të shpirtit. Dashi E premtja 31 pritet të sjellë dritën e Hënës që ndriçon rrugën tënde me guxim dhe vendosmëri. Në dashuri, mund të ndihesh i ndarë mes pasionit dhe arsyes: ndiq instinktin, por mos harro njeriun që ke pranë. Në punë,…
