Autor: TV News
Historia e martesës 10-vjeçare mes opinionistes Neda Balluku dhe Ogren Ballukut (vëllai i zv. Kryeministres Belinda Balluku) ka marrë fund. Lajmi që nisi si një thashethem nëpër portale, u konfirmua pak ditë më vonë, duke u finalizuar me depozitimin e kërkesës-padi civile për zgjidhjen e martesës në Gjykatë. Lajmi mbi kërkesën për divorc të Nedës ndaj Ogrenit u bë publik me shpejtësi në media, duke marrë vëmendjen e publikut. Menjëherë pas këtij publikimi, opinionistes zgjodhi të fliste për herë të parë publikisht, duke hedhur dritë mbi dinamikën e marrëdhënies së tyre. Në emisionin “Goca dhe Gra”, Neda konfirmoi se ishte ajo që kishte kërkuar ndarjen.…
Një vrasje e dyfishtë dyshohet të ketë ndodhur në Golluboc të Malishevës. Sinjali raporton se viktimat janë: Driton Morina dhe Naim Morina. Të dy u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh. Sipas burimeve të mediumit nga strukturat e afërta me hetimin, personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.
Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës. Dardan Çaka do ta drejtojë ndeshjen mes Llapit dhe Prishtinës së Re, kurse Mentor Ajeti do të jetë kryesor tek Drenica – Ballkani. Alban Shala do të jetë kryesori tek sfida Malisheva – Gjilani, ndërsa, Gramos Shala tek ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit. Duhet cekur që gjyqtari Genc Nuza nuk është deleguar fare në këtë javë, pas polemikave që kishte me drejtuesit e skuadrës së Gjilanit.
Dy vëllezër janë vrarë me ar.më zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait. Siç merr vesh Insajderi viktimat kanë ardhur nga jashtë pasi iu ka vdekur babai. “Para 4 dite jane ardhe ne Kosove nga gurbeti, se kane pase rast vdekje iu ka vdek baba”, tha ky burim. I dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.
Futbolli anglez ka vendosur të heqë dorë nga minuta e heshtjes përpara ndeshjeve në rastet e fatkeqësive globale, pasi një studim i fundit ka treguar se ky gjest simbolik po humb ndikimin dhe domethënien që kishte dikur. Sipas “The Times”, minuta e heshtjes do të mbahet vetëm për ngjarje ndërkombëtare që lidhen drejtpërdrejt me botën e futbollit, ndërsa rastet e tjera nuk do të përfshihen më në këtë praktikë. Në vitet e fundit, klubet angleze kanë nderuar viktimat e tërmetit në Marok dhe të përmbytjeve shkatërruese në Libi, duke mbajtur momente heshtjeje në të gjitha stadiumet. Megjithatë, muajin e kaluar…
Përparim Rama, kandidat për mandat të dytë për Kyetar të Prishtinës është hospitalizuar ndërsa një ambulancë, siç merr vesh Nacionale, ka shkuar t’i ofrojë ndihmë mjekësore. Kjo edhe në ditën kur Përparim Rama e ka të caktuar debatin e fundit për balotazhin e së dielës, me Hajrull Çekun e Vetëvendosjes. Me ç’merr vesh Nacionale, Rama mund të ketë kapur grip sezonal – ndërsa ende s’dihet nëse kjo gjë do të jetë edhe pamundësim për të marrë pjesë në “Debat Plus” mbrëmjen e së enjtes.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është prononcuar para ndeshjes ndaj Arsenalit në Premier League. Kjo fundjavë sjell emocione të shtuara për Xhakën, ndërsa ai përgatitet të përballet me ish-klubin e tij, transmeton GazetaBlic Sport. “Ne e dimë cilësinë që ka Arsenali,” pranoi ai. “Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua – kam kaluar shtatë vite të mrekullueshme atje. Ende kam kontakt me shumë lojtarë, me stafin e trajnerëve.” “Të luash kundër tyre këtu në Sunderland, sigurisht, është shumë e veçantë. Shpresoj ta shijoj edhe unë dhe le të shohim se kush është skuadra më e mirë atë ditë.” Për kapitenin…
Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës. Dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij. Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia aktualisht. T7 ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes.
Cristiano Ronaldo ka folur hapur pse nuk mori pjesë në funeralin e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me makinë. Duke folur sinqerisht, Ronaldo tha: “Nuk mora pjesë në funeralin e Jotës? U ndjeva mirë me vendimin tim. “Dy arsye. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në varreza. Së dyti, nëse më njihni… kudo që të shkoj, do të bëhet tollovi. Vëmendja do të shkojë tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte”, tha Ronaldo në intervistën me Piers Morgan. /GazetaBlic Sport
Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ka tronditur fshatin dhe jo vetëm. Dy vëllezër janë vrarë me ar.më zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait. Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait. Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar për ta marrë bashkëshorten.…
