Autor: TV News

Erling Haaland ka bërë historinë në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari i parë që shënon në pesë ndeshje radhazi për tre ekipe të ndryshme. Sulmuesit të Manchester Cityt i janë dashur vetëm 29 minuta për të gjetur rrjetën kundër ish-klubit të tij Borussia Dortmund, duke shënuar golin e tij të 18-të në të gjitha garat këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport. Seria e shënimeve të 25-vjeçarit filloi në raundet eliminatore të sezonit të kaluar me një gol kundër Real Madridit dhe që atëherë ka vazhduar duke realizuar kundër kundërshtarëve kryesorë, duke përfshirë Napolin, Monacon, Villarrealin dhe tani Dortmundin. Haaland…

Read More

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra duke menduar çdo vërejtje. Mund të krijosh një skenar të çmendur në kokën tënde në lidhje me atë që po mendon ai person. Në vend që të përpiqesh ta gjesh përgjigjen, provo qasjen e drejtpërdrejtë. Thjesht bëj pyetjen tënde. Demi Trendet afatgjata po arrijnë një kulm të rëndësishëm tani. Kjo periudhë dramatike theksohet nga sasia e shtuar e informacionit që po ju jepet. Mundohuni të bëni rregullime të vogla kundrejt jush që përfshijnë këtë informacion të ri. Binjakët Bëni një…

Read More

Shqipëria ka bërë përparime në disa sektorë gjatë këtij viti, vlerësoi Bashkimi Europian në progres raportin e publikuar ditën e djeshme. Por raporti evidenton gjithashtu edhe fushat ku Shqipëria ka bërë më pak përparim. Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e kryeministrisë ku diskutuan gjetjet e progres-raportit. Ambasadori theksoi se korrupsioni mbetet ende problem, ndërsa vlerësoi punën e SPAK. Gonzato: Raporti thekson se në lidhje me funksionimin e gjyqësorit Shqipëria gjenjet ndërmjet një niveli të moderuar. Rezultate pozitive janë arritur me zbatimin…

Read More

Hansi Flick ka mbajtur ADN-në sulmuese të Barcelonës pas barazimit 3-3 në Brugge dhe ka theksuar se nuk do të braktisë filozofinë e tij. Klubi i Barcelonës po kritikohet jashtëzakonisht shumë për mbrojtjën e lartë që po aplikon, pasi po pranon shumë gola, por Flick thotë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ky stil i lojës, përcjell GazetaBlic Sport. “Mund të flasim për ndryshimin e gjithçkaje, por unë nuk jam lloji i trajnerit për ta bërë këtë,” tha ai. “Ne duam të jemi besnikë ndaj ADN-së sonë – jo të rrimë thellë dhe të fitojmë 1-0 në…

Read More

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 06.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. Ky është orari sipas rajoneve: Prishtinë Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet: Dalja 10kV Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) nga ora 10:00 deri 15:30 Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. 2. Në NS 110/10/20 kV Prishtina 2…

Read More

Ylli i Inter Miamit dhe Argjentinës, Lionel Messi, dëshiron të përqendrohet në momentin e tanishëm dhe nuk shqetësohet për daljen në pension. “Nuk mendoj për këtë, as nuk shqetësohem. Mundohem të shijoj atë që bëj çdo ditë, duke e ditur se koha kalon. Kështu që shijoj të gjitha ato gjëra që, kur je i ri, nuk u kushton vëmendje”, tha fituesi i Kupës së Botës 2022. “Përqendrohem në shijimin e të tashmes, jo të së ardhmes apo asaj që mund të vijë. Nuk është diçka për të cilën kam menduar dhe nuk shqetësohem për momentin kur do të dal në…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri, në vijim të publikimit të raportit të Komisionit Europian për zgjerimin dhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Rama: Ky raport mbi të gjitha thotë një gjë: që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Patjetër që në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap. Sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore, por edhe cilësore…

Read More

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve. Ja rezultatet e plota: /GazetaBlic Sport/ The post Barcelona dështon në Belgjikë, City bindshëm ndaj Dortmund, Interi fiton minimalisht appeared first on GazetaBlic.

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me amabsadorin e BE-së, Silvio Gonzato vlerësoi ecurinë e vendit tonë për hapejn e grup-kapitujeve me Bashkimin Evropian. Shqipëria ka hapur në kohë rekord  nga 6 kapituj negociues dhe synon të hapë grupkapitullin e fundit brenda këtij viti. Kryeministri Edi Rama, u ndal te periudha që e quajti “vitet e poshtërimit”, koha kur Shqipëria priste hapjen e negociatave, por vendimi bllokohej për shkak të dy-tre vendeve. Rama tha se pikërisht gjatë asaj kohe qeveria kishte zgjedhur të punonte sikur negociatat të ishin hapur, duke përgatitur ekipin negociator dhe duke ndërtuar…

Read More