Autor: TV News

Drita ka siguruar një fitore të madhe dhe historike sonte në Conference League. ‘Intelektualët’ triumfuan me shifrat 0 me 1 ndaj Shelbourne, duke siguruar tre pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport. Pas kësaj fitore, Drita renditet në vendin e 13-të me 5 pikë të arkëtuara, pra është në zonën që dërgon në fazën eliminuese. Në anën tjetër, Shkëndija ka barazuar me skuadrën e Jageillonia, duke fituar një pikë të re. Kuqezinjtë renditen në vendin e 21-të me 4 pikë të arkëtuara, të cilat e mbajnë poashtu tek një vend që dërgon në fazën eliminuese. /GazetaBlic Sport/

Read More

Analisti Lavdrim Lita e ka cilësuar si mizaskenë atë që ndodhi në parlament mbrëmjen e sotme, ku u votua në parim projektligji për barazinë gjinore. I ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ai u shpreh se e gjithë kjo që ndodhi ishte për të larguar vëmendjen nga debati real. Pjesë nga biseda: Lita: Kjo është një mizaskenë e madhe për të fshehur debatin real që ka të bëjë me aferën e “Palloshit”, ose të “Llogarasë” një aferë me 50 milionë euro, dhe është në hetim nga SPAK. Sot duhet të ishte dita e diskutimit…

Read More

Drita ka shpëtuar me shumë fat pa pësuar gol. Lojtari i Shelbourne, Odubeko ka lëshuar një mundësi të artë për gol, shkruan GazetaBlic Sport. Ishte një gabim dhe mos koordinim tek futbollistët e Dritës, por për fat të mirë nuk u shfrytëzua nga vendasit. Rezultati mbetet 0 me 0. The post Gabim i madh tek Drita, vetëm fati e shpëton skuadrën kosovare appeared first on GazetaBlic.

Read More

Isa Mustafa, ish-Kryeministër i Kosovës, ka shkaktuar një reagim të fortë nga kabineti presidencial me komentet e tij të fundit, duke sugjeruar se Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, po përgatit një “dredhi” të re për të mbajtur pushtetin. Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi pasojat e veprimeve të tij në të kaluarën dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e vendit. Learta Hollaj, këshilltare e Osmanit, e ka kritikuar ashpër Mustafën, duke theksuar se Kosova vazhdon të paguajë për dështimet e tij politike. Ajo thekson se veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda për besimin e qytetarëve dhe…

Read More

Xherdan Shaqiri e ka vulosur paraqitjen e tij fantstike sonte. Sulmuesi shqiptar ka asistuar tashmë tek goli i tretë i Basel, shkruan GazetaBlic Sport. Më parë, ai realizoi dy gola ndaj skuadrës rumune, FCSB. Ja pamjet – VIDEO. The post Pas dy golave vjen edhe asistimi, Xherdan Shaqiri paraqitje për notën 10-të appeared first on GazetaBlic.

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kjo kërkesë vjen pas deklaratës që Berisha bëri sot në kuvend për qëndrimin e ambasadorit Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.Lexo edhe :Related Posts “Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha. Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare”,…

Read More

Sonte, në stadiumin Tallaght në Dublin, Drita do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Konferencës. Ndeshja kundër ekipit irlandez Shelbourne, e cila fillon në orën 21:00, shënon sfidën e tretë për ekipin e Gjilanit në këtë fazë grupesh, pas dy barazimeve kundër ekipit finlandez KuPS dhe ekipit qipriot Omonia. ‘Intelektualët’ synojnë fitoren e parë dhe historike në këtë fazë të garave, e cila do të ishte shumë e rëndësishme për gjasat e kalimit në fazën eliminuese. Ja formacionet zyrtare të ndeshjes: /GazetaBlic Sport/ The post Shelbourne – Drita, formacionet zyrtare appeared first…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për gjuhën e përdorur nga paraardhësi i tij, Sali Berisha, ndaj Ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, ditën e sotme, ndërsa fliste për ligjin për barazinë gjinore. Me anë të një reagimi në “X”, Rama i kërkon ndjesë ambasadorit Gonzato, duke theksuar se ligji është plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin. Postimi i Ramës: “Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se…

Read More

Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës. Dardan Çaka do ta drejtojë ndeshjen mes Llapit dhe Prishtinës së Re, kurse Mentor Ajeti do të jetë kryesor tek Drenica – Ballkani. Alban Shala do të jetë kryesori tek sfida Malisheva – Gjilani, ndërsa, Gramos Shala tek ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit. Duhet cekur që gjyqtari Genc Nuza nuk është deleguar fare në këtë javë, pas polemikave që kishte me drejtuesit e skuadrës së Gjilanit. The post Xhiroja e 13-të, delegimi i gjyqtarëve, Genc Nuza nuk delegohet tek asnjë ndeshje appeared first on GazetaBlic.

Read More

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes. Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë…

Read More