Autor: TV News

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror. Foda u pyet edhe për mungesën e portierit Aro Muric në ndeshjen ndaj Sllovenisë, shkaku i kartonëve. Ai ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë gardiani i portës së Kosovës. “Aro Muric ka pasur paraqitje fantastike dhe do të jetë mungesë e madhe. Në ditët në vijim do të vendosim se cili nga portierët do ta zëvendësojë Aro Muric në portë ndaj Sllovenisë”, tha Foda.

Read More

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. E nisim javën me Mërkurin në të kundërt, mbi Marsin te Shigjetarët. Një shenjë e zjarrtë, ky bashkim nuk ndihmon shumë në lëvizje, në agjendën turistike, apo në agjendën e udhëtimeve të secilit. Ky Mërkur do të qëndrojë te Shigjetarët deri në datën 19; në datën 20 vazhdon retrogradë te Akrepët, por aty merr një natyrë krejt ndryshe. Kujdes tonacionin dhe, nëse mundeni, rregulloni agjendën në punë. Nëse keni udhëtime, merrni parasysh që ato mund…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në të pesta bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar rezultatin si një shenjë besimi nga qytetarët, pavarësisht kushteve të vështira. Në një reagim në Facebook, Rama u shpreh se fitorja në të gjitha bashkitë është një arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre, edhe pse pjesëmarrja u ndikua nga moti me shi dhe nga natyra e zgjedhjeve të pjesshme. “Pesë bashki, pesë fitore dhe pesë arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht…

Read More

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror. Ai u pyet edhe për dyshen e Heidenheim, Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovic, të cilët janë përfolur shumë se do të përfaqësojnë Kosovën. Për këtë të fundit, Foda tha se ka pasur kontakte përmes aplikacionit “Whatsapp” disa herë me të. “Në parim është me rëndësi të flasim për lojtarët që janë prezentë dhe që e përfaqësojnë Kosovën dhe që janë të gatshëm të luajnë për Kosovën. Kam pasur kontakt me të dy. Nuk përjashtohet mundësia që të…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme prezantuan projektin “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm. Kryeministri Rama e cilësoi projektin “OSHEE Charge” si një lajm të mirë për sektorin e energjisë, duke theksuar se Shqipëria po hyn në një fazë transformimi drejt inovacionit dhe teknologjisë. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë njoftoi se brenda vitit të ardhshëm do të nisë edhe procesi i instalimit të matësave inteligjentë, që do të…

Read More

Më 7 nëntor, dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki, kreu i qeverisë Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” kishte të ftuar kandidatët për kryebashkiakë, Bruna Mersinin të Vlorës, Gramos Sakon të Tepelenës, Altin Bojnin të Matit, Florenc Dokon të Cërrikut dhe Ervin Cecën të Beratit. Të pestë kandidatët e PS-së, të cilët  fituan të gjitha bashkitë, në podcastin e Ramës bënë parashikimet e tyre.Lexo edhe :Related Posts Brunilda Mersini parashikoi se do të merrte 80% të votave, Gramos Sako 83% të votave, Ervin Cece 75% të votave, Altin Bojni 65 % të…

Read More

Fanella e Kosovës, në një ankand mes bashkatdhetarësh në Gjenevë, arriti çmimin e pabesueshëm prej 10 mijë frangash zvicerane. Me këtë çmim rekord, brendi “KOSOVA” lë shumë prapa brendet më të njohura botërore, duke dëshmuar se vlera e shpirtit kombëtar dhe dashurisë për atdheun nuk matet me etiketa luksi. Kjo fanellë sot nuk përfaqëson vetëm krenarinë e të kaluarës sonë heroike, por edhe realitetin e sotëm, ku me djersë, përkushtim dhe punë të palodhshme, djemtë e Kombëtares bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës e kanë ngritur futbollin tonë në nivele të larta, të denja për çdo skenë ndërkombëtare.

Read More

Pas balotazhit të djeshëm, harta politike e Kosovës ka marrë një formë të re, duke reflektuar fitoret dhe humbjet e partive kryesore. Cila është situata aktuale dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e qeverisjes lokale? Në zgjedhjet e fundit lokale, Prishtina ka vendosur të vazhdojë nën qeverisjen e Përparim Ramës, një rezultat që tregon se qytetarët kanë besim në politikat e tij. Ndërsa në Mitrovicë, Faton Peci ka arritur të fitojë betejën, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në peizazhin politik të kësaj komune. Partia Vetëvendosje (VV) ka shënuar një sukses të dukshëm, duke arritur të fitojë…

Read More

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Vlorës, ku kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, ka siguruar një fitore të thellë me 78.44% të votave, që përkthehet në 15,672 vota. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Dionis Sota, ka marrë 2,333 vota (11.68%), ndërsa Gjergji Nika, kandidat i pavarur, ka siguruar 1,975 vota (9.88%). Pas shpalljes së rezultateve, Mersini u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve solli këtë fitore, duke theksuar se suksesi kërkon edhe analizë, por më e rëndësishmja mbetet besimi i dhënë nga votuesit. “Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Në momentin që ka një fitore, gjithmonë…

Read More

Ka përfunduar kutia e numërimit në Nivicë të Tepelenës, ku kryeson bindshëm kandidati socialist, Gramoz Sako me 196 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së me vetëm 6 vota. Ndërkohë në kutinë e dytë, në Sinanaj, Sako sërish kryeson me 111 vota, ndërsa Guma me 26, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme. Sipas të dhënave të KQZ, për Bashkinë e Tepelenës, kanë shprehur interes 34.63% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 2488 nga 7184 zgjedhës në total. Gara në këtë bashki është mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve.…

Read More