Autor: TV News
Një ngjarje tragjike ka tronditur Turqinë, ku një aeroplan ushtarak C-130 është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 20 pasagjerëve në bord. Rrëzimi ndodhi më 11 nëntor 2025, ndërsa avioni po kthehej nga Azerbajxhani, duke lënë pas një situatë të rëndë dhe një valë ngushëllimesh nga liderët botërorë. Ministri turk i Mbrojtjes, Yaser Guler, konfirmoi tragjedinë përmes një postimi në X, ku shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve të ushtarëve, duke i cilësuar ata si martirë. Ai publikoi gjithashtu fotografi të të vrarëve, duke theksuar sakrificën e tyre për vendin. Rrëzimi i avionit është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes…
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur rreth përgatitjeve që kombëtarja helvetike po i bën për ndeshjet ndaj Suedisë dhe ndaj Kosovës më 18 nëntor në “Fadil Vokrri”. Në një intervistë për gazetën e njohur Blick, ka thënë se nëse do të dështojnë ndaj suedezëve, atëherë në Prishtinë do të jetë një finale. “Nëse bëjmë punën tonë kundër Suedisë, nuk do të vijë deri aty. Dhë nëse përfundojmë në një finale në Prishtinë, atëherë le të jetë ashtu. Ne e pranojmë këtë situatë. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, tha Xhaka. Mesfushori i Sunderlandit, po ashtu foli edhe…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njofton hapjen e linjës së re ajrore, Tiranë-Kretë. Kjo linjë do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë, sipas ministres. “Tiranë – Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Një urë e re mes #Shqipërisë dhe #Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë. #TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me…
Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme. Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë…
Ditën e sotme, 12 nëntor, 10 ministra të qeverisë shqiptare së bashku me kryeminstrin Edi Rama do të udhëtojnë drejt Romës në Itali, ky nesër do të mbahet mbledhja e parë e dy qeverive. Në orën 11:40 është parashikuar takimi i kryeministrit Edi Rama me homologen e tij italine, Giorgia Meloni. Ndërsa në orën 12:30 pritet të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve. Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor. Sipas mediave italiane…
Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë delikate ditën e nesërme në transfertë. Kuqezinjtë do të duelojnë me Andorrën, në orën 20:45 në stadiumin “Nou Estadi a Encamp”. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të luajë “all-in” për fitoren dhe 3 pikët. Kjo pasi fitorja është “jetike” për kualifikimin për në “Play-Off”. Dhe pikërisht për këtë takim, UEFA ka vendosur për arbitrat. Kjo përballje i është besuar një rumuni, i cili përveç arbitrimit në Superligën rumune ka dretjuar edhe ndeshje të Europa League. Kështu Horatiu Fesnic do të jetë kryesorë në duelin Andorra – Shqipëri. 38-vjeçari do të ndihmohet nga…
Komisioni i posaçëm i reformës territoriale nisi zyrtarisht punën në Kuvend. Pjesëmarrja e plotë e anëtarësisë nga mazhoranca nuk u reflektua e njëjtë nga krahu tjetër teksa në mbledhje u paraqitën vetëm dy opozitarë, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto. Megjithatë bashkëkryetari Arbjan Mazniku dha direktivat kryesore ku do të bazohen diskutimet për ndryshimet në ligj. “Elementet që do të ndryshojmë ndikojnë në funksionimin e pushtetit lokal, kështu që na duhet ndërveprim mes bashkësisë vendore dhe asaj qeveritare. Duhet t’i kemi ndryshimet gati në mënyrë që institucionet tona të jenë të përgatitura në momentin që do të bëhemi pjesë e BE-së.…
Ronaldo Nazario, i njohur si “Fenomeni” dhe një nga sulmuesit më efikas të të gjitha kohërave, më në fund ka komentuar mbi deklaratat kontraverse të emnakut të tij portugez, Cristiano Ronaldo. Ikona braziliane tregoi respekt të madh për karrierën mbresëlënëse të Cristianos dhe e vendosi atë midis më të mëdhenjve. Megjithatë, ai e bëri të qartë se nuk pajtohet me pretendimin e Cristianos se ai është më i miri në historinë e futbollit, transmeton GazetaBlic Sport. Në një deklaratë për ESPN, braziliani ishte i sinqertë në lidhje me qëndrimin e portugezit: “Cristiano shënoi gola në çdo mënyrë të mundshme. Është…
Viti i kaluar shënoi një numër të lartë rastesh të kthimit të eksporteve shqiptare nga vendet europiane ku më të evidentuarat ishin ngarkesat me mandarina nga zonat e Beratit dhe Fierit. Për këtë arsye, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, në forumin “Industria Vendore drejt Tregut të BE-së”, njoftoi se po punohet për digjitalizimin e verifikimeve në funksion të prodhimit bujqësor për të garantuar më shumë siguri në treg. “Gjurmimi është ura digjitale që lidh fermerin shqiptar me konsumatorin europian dhe është pasaporta negociuese që hap dyert drejt tregut të BE-së. Sot po kalojmë nga politika në zbatim…
DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë marrëdhënie, sot mund të ndjeni një nevojë të fortë për të komunikuar ndjenjat tuaja më hapur me partnerin. Beqarët mund të kenë mundësi të reja për të takuar dikë interesant përmes miqësive të përbashkëta. Në punë, planet tuaja mund të ecin ngadalë, por këmbëngulja do të sjellë rezultate. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj ushqimit dhe pushimit; mos neglizhoni sinjalet që trupi ju dërgon. Financat duken të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Disa mundësi të vogla për fitime shtesë mund të shfaqen, por analizoni mirë çdo ofertë. Mbani një qasje të balancuar dhe mos…
