Autor: TV News
Të martën, lojtarët e ekipit kombëtar të Nigerisë vendosën të bojkotojnë stërvitjen, duke përmendur një grumbull bonusesh të papaguara që zgjasin prej më shumë se gjashtë vjetësh. Koha e grevës ishte e rëndësishme, me Nigerinë që përgatitej për një ndeshje eliminatore vendimtare për kualifikimet e Kupës së Botës kundër Gabonit në Marok. Megjithatë, lojtarët e Nigerisë tani kanë konfirmuar se janë rikthyer në stërvitje pasi bonuset e tyre u paguan. Kapiteni i ekipit William Troost-Ekong shkroi në Twitter: “Çështja u zgjidh. Financat e pazgjidhura u paguan. Ekipi është i bashkuar dhe i përqendruar si më parë në përfaqësimin e NIGERISË…
Partia Demokratike do të nisë ditën e hënë aksionin opozitar para selisë së qeverisë. Kreu demokrat dhe deputetë të opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ditën e hënë, më 17 nëntor, ora 18:00. Luciano Boçi, nënkryetar i PD, zbuloi më shumë detaje në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi. Ai shpjegon se kjo është një nismë që synon krijimin e një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët, në kushtet kur opozita, sipas tij, është e përjashtuar nga hapësirat parlamentare. Boçi thekson…
Trajneri i Vllaznisë Edi Martini është kthyer në qendër të vëmendjes më shumë për gjestin e paprecedentë ndaj Ilir Dajës, sesa fitorja ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në Superiore si Dinamo. Ky detajë është komentuar gjatë e gjerë në sferën sportive në Shqipëri, madje edhe duke u kthyer në “kokë turku” nga analistë apo gazetarë. Martini ka bërë një reagim zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku i ka kërkuar falje të gjithëve, përveç Ilir Dajës. Ja reagimi i plotë: “Tifoze shkodrane dhe jo vetem me lejoni qe me ane te ketij postimi du t’ju kerkoj ndjese per ate veprim te…
Partia Demokratike do të nisë ditën e hënë aksionin opozitar para Kryeministrisë. Kreu demokrat dhe deputetë të opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që tu bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ditën e hënë në 17 nëntor ora 18:00. “Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së./vizionplus.tv
Skuadra ukrainase, Metalist 1925 i ka në qejf futbollistët shqiptarë dhe nuk po ndalet duke kërkuar transferimin e tyre. Në këtë skuadër luajnë dyshja shqiptare nga Kosova, Ermir Rashica e Baton Zabërgja. Sipas informacinove të fundit nga ‘GazetaBlic Sport’, Metalist 1925 është në garë për shërbimet e mesfushorit të kombëtares kosovare, Lindon Emërllahu, i cili momentalisht luan në Rumani tek Cluj. E ardhmja e Emërllahut nuk pritet të jetë Cluji pas janarit, pasi për të ka shumë oferta, madje mediumet rumune raportuan se FCSB, poashtu është gati të transferojë atë në janar. Metalist 1925 tashmë është në garë për Emërllahun…
Çfarë ndodh kur bisedat për çështje të ndjeshme shtetërore bëhen publike? Një skandal i ri ka shpërthyer në Kosovë, ku bisedat në WhatsApp mes zyrtarëve të lartë, përfshirë ministren Rozeta Hajdari, kanë nxjerrë në pah praktika të dyshimta lidhur me blerjen e rezervave shtetërore. Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha për transparencën dhe etikën në administratën publike. Hetuesit e Njësisë së Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, gjatë një operacioni për të siguruar dokumentet e nevojshme për rastin e rezervës, u përballën me një kërkesë të pazakontë nga ministren Hajdari, e cila kërkoi certifikatën e sigurisë. Kjo kërkesë ka…
Procesi i rikuperimit të Cole Palmer nga një dëmtim po shkon sipas planit, sipas Daily Mail. Si lojtari ashtu edhe klubi synojnë rikthimin e tij për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës më 25 nëntor, më pak se dy javë larg. Ende nuk ka një afat kohor të përcaktuar për rikthimin e Palmer në stërvitje të plotë për shkak të natyrës delikate të dëmtimit të tij. Chelsea nuk ka dëshirë ta nxitojë atë dhe rrezikon dëmtime të mëtejshme. Enzo Maresca pritet të japë një përditësim më të qartë të premten e ardhshme pasi Blues të kthehen nga pushimi ndërkombëtar.…
Memli Krasniqi ka ofruar dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai pritet të njoftojë për këtë në një konferencë që do të mbahet me fillim prej orës 15:30. Konferenca do të mbahet pas mbledhjes së Kryesisë. Në bazë të burimeve brenda PDK-së, Bedri Hamza planifikohet të marrë pozitën e kryetarit të partisë.
Kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti ka shoqëruar trajnerin e Kombëtares në zonën e prononcimeve për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës. Fitorja ka marrë trajtën e “detyrimin” te Shqipëria, me qëllim sigurimin e “biletës” për fazën “play-off” të “Botërorit 2026” në Grupin K, e cila duhet të shoqërohet me humbjen e Serbisë përballë “Tre Luanëve”. Çfarë do tentoni nesër, skuadër që e pret apo do e sulmoni kundërshtarin? Kemi ardhur këtu për një qëllim, të marrim 3 pikët. Na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës kundër Anglisë apo Serbisë që i kanë vendosur në vështirësi. Do jemi me vetëbesim…
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga posti i udhëheqësit të partisë. Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti. Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën. Më 3 korrik të vitit 2021, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. në këtë poitë, Krasniqi ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve të PDK-së. Në konventën zgjedhore të partisë, ai kishte marrë 469 vota. Vetëm 7 vota ishin kundër.
