Autor: TV News
Një tjetër atentat tronditi Tiranën dhe vendin mbrëmjen e sotme, ku në rrethrrotullimin e Rinasit, në një atentat mafioz, mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i APM, Muçi Shaljani. I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, deputeti socialist Ardit Bido tha se, pavarësisht ngjarjes së rëndë, kjo nuk e bën Shqipërinë një vend të pasigurt. Sipas tij, për sa kohë ekziston krimi i organizuar, do të ketë edhe ngjarje kriminale. Pjesë nga biseda: Borakaj: Është Shqipëria një vend i sigurt? Bido: Patjetër që është një vend i sigurt. Duke ardhur nga një ngjarje…
Analisti Poli Hoxha, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ngjarjen kriminale të ndodhur këtë të martë në Rinas, me një të vrarë dhe një të plagosur. Hoxha tha se nuk është rasti i parë që policia punon me krimin, pasi në borderotë e krimit sot ka emra shefash policie. Sipas tij, nuk është vetëm Shaljani, edhe ditën që u zhduk Martinaj, ishte një polic shoqërues. Ai tha se ligji i dy punësimeve në Policinë e Shtetit bën që shpesh policët të punojnë edhe si truproja të këtyre bosëve të krimit.…
Federata Belge e Futbollit e ka kthyer Thibaut Courtois te Real Madridi, pasi ai iu nënshtrua testeve që konfirmuan dëmtimin e tij. Courtois u kthye në Madrid të martën me një deklaratë që konfirmonte mungesën e tij në formë fizike. “Thibaut Courtois iu nënshtrua kontrollit mjekësor këtë pasdite nga stafi mjekësor i RBFA-së,” thuhej në deklaratën e Belgjikës. “Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare dhe do të kthehet në klubin e tij për trajtim të mëtejshëm.” Courtois u lëndua në ndeshjen e fundit të Real Madridit kundër Rayo Vallecanos. Ai e mbajti portën të…
Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të caktuara të cilat shkaktojnë një fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe. Në shumë raste, fryrja e stomakut mund të eliminohet falë konsumit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara të shëndetshme për tretjen. Cilat janë ushqimet që eliminojnë fryrjen e stomakut? Kivi Kivi është një frut shumë i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me rradhë eliminon konstipacionin…
Nuk kanë munguar batutat në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë, mes deputetit socialist Ardit Bido dhe analistit Poli Hoxha, ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme në fundjavë. I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ishin të kënaqur socialistët nga fitorja në Vlorë, ku votuan vetëm 12% e votuesve, Bido tha se nuk duhet parë në këtë mënyrë, pasi diferenca mes kandidatëve ishte shumë e madhe. Ndërkohë, nuk mungoi batuta e gazetarit Hoxha, i cili tha se justifikimi kryesor mbetet shiu. Pjesë nga biseda: Borakaj: 12% pjesëmarrja, jeni i kënaqur? Bido: Patjetër që…
Më 15 nëntor, në sallën AMC, do të zhvillohet kampionati i parë i Kosovës në artet mikse marciale (MMA), i organizuar nga Federata e Arteve Mikse Marciale të Kosovës. Në këtë garë do të marrin pjesë mbi 60 garues nga e gjithë Kosova, të ndarë në 8 kategori të ndryshme peshe, përfshirë edhe një kategori për moshat nën 18 vjeç. Qëllimi i këtij kampionati është promovimi i sportit të MMA-së në vend dhe krijimi i një platforme zyrtare për sportistët vendas. Federata e Arteve Mikse Marciale të Kosovës udhëhiqet nga Arben Latifi, vëllai i luftëtarit të parë shqiptar në UFC,…
Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, siguroi një fitore të thellë me 78.44% të votave, që përkthehet në 15,672 vota në garën e 9 Nëntorit për bashkinë e Vlorës. Por, gjithsesi, pjesëmarrja në këtë qytet ka qenë shumë e ulët. Analisti Mentor Kikia dhe deputeti socialist Ardit Bido u përfshinë në një debat në studion e Quo Vadis në Vizion Plus. Sipas Kikisë, në Vlorë ka shumë problematika që kryetarët e bashkisë nuk i kanë zgjidhur, por madje, shtoi ai, kanë keqpërdorur Vlorën. Nga ana tjetër, deputeti Bido tha se vlonjatët nuk janë budallenj, duke iu referuar kështu rezultatit të…
Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo, ka pranuar se ëndërron të kthehet për të luajtur në Evropë, pavarësisht se pranon se cilësia e futbollit në Arabinë Saudite është me të vërtetë e lartë. “Që kur kam ardhur këtu (në Arabinë Saudite), kam parë më shumë cilësi dhe niveli i ekipeve është përmirësuar shumë”, tha Cancelo. “Sigurisht që ëndërroj të luaj përsëri në Evropë”, shton mbrojtësi. “Kam ende një vit të mbetur në kontratën time me Al Hilal, por jam gjithmonë i hapur për aventura të reja”, thotë Cancelo. Cancelo luan për Al Hilal në Ligën Profesionale Saudite. Ai shkëlqeu në klube si…
Zgjedhjet e pjesshme të së dielës që lamë pas ishin një tjetër pikë diskutimi mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, deputeti socialist Ardit Bido, i pyetur për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, tha se kjo tregon që nuk ka pakënaqësi në vend. Por për gazetarin Poli Hoxha, ky është degradimi dhe fundi i klasës politike. Pjesë nga biseda: Bido: Nëse do të kishte pakënaqësi të madhe ndaj PS-së, do të ishte përkthyer në votë proteste. Hoxha: Në këtë situatë nuk na kap as shkenca. Bido:…
Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, nuk mori pjesë në seancën stërvitore në grup të ekipit kombëtar francez të martën, dy ditë para ndeshjes kundër Ukrainës në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mesfushori, së bashku me Jules Kounde, bënë stërvitje të ndara nën mbikëqyrjen e trajnerit fizik të ekipit francez, Cyril Moine, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve morën pjesë në një stërvitje të relaksuar që përfshinte ushtrime në një hapësirë të vogël, në një atmosferë të gjallëruar nga prania e qindra tifozëve. Pavarësisht se nuk mori pjesë në seancën stërvitore në grup, prania e Camavinga kundër Ukrainës nuk është…
