Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Opozita nis të hënën “revolucionin”, Luciano Boçi zbulon detaje nga protesta

TV NewsBy TV News12 Nëntor, 2025 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partia Demokratike do të nisë ditën e hënë aksionin opozitar para selisë së qeverisë. Kreu demokrat dhe deputetë të opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ditën e hënë, më 17 nëntor, ora 18:00.

Luciano Boçi, nënkryetar i PD, zbuloi më shumë detaje në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi.

Ai shpjegon se kjo është një nismë që synon krijimin e një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët, në kushtet kur opozita, sipas tij, është e përjashtuar nga hapësirat parlamentare.

Boçi thekson se qëllimi përfundimtar i kësaj qëndrese është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie ekonomike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sa i përket analizës së Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, nënkryetari i PD tha se ajo nuk është një analizë humbjeje, por një vlerësim i mënyrës si është menaxhuar procesi zgjedhor në një sistem ku, sipas tij, është grabitur vullneti i qytetarëve.

INTERVISTA E PLOTË:

Dimë pra që protesta, ose kjo formë e re e protestës, nis të hënën. Do të jetë përpara selisë së qeverisë. Do të flasin aty deputetë dhe qytetarë. Cila është ecuria, dhe deri kur? Me arritjen e cilit objektiv përfundon kjo formë e re e qëndresës tuaj?

Boçi: Forma e re ka të bëjë me ndërtimin e një komunikimi sa politik, aq edhe parlamentar me qytetarët. Një komunikim i kërkuar dhe i munguar, për shkak të ngushtimit të hapësirave të opozitës në Parlament. Kjo është një nismë e një qëndrese më të gjatë, që patjetër duhet të ketë një dalje. Një dalje politike që lidhet me një dorëheqje, largim të Ramës dhe ngritjen e një qeverie ekonomike që e çon vendin në zgjedhje të parakohshme. Përderisa ne kemi nxjerrë fakte të mënyrës se si Rama ka grabitur vullnetin, përderisa kemi fakte si qeveriset në Shqipëri Qeveria u hyn shqiptarëve duke u hapur tashmë dhe derën e familjeve të tyre me ligje të pakonsultuara me publikun. U hyn në shtëpi edhe duke u hequr sigurinë e jetës, duke u nisur edhe nga ngjarja e fundit kriminale, që është e disata e ndodhur në të njëjtin format. Vrasje në vendet më të sigurta, më publike, siç është aeroporti, ikje e autorëve në drejtim të paditur, djegie e makinës. Ndërkohë, kjo polici që është shumë e egër me qytetarët, shfaqet aty në një mënyrë shumë miqësore me krimin. Kemi krim të fuzionuar me politikën dhe bashkë me Policinë e Shtetit. Rastet janë skandaloze, janë ulëritëse, dhe një dorëheqje nuk mjafton në këtë rast.

Partia Demokratike ka njoftuar që do të fillojë edhe analiza juaj për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, për humbjen e zgjedhjeve. Megjithatë, vëzhgues të ndryshëm, janë skeptikë nëse kjo analizë do të prodhojë diçka të re, sipas tyre gjithmonë. Sepse edhe në vitet e kaluara, kur janë bërë disa zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, ju të gjitha i keni humbur. Kjo analizë nuk është bërë, ose nuk ka prodhuar ndonjë rezultat pozitiv për partinë tuaj. Ju çfarë mendoni?

Boçi: Unë nuk e di çfarë presin analistët nga një analizë, por unë që jam politikan i brendshëm i Partisë Demokratike, di çfarë pres nga një analizë. Nuk është analizë humbje. Analiza ka të bëjë me mënyrën si është menaxhuar procesi zgjedhor, në kushtet kur Partia dhe Shteti janë bërë një. Partia dhe Shteti bëhen një kur jemi në një regjim ku s’ka votim. Mund të ketë procese, po nuk ka votë dhe vullnet qytetar. Ky vullnet është i grabitur në një formë apo tjetër, me grupe kriminale, me patronazhim politik dhe administrativ, me buxhete nga paratë e qytetarëve që disbursohen në momentet e votës për t’i marrë votën qytetarëve. Të gjitha këto kanë ndërtuar këtë skemë. Dhe në këtë mes ka një element, është organizimi i një partie opozitare në këto rrethana të mungesës së kushteve të demokracisë. Sigurisht, ne kemi rolin tonë dhe ne do ta evidentojmë këtë rol, si është luajtur ky rol dhe në çfarë lartësie ka qenë. Nuk e prodhojnë fitoren analizat e Partisë Demokratike. E prodhon respektimi i rregullave të sistemit zgjedhor dhe të sistemit demokratik. Në qoftë se këto rregulla do ishin solide, të forta, siç i ka BE-ja, ku ne po kërkojmë të futemi, atëherë vërtet do kishim një qasje tjetër.

Ka zëra që, edhe brenda Partisë Demokratike, thonë që PD-ja ka nevojë për një riorganizim të thellë. Ali Mehmeti është njëri prej tyre që ka disa ditë që është mjaft aktiv me këtë tezë të tij. Ju çfarë mendoni?

Boçi: Në çdo moment një parti ka nevojë për organizime, dhe riorganizimet janë të tilla që respektojnë anën statutore. Një herë në katër vite parashikohet jo më kot, sepse politika nuk është njësoj si elementët e tjerë, vjetërohet shpejt vetë si politikë, si tezë, si ide. Ka zgjedhje në një vend një herë në katër vite, sikurse ka zgjedhje brenda një partie një herë në katër vite, dhe prandaj riorganizimet janë periodike. Ne i kemi respektuar këto periodicitete të përcaktuara në Statut. Do ta respektojmë. Viti 2026 është viti i përfundimit të një mandati katërvjeçar. Askush të mos shqetësohet. Zoti Ali Mehmeti ka thënë idenë e tij të drejtë në përputhje me këtë periudhë që kërkon që PD-ja të hyjë në një proces. Në këtë proces do marrin pjesë të gjithë ata që propozohen nga demokratët, dhe fiton ai që merr më shumë vota nga vota e demokratëve, siç ka ndodhur katër vite më parë, ashtu siç mund të ndodhë edhe në këtë moment. Pra, këto procese nuk kanë munguar, dhe në momentin që bëhen këto riorganizime, ato përfshijnë në mënyrë kapilare edhe mënyrën si strukturohet PD-ja.

/vizionplus.tv

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Lajmet e fundit

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.