Autor: TV News
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Romë në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane është pritur me ceremoni nga homologja e tij, Giorgia Meloni. Takimi mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura. Gjatë mbledhjes, pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi, të cilat pritet të forcojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, bën me dije se këto dokumente përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia…
Gjyqtari Clement Turpin do të jetë kryesori i sfidës Slloveni – Kosovë. Ndihmës të Turpinit, të cilët do t’i asistojnë janë Nicolas Danos e Benjamin Pages, ndërsa Stephanie Frappart do të jetë gjyqtare e katërt. Në dhomën e VAR-it, Jerome Brisard do të jetë kryesori, kurse do të asistohet nga Jeremie Pignard, i cili do të jetë në AVAR. /GazetaBlic Sport/
Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Në kërkesë evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit. Në kërkesë theksohet se Presidenti i Republikës është përpara një prove historike: A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë? A do të qëndrojë në themelin e së drejtës, apo do të rrëshqisi në autoritarizëm ideologjik të paketuar si “tolerancë”? “Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit…
Radiotelevizioni i Kosovës do t’i transmetojë dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Me gjithë vështirësitë financiare që po kalon, RTK siguron publikun që ndeshjet e Kosovës do të mund t’i ndjekë në ekranin e vet. Prandaj çdo lajm tjetër i pakonfirmuar është i pavërtetë”, ka konfirmuar transmetuesi publik. Kosova e mbyll fazën e grupeve me ndeshjet e këtij muaji: ndaj Sllovenisë më 15 nëntor në Lubjanë dhe ndaj Zvicrës më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me dhjetë pikë, pasuar nga Kosova me shtatë, Sllovenia…
DashiEnergjia juaj është në kulm dhe sot keni mundësi të merrni iniciativa të rëndësishme. Mos e shtyni vendimin që e keni pasur në mendje, koha është tani. Në dashuri, tregohuni më të duruar. DemiNjë ditë e qetë, por me momente reflektimi. Fokusohuni tek stabiliteti financiar dhe mos e lejoni pasigurinë t’ju frenojë. Një bisedë e sinqertë me partnerin do të sjellë qartësi. BinjakëtKomunikimi është arma juaj më e fortë sot. Shfrytëzojeni për të bindur, për të krijuar ura bashkëpunimi ose për të rikthyer një miqësi të vjetër. Kujdes me lodhjen mendore. GaforrjaMund të ndiheni emocionalë, por kjo ju ndihmon të…
Në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që zhvillohet sot në Romë, do të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi, që pritet të forcojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, bën me dije se këto dokumente përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia dhe energjia, deri te siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Në ceremoninë zyrtare të mbledhjes së nivelit të lartë, pritet të firmosen këto marrëveshje kryesore: Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit; Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive…
Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti janë dërguar në tribuna nga trajneri Sylvinho. Kjo për shkak se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën dhe në total Sylvinho ka 25 lojtarë në dispozicion. Sonte pritet një duel i zjarrtë ku kuqezinjtë kërkojnë vetëm fitoren dhe shpresojnë që Anglia të mposhtë Serbinë në “Wembley”. Triumfi ndaj Andorrës, i kombinuar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do t’i dërgonte kuqezinjtë për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote. /GazetaBlic Sport/
Romë – Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë ditës, Spiropali do të zhvillojë edhe një takim bilateral me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani. Ky samit ndërqeveritar përfaqëson një moment të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe për përgatitjen e projekteve të përbashkëta për avancimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Itali. Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh përballë sfidave globale…
Kombëtarja e Shqipërisë është shumë pranë një arritje historike, vendi i 2-të në Grupin K për kualifikueset e “Botërorit 2026”, çka i mundëson fazën “play-off”. Ky mision kalon nga ndeshja Andorra – Shqipëri, e cila do të zhvillohet sonte, duke nisur prej orës 20:45, transmeton GazetaBlic Sport. Triumfi ndaj Andorrës, i kombinuar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do t’i dërgonte kuqezinjtë për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote. Bazuar tek kuotat e basteve, Shqipëria është favorite e madhe, me triumfin e kuqezinjëve që llogaritet me 1.27, kurse fitorja e kundërshtarit ka vlerën 13.00.…
Këtë të enjte, në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government). Ky takim, që do të zhvillohet mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.Lexo edhe :Related Posts Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryeministren italiane Giorgia Meloni. Shefi i qeverisë thekson se në këtë mbledhje do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik. “MIRËMËNGJES 😊dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen…
