Autor: TV News
Harry Kane përpara ndeshjes me Shqipërinë: Nuk ka rëndësi me kë luajmë, ne duam gjithmonë të fitojmë
Sulmuesi që në të njëjtën kohë është edhe kapiteni i Anglisë Harry Kane është prononcuar për mediat para duelit me Shqipërinë. Ndonëse ata e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për vitin e ardhshëm, bomberi i “Tre Luanëve” nuk ka ndërmend të lëshojë “pe”: Forma e tij aktuale? Kam pasur momente të mira gjatë gjithë karrierës sime, por mendoj se në tërësi, fizikisht, mendërisht, sigurisht golat, mënyra se si jam i përfshirë në lojë, e pranojë se po përjetojë formën më të mirë në karrierë. Duke luajtur për Anglinë, gjithmonë ndiej sikur po luaj për një nga kombëtaret më…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se të hënën e 17 shtatorit opozita do të nisë aksionin e saj, me protestën që është parashikuar të mbahet para selisë së Kryeministrisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se nga nesër do të fillojë “platforma parlamentare”, si e vetmja alternativë që zëri i opozitës të dëgjohet. “Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita…
Kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026 po vijnë drejt fundit. Këto ndeshje janë të rëndësishme pasi që shumë kombëtare ende nuk kanë siguruar biletën direkte për në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 8 ndeshje do të luhen sonte me 2 që luhen në orën 15:00, 4 në orën 18:00 dhe të fundat në orën 20:45. Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Itali-Norvegji, e cila do të jetë vendimtare për pozitën e parë në grupin I. Po ashtu dhe Kombëtarja Shqiptare, do të luajë ndeshjen ndaj Anglisë në Tiranë, në ndeshjen që cilësohet si ndeshje feste për ne. Deri më tani vetëm…
Çfarë ndodh kur pasioni për gjuetinë kalon kufijtë e moralit? Një histori e errët dhe e trishtueshme del në pah nga dokumentet e reja që zbulojnë se si disa individë nga Evropa paguanin shuma të mëdha për të vrarë civilë në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë. Këto zbuluar nga mediat gjermane, na çojnë në një botë të errët ku jeta e njeriut kishte një çmim të frikshëm. Gjatë viteve 1993 dhe 1994, më shumë se njëqind gjuetarë të huaj, sipas hetimeve të Ezio Gavazzenit, paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë euro për të vrarë një njeri. Këto detaje…
Pavarësisht fitores bindëse 4-1 ndaj Suedisë që praktikisht e çoi Zvicrën në Kupën e Botës, trajneri Murat Yakin ka theksuar se skuadra e tij do ta marrë shumë seriozisht ndeshjen e mbetur ndaj Kosovës në Prishtinë të martën. Edhe pse Zvicra ka një avantazh të madh pas ndeshjes së parë dhe është afër kualifikimit, Yakin ka paralajmëruar që gjithçka mund të ndodhë në futboll. Në një konferencë për shtyp, të mbajtur pas fitores ndaj Suedisë, Yakin tha: “Në futboll, gjithçka mund të ndodhë. Kam përjetuar disa skenarë surprizues në të kaluarën. Nuk jemi ende 100% të sigurt, ka ende një…
DashiEnergjia juaj sot është në rritje dhe ju ndihmon të përballoni sfida që kanë kërkuar kohë. Në punë, një bisedë e sinqertë sjell qartësi. Në çështjet personale, tregoni kujdes me fjalët. DemiRitmi i ditës është i qëndrueshëm dhe ju lejon të përfundoni detyra të lëna përgjysmë. Financiarisht, hamendësimet nuk rekomandohen. Në marrëdhënie, kërkoni qetësi përpara se të reagoni. BinjakëtKomunikimi është arma juaj kryesore sot. Keni mundësi të krijoni kontakte të vlefshme. Shmangni shpërndarjen e energjisë në shumë drejtime. Në dashuri, një surprizë e vogël ndryshon atmosferën. GaforrjaFokusi emocional sot është i fortë. Punët familjare kërkojnë vëmendje, por nuk ju mbingarkojnë.…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur urimet e tij të sinqerta për Kombëtaren e Kosovës, pas arritjes së një momenti historik: kualifikimin për herë të parë në fazën e play-off-it të një Kampionati Botëror. Ky sukses, siç e theksoi Duka, është një ngjarje e rëndësishme për të dy vendet dhe një tregues i forcës dhe angazhimit të futbollit shqiptar. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Duka shkruan: “Kjo është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët, pa dallim kufijsh. Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar për të parë njëri-tjetrin në një kompeticion kaq të madh,…
Pasi siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e Play-Off të Kampionatit Botëror, Shqipëria sonte është nikoqire e Anglisë. Pas një fitoreje 0-1 ndaj Andorrës, kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në “Arenën Ndërkombëtare”. Para ndeshjes me Andorrën, më 11 tetor Shqipëria arriti fitore historike ndaj Serbisë 0:1, në “Duboçica” me golin e Rey Manajt.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka falënderuar tifozët e kombëtares që po e mbështesin si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Edhe sonte në Slloveni, si në Zvicër e Suedi, pati një numër të madh fansash që kishin shkuar për të mbështetur skuadrën. “Ishte atmosferë fantastike dhe jam shumë falënderues për të gjithë shikuesit e shumtë që vijnë për të përkrahur skuadrën tonë”, ka deklaruar Foda pas ndeshjes. “Jemi shumë falënderues dhe krenarë me numrin e madh të spektatorëve kudo që kemi luajtur, në Zvicër, Suedi, dhe kjo e tregon krenarinë që e ka krejt populli i Kosovës me ekipin e…
Zvicra e ka rikthyer avantazhin ndaj Suedisë. Fillimisht Xhaka ka realizuar nga penalltia, kurse Ndoye shënoi një tjetër gol, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 3 me 1, rezultat ky që e dërgon Zvicrën direkt në Kupën e Botës. /GazetaBlic Sport/
