Autor: TV News
Trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel, foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh: “Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë. Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet.…
Shqipëria u mposht 2-0 nga Anglia në “Air Albania”. Një disfate e cila nuk ndikon aspak, pasi siç dihet kuqezinjtë me fitoren ndaj Andorrës 3 ditë më parë siguruan edhe kualifikimin për herë të parë në “Plkay-Off”-in e një Kupe Bote. Pas sfidës me “3 Luanët”, Sylvinho ka folur për mediat. Braziliani ishte shumë i kënaqur me djemtë, ndërsa theksoi se nga java e tjetër do të mendojnë për duelet e marsit, ku shpreson të ketë të gjithë futbollistët gati. “Sa i keqardhur jeni? Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose…
Harry Kane ishte heroi i Anglisë në sfidën ndaj Shqipërisë. Sulmuesi i Bayern Munich shënoi dy golat vendimtarë për “3 Luanët” në duelin ndaj kuqezinjve, duke vulosur kështu triumfin e të tijve. Pas sfidë ka pranuar se ishte një ndeshje e vështirë, madje një nga më të vështirat që kanë luajtur në grup. Ndër të tjera ka theksuar se kishte fat në goditjet standarte. “Ishte një ndeshje vërtet e vështirë, një nga më të vështirat që patëm në grup. Na u desh të ishim të duruar dhe t’i bënim presing, gjë që e bëmë dhe përfunduam me një fitore 2-0…
Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2. Megjithatë, kuqezinjtë tanë mbeten në “play-off” të Botërorit, me shortin që do të hidhet më 20 nëntor. Por Shqipëria ka marrë një “lajm të keq”, përsa i përket sfidës së parë “play-off” që do të luhet më 26 mars, 2026. Ndeshja përballë kundërshtarit të parë në atë fazë, do të luhet në transfertë. Sigurisht që një sfidë jashtë e bën akoma më të vështirë kualifikimin, por vetëm në letër.
Norvegjia ka fituar 1-4 ndaj Italisë në kualifikimet për Kupën e Botës. Vendësit e nisën shumë mirë me golin e Francesco Espositos në minutën e 11-të. Mirëpo, në pjesën e dytë, Antonio Nusa, 63’, Erling Haaland, 68’ & 70’, dhe S.J. Larssen në minutat shtesë, bënë përmbysjen ndaj italianëve. Kësisoj, Norvegjia mbyll kampanjën në mënyrë të përsosur me tetë fitore nga tetë takime, teksa Italia kusuritet me pozitën e dytë që dërgon në Playoff. Në takimin tjetër të grupit I, Izraeli ka mposhtur Moldavinë, 4-1.
Norvegjia ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Italisë, për të kaluar në avantazh. Ishte sulmuesi Erling Haaland, ai i cili realizoi në minutën e 78’të dhe 80’të, për të dërguar Norvegjinë në epërsi dhe për të zyrtarizuar kualifikimin në Botëror, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati momental i takimit është 1-3. Ja golat: VIDEO VIDEO
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim të veçantë për Shqipërinë, duke përmendur suksesin e saj në këto kualifikime për Botëror. Ndër të tjerash, Kurti ka shkruar edhe për fitoren e madhe të kuqezinjëve në Leskovc ndaj Serbisë. Ai shprehu dëshirën e tij që Kosova të takohet me Shqipërinë në turneun final të Kampionatit Botëror, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. “Shqipëria, sikurse Kosova, e përmbyllë fushatën e dyta, duke kaluar tutje në fazën tjetër. Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, përkundër ndalimit të pjesëmarrjes së tifozëve kuq e…
Në një stadium të mbushur plot dhe me atmosferë fantastike, Shqipëria u përball me Anglinë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, ku në fund Tre Luanët morën fitore me rezultat 2-0, duke e mbyllur me të gjitha fitore. Tifozët vendas kishin pritshmëri të mëdha dhe ekipi i Sylvinho dha maksimumin, duke krijuar raste, por përfundimisht u mposht nga efikasiteti i sulmuesve anglezë. Shqipëria nisi me guxim dhe tregoi energji të madhe, duke mbajtur topin dhe krijuar disa raste. Elseid Hysaj goditi portën nga kufiri i zonës, por topi shkoi pak mbi traversë, ndërsa portieri anglez Dean Henderson reagoi…
Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura. Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë. Portokaj Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet e tjera do t’ju ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime ose intervistat për punë. Prandaj, do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut. Bananet Stresi përshpejton metabolizmin, duke shpenzuar kështu rezervat…
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila luhet të marten nga ora 20:45, do të drejtohet nga një prej gjyqtarëve më me përvojë të futbollit evropian – Davide Massa nga Italia. Ky duel ka rëndësi të jashtëzakonshme për “Dardanët”, të cilët matematikisht kanë ende gjasa për një kualifikim direkt në Kampionat Botëror, por vështirësia mbetet shumë e lartë, pasi duhet fitore me gjashtë gola. Davide Massa, 42 vjeç, është gjyqtar i kategorisë “Elite” në UEFA dhe njihet për menaxhimin e qetë të ndeshjeve të mëdha, komunikimin e qartë me lojtarët dhe vendimet e sakta nën presion. Për ndeshjen Kosovë –…
