Autor: TV News
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar dardanët pas fitores historike në Slloveni. Me rezultat 0:2, Kosova siguroi Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës. “Ia nisëm këtë fushatë të kualifikimeve me besim. Në fazën tjetër hyjmë me vetëbesim. Sonte bëmë histori, e ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, shkruan Kurti në Facebook.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fortografi të rrallë në profilin e tij në Facebook, me shqiponjën dy krenare. Në fotografin në fjalë shqiponja mban flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë. Rama me këtë veprim ka uruar edhe fitoren e Dardanëve sonte në ndeshjen ndaj Sllovenisë. Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e sotme në ndeshjen ndaj Sllovenisë. Osmani përmes në rrjetet e saj sociale ka shpërndarë fotografinë e futbollistëve teksa shihen duke festuar. “Fitoreeeeeee!”, ka shkruar Osmani në postimin e saj. Me këtë fitore Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka falënderuar tifozët e kombëtares që po e mbështesin si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Edhe sonte në Slloveni, si në Zvicër e Suedi, pati një numër të madh fansash që kishin shkuar për të mbështetur skuadrën. “Ishte atmosferë fantastike dhe jam shumë falënderues për të gjithë shikuesit e shumtë që vijnë për të përkrahur skuadrën tonë”, ka deklaruar Foda pas ndeshjes. “Jemi shumë falënderues dhe krenarë me numrin e madh të spektatorëve kudo që kemi luajtur, në Zvicër, Suedi, dhe kjo e tregon krenarinë që e ka krejt populli i Kosovës me ekipin e…
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi ka folur pas ndeshjes historike ndaj Sllovenisë. Kosova fitoi 2-0 si mysafire e Sllovenisë, për të siguruar një vend në play-offin e Botërorit. Ai ka thënë se të gjithë lojtarët e kanë dhënë maksimumin, duke thënë se kanë arritur qëllimin. “Kemi dhënë maksimumin, më shumë se 100%, kemi arritur qëllimin, tash do të punojmë fortë për ndeshjet e marsit. Është historike kjo arritje, fokusi jonë është të kualifikohemi për Botëror”, tha ai pas ndeshjes
Shënuesi i golit të parë të Kosovës në fitoren historike ndaj Sllovenisë, Fisnik Asllani ka folur pas ndeshjes. Ai shënoi në minutën e shtatë në fitoren prej 2-0 ndaj Sllovenisë, me të cilën Kosova e siguroi play-offin. “Ndjenjë e mirë për mu që kam shënuar sot, jam shumë krenar me djemtë që kanë luajtur shumë seriozisht në këtë ndeshje. Si ekip, edhe mbrojtja ka punu mirë, nuk është vetëm hajt që s’kemi pranuar gol që katër ndeshje. Shpresoj që të vazhdoj me punën që e kam bërë deri më tani, e shpresoj me më shumë gola me kombëtaren. Atmsofera në…
Fakti që më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët. Ekspertët e syve në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin. Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj. “Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe…
Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një sukses historik. ‘Dardanët’ kanë triumfuar në ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe kanë siguruar ‘Play-off’-in e Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 2, rezultat ky që e dërgon kombëtaren e shtetit tonë, në fazën finale kualifikuese. Një gol i Fisnik Asllanit dhe një autogol i Karnicnik, rezultuan me triumfin e madh. /GazetaBlic Sport/
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Njësinë 3 në Tiranë, ku po flet për buxhetin 2026. Rama theksoi edhe njëherë angazhimin e qeverisë për të rritur pagën minimale dhe për të mbështetur sektorin privat.Lexo edhe :Related Posts Ai gjithashtu tha se Shqipëria është i vetmi vend me taksat më të ulëta në rajon, teksa nënvizoi se edhe në mandatin e katërt do të vazhdojë kështu. Rama: Paga minimale për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë, dhe sot e kanë 400 euro, do të shkojë në 500 euro. Do të jetë për të gjithë shqiptarët, si për privatin edhe shtetin. Brenda…
Sllovenia ka mbetur me 10 lojtarë në fushë. Stojanovic është përjashtuar me karton të kuq, kjo pas një goditje që i dha mbrojtësit kosovar, Dion Gallapeni. Rezultati është 0 me 1 për Kosovën, kurse do të kemi edhe epërsi numerike në fushë. /GazetaBlic Sport/
