Autor: TV News
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur hapur për rikthimin në klub në një rol drejtues dhe çështjet financiare me të cilat është përballur klubi gjatë viteve të fundit. “Sa i përket një drejtori sportiv, duhet të shikosh se çfarë ke brenda klubit dhe pastaj duhet të dalësh në treg,” tha Deco. “Kur ke lojtarë si Lamine Yamal, Pau Cubasí, Gavi ose Alejandro Balde e Marc Casado, nuk ke nevojë të jesh në treg. Nuk ke nevojë të blesh lojtarë. “Njerëzit më thonë: ‘Për shkak të situatës financiare, Barcelona po përdor lojtarë të rinj.’ Nuk është e vërtetë. Ne po…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismaili është e martuar dhe ka dy fëmijë me biznesmenin turk Huseyn Usta. Ky i fundit është i njohur për botën e biznesit, derisa ka biznese në Turqi e Zvicër. Ata njihen për dashurinë e madhe që kanë, e për jetën luksoze që bëjnë. Kjo vërehet edhe në postimes e Ustas, që ai vazhdon të bëjë jetë luksoze, i rrethuar me vetura të shtrenjta. Më poshtë disa nga fotot e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga data 26 nëntor dhe deri më 30 nëntor, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar rreth 24,500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës. Sipas KQZ-së janë aprovuar mbi 14,600, ndërkaq janë refuzuar rreth 3,500. Në vlerësim e sipër thuhet se janë edhe rreth 6,400 aplikime. “Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 10,500 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe mbi 500 të tjerë për të dërguar…
E ardhmja e arbitrimit në Serie A mund të pësojë një ndryshim të rëndësishëm. Sipas Il Messaggero, zyrtarët e AIA-s po ofrojnë njohuri të rëndësishme mbi futjen e Football Video Support (FVS), një sistem që aktualisht po testohet në Serie C që do të ndryshonte rrënjësisht dinamikën e teknologjisë në fushë. Teknikisht, nuk do të ishte një “VAR në gatishmëri” i thjeshtë, por një rishikim i thellë i protokollit aktual. Si funksionon FVS-ja? Ndryshe nga sistemi aktual VAR, sistemi FVS eliminon nevojën për Gjyqtarë të Ndeshjeve Video (VMO) të centralizuar në dhomë. Në vend të kësaj, protokolli ofron: Një stacion…
Opozita do të mblidhet sot pasdite në orën 18.00 para godines së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Tubimi i demokratëve është konceptuar si një foltore e qytetarëve dhe deputetëve ku opozita mund të ngrejë shqetësimet e saj e të flasë për çështje të ndryshme. Sot nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë do të flasin qytetarë e deputetë, por fjalimi më i rëndësishëm mbetet ai i kryetarit të PD Sali Berisha. Ky është tubimi i tretë që organizohet nga opozita para godinës së Kryeministrisë, dhe lideri i opozitës Sali Berisha…
Kur u pyet për Vinicius Jr, ish-lojtarin e tij te Real Madridi, Carlo Ancelotti shprehu besim se forma e fundit e brazilianit është thjesht një fazë kalimtare nën drejtimin e Xabi Alonsos. Trajneri italian pret që sulmuesi të shfaqet në mënyrë të spikatur në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. “Mendoj se ky është një moment, një periudhë në jetën e tij profesionale”, tha fillimisht Ancelotti. “Mund të duket që ai ka rënë pak. Por, me siguri, Vinicius do të ketë një sezon të mirë, si sezonet e kaluara, një sezon shumë…
Pas përcjelljes së fundit të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit. E pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup. Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional. “Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për…
Anëtari i bordit mbikëqyrës të Bayern Munich, Uli Hoeness, ka folur hapur për të ardhmen e Harry Kane, duke pretenduar se ai ka të ngjarë të qëndrojë me gjigantët gjermanë të paktën deri në vitin 2027. “Kane ka një klauzolë lirimi deri në fund të janarit. Ne supozojmë se ai patjetër do ta përmbushë kontratën e tij deri në vitin 2027”. “Dhe nëse do të varej nga ne – dhe kam dëgjuar se edhe ai e dëshiron – ai do ta zgjasë. Familja e tij ndihet rehat”, tha për BILD. “Harry Kane ka punuar vetëm me truproja në shtëpi në…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin e numrit dy të qeverisë Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme. Me anë të një videomesazhi për ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë sqaroi se ankimimi në Kushtetuese është dërguar me firmën e tij. Dhe një herë riktheksoi se gjykata nuk mund të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit qeveritar pasi këto vendime destabilizojnë balancën e pushteteve, opinion ky sipas Ramës i dhënë dhe nga komisioni i Venecias. Për Ramën, këto lëvizje të GJKKO vënë nën presion qeverisë për të sjellë deri në shkarkimin e Ballukut, prandaj dhe hapi…
Paulo Gazzaniga, portieri i Gironas, ka folur pas barazimit 1-1 kundër Real Madridit në raundin e 14-të të La Ligës. “Ne synuam tre pikë sepse ishte e qartë se skuadra i donte ato, se ne po përpiqeshim dhe se krijuam më shumë raste sesa ata krijuan. Duke menduar në mënyrë racionale, një pikë kundër një skuadre të tillë mund të ishte e pranueshme. Por tani, duke lënë mënjanë emocionet, ka njëfarë zhgënjimi sepse mendoj se mund t’i kishim marrë të tre pikët. “Ekipi po përmirësohet vazhdimisht dhe aspekte të ndryshme po bëhen më të qarta. Detyra është të vazhdojmë të…
