Autor: TV News

Sulmuesi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, thuhet se është i interesuar për një transferim në Serie A, me AC Milan midis klubeve që synojnë 28-vjeçarin. Kontrata e Matetës me Palace është deri në verën e vitit 2027, por ai ende nuk ka rënë dakord për kushtet e reja dhe planifikon të vlerësojë opsionet e tij pas Kupës së Botës 2026, ku ai mund të luajë për Francën pasi shënoi dy herë në tre paraqitje këtë vit. Aktualisht golashënuesi më i mirë i Crystal Palace me nëntë gola në 22 ndeshje në të gjitha garat, përfshirë shtatë në Premier League, Mateta…

Read More

Është mbyllur nata e shtatë dhe e fundit e audicioneve të Albania’s Got Talent. Emocione, talente, lot të sinqerta dhe shumë duartrokitje për 11 konkurrentët që performuan në skenën magjike, përpara një jurie prestigjioze të përbërë nga Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Elsa Lila dhe Kastro Zizo. Me performanca splektakolare në akrobaci, këndim, kërcim, por edhe me batuta epike, mbrëmja e së hënës përcolli emocione të forta. Pas audicioneve, të gjithë konkurrentët që kanë marrë PO-në e jurisë do të konkurrojnë në gjysmëfinale, duke sfiduar njëri-tjetrin me performanca të jashtëzakonshme. Për të gjithë ju që nuk patët mundësi ta ndiqni LIVE,…

Read More

Opozita është mbledhur sërish, si çdo të hënë para godinës së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Tubimi i demokratëve është konceptuar si një foltore e qytetarëve dhe deputetëve, ku opozita shpreh shqetësimet e saj mbi çështje të ndryshme. Sot nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë po flasin qytetarë e deputetë, por fjalimi më i rëndësishëm mbetet ai i kryetarit të PD Sali Berisha. Ky është tubimi i tretë që organizohet nga opozita para godinës së Kryeministrisë, dhe lideri i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vazhdojë deri…

Read More

Një skuadër e elitës është e interesuar për lojtarin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, dhe thashethemet thonë se ai do të kishte një mundësi të drejtpërdrejtë për t’u futur në ekipin e parë nëse bashkohet me ta. Edhe pse vetëm 19 vjeç, progresi i tij ka tërhequr vëmendje serioze së fundmi. Për këtë arsye, bisedimet kanë nisur prapa skenës. Edhe pse ende asgjë nuk është konfirmuar, disa burime pohojnë se spekulimet po shtohen. Deri tani nuk ka një ofertë zyrtare, por interesi po rritet gjithnjë e më shumë. Aktualisht, lojtari mbetet i përqendruar te detyrat e tij me klubin. Megjithatë, zërat…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, gjatë foltores që po mban në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në fjalën e tij, Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit, duke deklaruar se vendi gjatë viteve të qeverisjes nga Rama, ka shkuar shumë mbrapa dhe është varfëruar. Ai shtoi më tej se largimi i Ramës nga pushteti është e vetmja zgjidhje. “Në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar si sheshi i lirisë, është sheshi i misionit të madh të guximtarëve për të përzënë nga pallati i krimit një bandë. Në ekzistencën tonë, ne kemi…

Read More

Në futbollin shqiptar po shfaqet një tjetër emër premtues që po tërheq vëmendje jashtë vendit. Mattheo Di Mareli, futbollisti i ri me prejardhje shqiptare, po spikat në Shtetet e Bashkuara si një nga talentet më të rafinuara të gjeneratës së tij. Vetëm 16 vjeç, Di Mareli është pjesë e Houston Dynamo 2, një klub i njohur për zhvillimin e lojtarëve të rinj. Ai është i lindur në SHBA nga një baba shqiptar dhe një nënë meksikane. Ai po ashtu ka të drejt të laujë për kombëtaren e Greqisë dhe SHBA-në. Aktivizohet si mesfushor ofensiv dhe sulmues i krahut, ku aftësia…

Read More

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të kuptohet se është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai deklaroi se për PDK-në dhe Bedri Hamzën ashtu si më 9 shkurt, do të jenë më të përkushtuar se kurrë për votë më 28 dhjetor, me synimin për të tejkaluar 20 mijë vota. “Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhjet lokale, ashtu edhe në ato qendrore. Vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, ka shkruar Lladrovci.

Read More

Matjaz Kek nuk është më trajner i ekipit kombëtar slloven të futbollit. Pas shtatë vitesh bashkëpunimi, eksperti 64-vjeçar dhe Federata e Futbollit të Sllovenisë (NZS) kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara, konfirmoi NZS në një deklaratë zyrtare. Kontrata e Kek skadoi më 30 nëntor dhe pas diskutimeve me presidentin e Federatës, u arrit në përfundimin se bashkëpunimi nuk do të vazhdojë. “Kontrata e trajnerit të ekipit kombëtar të Sllovenisë, Matjaa Kek, skadoi më 30 nëntor. Presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovenisë dhe trajneri Matjaa Kek u takuan dhe pas një bisede arritën në përfundimin se pas shtatë vitesh…

Read More

Ka kaq shumë arsye për ta “përqafuar” idenë e të jetuarit vetëm! Qetësia, darkat e zgjatura me miqtë  dhe mikeshat pa pasur nevojë për të parë orën apo telefonin se fëmijët apo bashkëshorti ju kërkojnë në shtëpi, pra keni gjithë lirinë e dëshiruar në dispozicion. Por, për tre shenjat e horoskopit që ndryshe njihen edhe si personat më individualistë, kjo gjë është e shkruar në yje. Si një qasje personale për këtë stil jete, duhet në fakt pak guxim për ta jetuar. Që nga mbarëvajtja e të gjithë punëve të shtëpisë, te pastrimi, gatimi, kujdesi vetëm për kafshët shtëpiake etj.…

Read More

“Në shesh deri në largimin e Edi Ramës. Kjo është beteja jonë vendimtare”. Kështu deklaroi kreu i PD Sali Berisha gjatë foltores së radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Berisha më tej, shprehu bindjen se nuk do të hyjë më në asnjë proces zgjedhor me Ramën. “Ky është sheshi ynë dhe dalim nga këtu, vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët nga kjo bandë. Arma e dytë e kësaj bande është droga. Euro përtokë, se vijnë ato të drogës. Me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët. Ikin se po shkatërrohen vendet e punës. Ata pensionistë që jetojmë me të ardhurat…

Read More