Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN shpalos pikat e platformës politike

10 Maj, 2026

Në të gjitha shkollat fillore të vendit ka nisur regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

10 Maj, 2026

Fëmijët me autizëm në Maqedoninë e Veriut kërkojnë arsim dhe trajtim të barabartë

10 Maj, 2026

Barça një fitore larg titullit, prezantojnë listën për “El Clasico”

10 Maj, 2026

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

10 Maj, 2026

Filipçe: Mickoski gënjen, gjuha maqedonase është e pranuar nga Bashkimi Evropian

10 Maj, 2026

Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët dhe ia prenë veshin

10 Maj, 2026

Një Mësues Rilindas nga Likova!

10 Maj, 2026

VLEN-i nuk dorëzohet në Kërçovë, gjeti zëvendësim për Fatmir Limanin (Foto)

10 Maj, 2026

Është rregulluar sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës

10 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 10 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rusia ndërpret shkëmbimin e informacionit me SHBA rreth provave me raketa

TV NewsBy TV News29 Mars, 2023 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do të informojë më Shtetet e Bashkuara lidhur me provat e saj me raketa. Njoftimi erdhi ndërkohë që ushtria ruse vendosi sisteme të lëvizshme të lëshimit të raketave në Siberi, në një shfaqje të aftësive të mëdha bërthamore të vendit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

 

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov citohet nga agjencitë ruse të lajmeve, të ketë thënë se Moska ka ndalur të gjitha llojet e shkëmbimit të informacionit me Uashingtonin.

 

Muajin e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin pezulloi traktatin e ri START, paktin e fundit të armëve bërthamore me SHBA-në. Ai tha se Rusia nuk mund të pranojë që objektet e saj bërthamore të inspektohen nga Shtetet e Bashkuara, sikurse parashikon marrëveshja, në një kohë kur Uashingtoni dhe aleatët e tij të NATO-s, kanë deklaruar hapur se qëllimi i tyre është që Rusia të mundet në Ukrainë.

 

Njoftimi i zotit Ryabkov pasoi deklaratën e zyrtarëve amerikanë se Moska dhe Uashingtoni kanë ndaluar ndarjen e të dhënave mbi armët bërthamore, çka ndodhte dy herë në vit, bazuar në traktatin e ri START. Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit thanë se SHBA-ja ishte ofruar që të vazhdonte të jepte informacion për Rusinë edhe pasi zoti Putin pezulloi pjesëmarrjen e vendit në traktat, por Moska informoi Uashingtonin se nuk do të ndante të dhënat e veta.

 

Traktati START , nënshkruar në vitin 2010 nga presidentët e atëhershëm Barack Obama dhe Dmitry Medvedev, parashikon që secili vend të ketë të dislokuara jo më shumë se 1550 mbushje bërthamore, 700 raketa dhe avionë luftarakë bombardues bërthamorë. Marrëveshja parashikon inspektime gjithëpërfshirëse për të verifikuar respektimin e me paktit.

 

Inspektimet janë pezulluar që nga viti 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Diskutimet për rifillimin e tyre duhej të kishin nisur në nëntor 2022, por Rusia anuloi në mënyrë të beftë pjesmarrjen në marrëveshje, duke përmendur si shkak mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

 

Moska ka theksuar se nuk do të tërhiqet plotësisht nga pakti dhe se do të vazhdojë të respektojë kufijtë për armët bërthamore, të vendosura nga traktati.

 

Ministria e Jashtme ruse fillimisht tha se Moska do të vazhdojë të njoftojë Uashingtonin për provat e saj me raketa balistike, por deklarata e zotit Ryabkov dëshmon një ndryshim kursi.

 

“Nuk do të ketë fare njoftim. Të gjitha llojet e njoftimeve, të gjitha aktivitetet sipas traktatit, do të pezullohen, pavarësisht se çfarë qëndrimi mund të mbajnë Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Ryabkov kur u pyet nëse Moska do të ndalonte njoftimet lidhur me provat e saj me raketa.

 

Sistemet e lëvizshme për lëshimin e raketave ‘Yars’ do të operojnë në tre rajone të Siberisë, si pjesë e stërvitjeve që filluan të mërkurën, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes. Parashikohet gjithashtu marrja e masave që që dislokimet e mjeteve ushtarake të mos zbulohen nga satelitët e huaj apo pajisjet e tjera të zbulimit, tha ministria.

 

Ministria e Mbrojtjes nuk tha se sa do të zgjasin stërvitjet dhe nuk përmendi ndonjë plan për lëshim raketash.

 

‘Yars’ është një raketë balistike ndërkontinentale me mbushje bërthamore, me një rreze veprimi prej rreth 11,000 kilometrash. Ajo përbën shtyllën kurrizore të sistemit të raketave strategjike të Rusisë.

 

Ministria e Mbrojtjes publikoi një video ku tregoheshin kamionë masivë, që mbanin raketa, duke u larguar nga një bazë, për patrullim. Sipas ministrisë, në manovra janë përfshirë rreth 300 automjete dhe 3,000 trupa në Siberinë lindore.

 

Stërvitja masive zhvillohet disa ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një plan për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, një vend fqinj dhe aleat i Rusisë.

 

Armët bërthamore taktike janë prodhuar për përdorim në fushën e betejës dhe kanë një rreze veprimi relativisht të shkurtër e një force shumë më të ulët, në krahasim me raketat strategjike me rreze të gjatë verpimi, të pajisura me mbushje bërthamore, e që janë të afta të zhdukin qytete të tëra.

 

Vendimi i zotit Putin për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, pasoi paralajmërimet e tij të përsëritura se Moska ishte e gatshme të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion, një referencë ndaj arsenalit të saj bërthamor, për të shmangur sulmet në territorin rus.

 

Zyrtarët rusë kanë lëshuar një ‘breshëri’ deklaratash të ashpra që prej momentit që trupat e tyre hynë në Ukrainë, duke paralajmëruar se mbështetja e vazhdueshme perëndimore për Ukrainën, ka rritur kërcënimin e një konflikti bërthamor./voa

Lexuar: 86

Lajme te ngjashme

Fluturimet e verës/ Lajm jo i mirë për turistët

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius

Trumpi këtë verë në Ballkan, tani për tani vizita e përcaktuar vetëm në një shtet

Hungaria akuzon Orbanin për ‘plaçkitje të plotë të arkës së shtetit’ para se të largohej nga pushteti

Irani thotë se ShBA i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

Lajmet e fundit

VLEN shpalos pikat e platformës politike

10 Maj, 2026

Në të gjitha shkollat fillore të vendit ka nisur regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

10 Maj, 2026

Fëmijët me autizëm në Maqedoninë e Veriut kërkojnë arsim dhe trajtim të barabartë

10 Maj, 2026

Barça një fitore larg titullit, prezantojnë listën për “El Clasico”

10 Maj, 2026

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

10 Maj, 2026

Filipçe: Mickoski gënjen, gjuha maqedonase është e pranuar nga Bashkimi Evropian

10 Maj, 2026

Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët dhe ia prenë veshin

10 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.