Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndërroi jetë profesoresha nga Kumanova

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

27 Qershor, 2026

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

27 Qershor, 2026

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

27 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 27 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së se si t’ia rrëshqasim topin nëpër shalë”, Rama: Kjo nuk ndodh! I trembem neglizhencës “alla shqiptarçe

TV NewsBy TV News22 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me operatorë të biznesit ushqimor, ku theksoi se siguria ushqimore mbetet një prioritet kombëtar dhe një nga shtyllat kryesore në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te sfidat e sektorit të qumështit, duke nënvizuar se ai nuk do të mund t’i mbijetonte kërkesave të standardeve evropiane në gjendjen aktuale. Sipas tij, zinxhiri i prodhimit dhe përpunimit paraqitet i paplotë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar cilësi dhe siguri për konsumatorin.

Ai paralajmëroi se koha në dispozicion është e mjaftueshme, por rreziku qëndron te neglizhenca dhe mentaliteti i shtyrjes së reformave.

Rama sqaroi se roli i shtetit nuk do të jetë ndëshkues, por mbështetës për biznesin. Kontrollet, sipas tij, do të shërbejnë si mekanizëm ndihmues për të orientuar operatorët drejt përmbushjes së standardeve, duke ofruar fillimisht informacion të plotë dhe më pas verifikim të zbatimit në terren.

Rama: Sektori i qumështit është një tjetër sektor që nëse do të ishim ne sot anëtarë të Bashkimit Europian, nuk do t’i mbijetonte dot kërkesës së standardeve, sepse është gjithë zinxhiri që duhet garantuar. Nuk është thjesht një pjesë, një hallkë e zinxhirit që mund të jetë brenda fabrika. Unë kam parë disa që janë me makineri të fjalës së fundit, që janë të certifikuara në disa aspekte, por zinxhiri është i mangët. Ne duhet të plotësojmë të gjithë zinxhirin.

Këtu përsëri vijmë tek nevoja për standarde dhe natyrisht, thënë të gjitha këto unë nuk i trembem kohës që kemi në dispozicion. Është e mjaftueshme. Unë nuk i trembem aftësive të të gjithë atyre që kanë investuar në këto 900 pika. Unë i trembem vetëm neglizhencës alla shqiptarçe që “hajde se ka kohë, ka kohë se s’ka problem”. I trembem asaj idesë që “hajde se do ta gjejmë ne në fund, do ja gjejmë rrugën dhe Bashkimit Europian se si t’ia rrëshqasim topin nëpër shalë”. Nuk ndodh kjo! Nuk ndodh!

Dhe prandaj duhet filluar që sot, me një plan gradual patjetër dhe me dije të plotë për çfarë duhet bërë hap pas hapi. Natyrisht që vjen pjesa e shtetit se nuk është një ushtrim i ndarë. Nuk është diçka që duhet ta bëni ju dhe të gjithë ata që janë në këtë fushë dhe ne thjesht do çojmë kontrolle. Kontrollet janë të vlefshme për të ndihmuar ju dhe për këtë arsye kemi bërë dhe një strategji të këtyre kontrolleve, që nuk do të jenë kontrolle ndëshkimore. Nuk do jenë misione ndëshkimi, por do të jenë një mision kombëtar për një nga hallkat e ekonomisë sonë që të gjithë njerëzit që janë në këtë hallkë të dobët të marrin fillimisht informacion të plotë se ku ndodhen dhe natyrisht kontrollet do të lënë porosi për t’u zbatuar dhe pastaj do të rikthehen për të parë zbatimin. Pra do të jetë një punë e përbashkët!

Ndërkohë që nga ana jonë ne jo vetëm duhet të krijojmë sistemin e qëndrueshëm të kontrollit, pra që kontrollet të jenë mbrojtëse të interesit publik, por edhe mbështetëse të çdo sipërmarrjeje që nuk është duke shkelur ligjin, por në të njëjtën kohë ka nevojë të rrisë standardet. Dhe patjetër kapacitetet tona laboratorike do duhet të forcohen në shërbimin e sipërmarrjes për t’u gjendur më pranë dhe për të qenë më të mirë organizuara në territor, që mos presësh me ditë të tëra për të bërë një analizë. Dhe pikat e kontrollit kufitar janë një tjetër pikë e dobët, ju e dini më mirë se unë, por dhe unë e di, që janë një pikë e dobët të cilën do ta adresojmë për të lehtësuar, por njëkohësisht dhe për të zhdërvjelltësuar shtetin në kryerjen e detyrës, pa u bërë pengesë dhe pa u bërë mur atje nëpër kufijtë e vendit.

Kemi një plan konkret investimesh, akreditimi të laboratorëve, përmirësimit të pikave të kontrollit kufitar dhe infrastrukturë dixhitale për të plotësuar nevojat e sistemit dhe për të lehtësuar ndërveprimin me ju.

Lexuar: 128

Lajme te ngjashme

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Rama: S’e di pse kam lënë përshtypjen që mund të jap dorëheqjen

Gazetari nga Bujanoci i reagon Blerim Latifit: Kosova s’mund t’u dalë kurrë borxhit shqiptarëve të Maqedonisë

Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndërroi jetë profesoresha nga Kumanova

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.