Autor: TV News
Brukseli po monitoron me vëmendje Shqipërinë, sa i përket çështjes Balluku. Nga forumi “Politico”, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, teksa e cilësoi punën e SPAK të shkëlqyer, u shpreh se rëndësi nuk ka vetëm hetimi i çështjes por edhe reagimet që sjell ajo. “Janë disa çështje, ju përmendët rastin e çështjes Balluku, të cilat ne po i monitorojmë me vëmendje. Siç e dini SPAK po bën një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe në fakt është normale që ata të hetojnë apo të gjejnë shkelje. Një tjetër element për ne është edhe fakti se përpos çështjeve nën…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar një mesazh falënderimi për ndjekësit e tij në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të ditëlindjes. Në postimin e tij, Meta shpreh se ndihet më i lirë, më i ri dhe më i fortë se kurrë, pavarësisht se Gjykata e Posaçme ka vendosur sërish mbajtjen e tij në burg. Ai falenderon të afërmit, miqtë dhe mbështetësit për urimet, duke përmendur veçanërisht nënën e tij, e cila i besoi emrin Ilir. “Falenderoj përzemërsisht gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për urimet e tyre me rastin e ditëlindjes time, e cila më gjen…
Ashtu siç u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e 21 marsit, Partia Socialiste prezantoi draftin e ligjit për referendumet. Kryetari i grupit socialist Taulant Balla, deklaroi se dokumenti është gati për konsultim ndërsa shprehu dhe vullnetin e shumicës për të biseduar me opozitën. “Dua të them sot, gatishmërinë tonë të plotë, edhe nëse duan, ligjin për referendumet, jemi të gatshëm edhe t’i presim, por s’kanë për të ardhur kurrë”, tha Balla. Balla u ndal dhe te propozimi i kryeministrit Rama për uljen e numrit të deputetëve. Kjo sipas tij, mund të jetë cështje që mund të vendoset edhe…
Ka nisur seanca e dytë në ngarkim të kryebashiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të 29 të bashkëpandehurve të tjerë. Edhe në këtë seancë, në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme, nuk është paraqitur fizikisht Erion Veliaj, vetëm avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku. Po ashtu janë të pranishëm dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado Në deklarimin e tij, Veliaj është shprehur: “Nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”. Në seancën e kësaj të marte nuk është e pranishme as Ajola Xoxa. Bashkëshortja e kryebashkiakut përfaqësohet nga avokati…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi sot draftin e ligjit për referendumet. Nisma do t’i nënshtrohet konsultimeve me ekspertët dhe gjithashtu pritet të ketë bashkëpunimin e opozitës. Andon Kume, ekspert i çështjeve ligjore, shprehet se kuadri aktual i referendumit është jashtëzakonisht pengues dhe ka pamundësuar zhvillimin e këtyre proceseve. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, ai tha se drafti i ri synon të krijojë një ligj më miqësor, duke mundësuar referendume kushtetuese, ligjore dhe lokale, ku qytetarët mund të shprehin drejtpërdrejt vullnetin e…
Ish-deputeti socialist, Petro Koçi, i ka cilësuar “vrastare” të shpresës së shqiptarëve protestat e Partisë Demokratike. I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Koçi tha se protestat e PD jo vetëm që po shkatërrojnë imazhin e vendit, por po vrasin edhe shpresën për të pasur protesta reale në këtë vend. Pjesë nga biseda: Borakaj: Protestat e opozitës si i shikoni? Koçi: Gjithë kjo seri protestash kanë një efekt negativ për shpirtin e protestës së qytetarëve. Këta po i marrin shpirtin për ndonjë protestë reale në Shqipëri. E perceptojnë një protestë si një dështim. Borakaj: Çfarë…
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha se një komision që do ngrihet do të përzgjedhë lista përfundimtare të kandidatëve për kreun e PD-së. I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj, Kaso u shpreh se dy janë kriteret, të plotësojnë kushtet e statutit dhe të kenë staturën politike për të kandiduar për në krye të PD-së. Ai theksoi se nuk mjafton vetëm dëshira për të kandiduar, pasi bëhet fjalë për kreun e Partisë Demokratike, një pozicion nga i cili nesër mund të zgjidhet kryeministër. Pjesë nga biseda: Kaso: Janë emra që janë vetëshpallur. Komisioni…
Aksioni politik dhe zgjedhjet në PD kanë qenë tema e diskutimit këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. E pranishme në studio, gazetarja Bruna Çifligu theksoi se është diskutuar shpesh që PD do të ngrejë çadër apo do të futet në grevë, por deri më sot asgjë nga këto nuk është parë. Lidhur me këtë pyetje, deputeti i PD, Ivi Kaso, deklaroi se armët më të forta të opozitës përdoren në momentet më kritike, duke theksuar se të gjitha këto janë në “lojë”. Pjesë nga biseda: Borakaj: E keni të pamundur të…
Situata aktuale politike ka krijuar diskutim mes të ftuarve këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. I ftuar në studio, ish-deputeti socialist Petro Koçi tha se PD do të duhet të reformohet nëse kërkon të vijë në pushtet. Sipas tij, përballë kësaj PD-je, PS do të fitonte gjithmonë. Por për gazetarin Endri Xhafo, as në PS situata nuk është aq e qetë, pasi ka socialistë që janë të lodhur nga Edi Rama. Pjesë nga biseda: Koçi: Nëse opozita nuk transformohet, nëse nuk vjen një lidership i ri dhe modern, nuk ka asgjë në vijë. Borakaj:…
Gazetari Endri Xhafo ka ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e protestave të organizuara nga Partia Demokratike, duke theksuar se mbetet e paqartë se çfarë kërkon konkretisht opozita. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ai tha se përmes këtyre protestave, Berisha synon më shumë të përballet me një “indiferencë ndërkombëtare”, në një kohë kur, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka qenë i suksesshëm në marrëdhëniet me faktorët ndërkombëtarë. Megjithatë, ai shprehet skeptik se protestat mund të sjellin ndryshime konkrete, duke theksuar se Partia Socialiste zotëron 83 vota. Sipas tij, objektivi kryesor i PD-së është të mbajë të mobilizuar…
