Autor: TV News
Ndryshimet e drejtuesve politikë të PS në qarqe kanë qenë shkak i debatit mes ish-deputetit socialist Petro Koçi dhe deputetit demokrat Ivi Kaso këtë të martë në studion e “Quo Vadis”. Koçi tha se ndryshimet politike në këtë moment janë normale, pasi kandidati për bashki nuk mund të jetë edhe drejtues politik i qarkut. Por për demokratin Ivi Kaso nuk është normale që një ministër të jetë drejtues politik, pasi kjo do të thotë të përdorësh makinerinë shtetërore në zgjedhje. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ndryshimet e drejtuesve në qarqe? Koçi: Janë të logjikshme. Nuk mund të jetë kandidati për kryetar…
Deputeti i PD, Ivi Kaso, e ka cilësuar si nevojë të kryeministrit për të tërhequr vëmendjen nga çështjet madhore deklaratën e kryeministrit Edi Rama për referendum popullor për uljen e numrit të deputetëve. I ftuar këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kaso tha se kjo që po bëjnë Rama dhe Taulant Balla është “vrasje” e Reformës Zgjedhore, pasi ata kanë bërë gati draftin pa bërë asnjë konsultë me opozitën. Për ish-deputetin e PS, Petro Koçi, karta e hedhur në tavolinë nga Rama duket mjaft interesante, pasi qytetarët e shohin parlamentin si…
Gazetarja Bruna Çifligu, e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, deklaroi se Partia Socialiste i ka ndezur tashmë motorët elektoralë për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërkohë që PD nuk duket askund. Por për deputetin e PD, Ivi Kaso, PS thjesht po kërkon të bindë qytetarët se është gati, pas betejave të brendshme për ndarjen e klaneve që ka pasur në periudhën e fundit. Pjesë nga biseda: Çifligu: Kundërshtari i ka ndezur motorët elektoralë, po ju? Kaso: Nuk është jashtë vëmendjes sonë përgatitja për zgjedhjet e 2027-ës apo edhe rifreskimi i strukturave, si dhe…
Deputeti i PD, Ivi Kaso, i ftuar këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur mbi protestën e fundit të demokratëve. I pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë ka fituar PD deri tani nga protestat, Kaso tha se qëllimi është që protestat qytetare të vijojnë deri në arritjen e një qeverie kujdestare që të mund të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Pjesë nga biseda: Borakaj: Protesta, i vetmi instrument i fortë? Kaso: Një nga instrumentet që opozita po përdor. Jemi prej kohësh të angazhuar në një dinamikë…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se opozita do të votojë kundër draftit të Partisë Socialiste për referendumet. Në një konferencë për mediat, kryedemokrati u shpreh se ky është një tjetër hap i kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet e tij. “Nuk votojmë asnjë ligj me PS. Jemi të angazhuar në proceset e reformës, në dy reforma. Jo se besojmë se Edi Rama do të pranojë të ketë një produkt të përbashkët, jemi të bindur se nuk beson. Por kemi një opinion të tërë që kërkon që të ne të paraqesim variantin tonë dhe ata të njihen më…
Ervin Salianji ka reaguar për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, duke theksuar se “humbësit kanë përjashtuar fituesit”. Salianji vë në dukje se frika nga gara nuk është lidership, duke shtuar se dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin garën. “Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët. E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston…
Shqipëria po mirëpret për herë të parë zhvillimin e takimeve të Grupeve të Punës të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (EBRA), një aktivitet i rëndësishëm evropian që mbledh ekspertë dhe drejtues të regjistrave të biznesit nga e gjithë Evropa. Takimet zhvillohen në datat 24–25 mars në Tiranë dhe organizohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Ky aktivitet përfshin grupet e punës për të drejtën e shoqërive tregtare, të dhënat e hapura dhe pronarët përfitues, duke trajtuar çështje kyçe që lidhen me transparencën, digjitalizimin dhe ndërveprueshmërinë e sistemeve të regjistrimit të biznesit në Evropë. Në fjalën e saj, Ministrja e…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për dorëzimin e akteve të inventarizuara në procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se gjykata theksoi se fashikujt e dosjes janë të numeruar dhe të inventarizuar, duke vlerësuar se kërkesa e avokatit për dorëzim të inventarizuar nuk është e nevojshme, pasi aktet janë dorëzuar tashmë sipas procedurave. Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet ditën e mërkurë, më 1 prill, në orën 09:00. /vizionplus.tv
Gjykata kundër Korrurpsionit dhe Krimit të Organizuar ka legjitimuar Plarent Ndreca si avokat të Erion Veliajt. Në seancën e kësaj të marte, Gjykata vendosi që të shtyhet seanca për shkak se Meriman Palushi ishte pa mbrojte Gjykata pezulloi edhe afatet e paraburgimit për Veliajn dhe të pandehurit që janë me masë arrest në shtëpi. Në fjalën e tij Plarent Ndreca ka kërkuar që Veliajd he ai të njihen me aktet e dosjes. “Klienti im ka kërkuar që të njihet me aktet, sepse as unë nuk jam njohur, e vetmja kërkesë është që ne ti marrim me inventar, sepse nuk mund…
Daja i Ilaz Brahimit, Selimi ka bërë të ditur se nipi i ndjerë ishte në kërkim të një bashkëshorteje, mirëpo sqaroi se 45-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë i martuar. Ai tha se nipi i tij kishte pirë vetëm dy herë kafe me Ardita Gashin, të dyshuarën për vrasjen e 45-vjeçarit. “Ilazi, djali i motrës time është rritë në praninë tonë, para syve tanë. Për fat, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai është dashur ta marrë rrugën e mërgimit, dhe ka gjet punë e ka punuar deri në këtë moment. Por, çdo Bajram, Ilazi i ka ardhur nënës në prehër,…
