Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Komuna e Çairit dërgon ndihmë me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

22 Korrik, 2026

Pas Bullgarisë, Greqia ofron shtetësi për qytetarët nga Maqedonia e Veriut me origjinë greke

22 Korrik, 2026

Shasivari priti studentët e UEJL-së që korrën sukses në garën mbarëshqiptare

22 Korrik, 2026

Eurodeputeti Fragkos: Shkupi është “shtet pa bazament historik, i ndërtuar në tokë të huaj”

22 Korrik, 2026

Edhe për sot pasdite parashihet mot me erëra të fuqishme dhe shi

22 Korrik, 2026

Mickoski për dëmet nga stuhia: Do të vlerësohen dhe do të kompensohen

22 Korrik, 2026

Sali: Reformat dhe integrimi evropian kërkojnë përgjegjësi dhe konsensus të përbashkët

22 Korrik, 2026

Qendra për Menaxhim me Kriza: Dëme në Shkup, Koçan, Shtip, Kumanovë e Strumicë

22 Korrik, 2026

E gjithë Zvicra flet për mësuesin shqiptar nga Kumanova, nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë”

22 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 23 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Drafti i PS për referendumet, Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

TV NewsBy TV News25 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi sot draftin e ligjit për referendumet. Nisma do t’i nënshtrohet konsultimeve me ekspertët dhe gjithashtu pritet të ketë bashkëpunimin e opozitës.

Andon Kume, ekspert i çështjeve ligjore, shprehet se kuadri aktual i referendumit është jashtëzakonisht pengues dhe ka pamundësuar zhvillimin e këtyre proceseve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, ai tha se drafti i ri synon të krijojë një ligj më miqësor, duke mundësuar referendume kushtetuese, ligjore dhe lokale, ku qytetarët mund të shprehin drejtpërdrejt vullnetin e tyre.

Një nga çështjet që mund të shtrohet në referendum është reduktimi i numrit të deputetëve në parlament, një nismë që sipas Kumes ka dakordësinë e palëve politike. Përveç kësaj, referendume mund të zhvillohen për ligje të reja, shfuqizimin e ligjeve ekzistuese ose për çështje të rëndësisë së veçantë në nivel kombëtar dhe lokal.

Ai shton se edhe shoqëria civile ka paraqitur drafte të ngjashme në të kaluarën, por që nuk janë shqyrtuar nga Komisioni i Ligjeve, ndërsa drafti aktual i Ballës përmban disa nga elementet e propozuara më parë.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë mendimi keni për këtë propozim që ka bërë Partia Socialiste?

Andon Kume:  Partia Socialiste, nëpërmjet zotit Taulant Balla, ka bërë tashmë një ftesë për konsultim të gjerë publik të një drafti që trajton ligjin e ri për referendumet. Kjo është një nga çështjet me rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë, pasi kuadri rregullator i referendumeve që kemi sot e pamundëson ose është jashtëzakonisht pengues për zhvillimin e një referendumi. Pra, jemi realisht të vonuar në paraqitjen e një drafti të tillë dhe në marrjen e një vendimi për referendumet në Republikën e Shqipërisë. Shoqëria jonë ka zgjedhur të drejtohet nëpërmjet rregullave demokratike dhe demokracia zhvillohet nëpërmjet demokracisë përfaqësuese, ku ne zgjedhim deputetët që na përfaqësojnë dhe marrin vendime. Por, është edhe komponenti i demokracisë së drejtpërdrejtë, i cili zhvillohet nëpërmjet referendumeve. Ky komponent i ka munguar deri më sot shoqërisë shqiptare.

Megjithatë, socialistët kanë bërë të qartë se një nga pyetjet që mund të shtrohet në referendum është ajo për të reduktuar, për shembull, numrin e deputetëve në parlament. Po ndonjë nismë tjetër që mund t’i nënshtrohet referendumit, çfarë mendoni se mund të ishte?

Andon Kume: Drafti që ka paraqitur zoti Balla trajton të gjitha llojet e referendumeve. Mund të kemi referendum kushtetues për të ndryshuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, siç është edhe rasti për ndryshimin e numrit të deputetëve, nismë e cila deri më sot ka edhe një dakordësi të palëve, pasi edhe Partia Demokratike ka rënë dakord që numri i deputetëve në Republikën e Shqipërisë është shumë i lartë dhe ka mundësi të reduktohet. Pastaj ka referendume të cilat mund të shfuqizojnë një ligj të caktuar ose mund të kërkojnë marrjen e vendimit për një ligj të ri. Ka referendume që mund të zhvillohen për një çështje të një rëndësie të veçantë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel lokal. Pra, referendume lokale dhe të përgjithshme. Shumë çështje mund të trajtohen me referendum, ku qytetari kërkon që zëri i tij të dëgjohet drejtpërdrejt. Kuorumi për të konsideruar të vlefshëm një referendum ndryshon në bazë të llojit. Për shembull, për të ndryshuar Kushtetutën është e nevojshme që më shumë se gjysma e votuesve me të drejtë vote të jenë pro, gjë që është pak e vështirë për t’u arritur. Ndërsa format e tjera për çështje të rëndësisë së veçantë apo ligje janë parashikuar në këtë draft me kuorume që janë realisht të arritshme.

Këto 30 vjet, në Shqipëri janë zhvilluar vetëm tre referendume: në ’94-ën ai për Kushtetutën që u rrëzua, në ’97-ën për formën e regjimit (monarki apo republikë) ku u rrëzua monarkia, dhe në vitin ’98 Kushtetuta që kemi në fuqi u miratua gjithashtu me referendum. Megjithatë, ekziston përshtypja se procesi burokratik dhe ligjor sot është shumë i vështirë. Përse dështojnë këto nisma? Cilat janë shkaqet?

Andon Kume: Të gjitha këto referendume që përmendët ju janë referendume kushtetuese. Ndërkohë, nisma të tjera kanë dështuar sepse legjislatori ynë ka vendosur rregulla të tilla që e pamundësojnë zhvillimin e referendumit. Pra, janë rregulla armiqësore. Me këtë draft të ri, kërkohet që kjo të zhbëhet dhe të kemi një ligj më miqësor. Duhet thënë se drafte të tjera ka pasur në Kuvend edhe nga shoqëria civile. Përpara disa vitesh, edhe instituti që unë drejtoj ka dërguar një draft të mbështetur nga mbi 20.000 votues, i cili nuk u trajtuar nga Komisioni i Ligjeve. Ky draft që ka propozuar zoti Balla ka marrë disa elemente nga drafti që kemi dërguar ne, pavarësisht se mënyra e administrimit ndryshon pak.

/vizionplus.tv

Lexuar: 4

Lajme te ngjashme

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

287 refuzime nuk e ndalën: Historia e Qëndresës që pushtoi politikën në Zvicër

Mehazi: Mali i Zi me 600 mijë banorë shtet i pavarur, ndërsa 600 mijë shqiptarë të jenë pakicë në Maqedoni

Tre kosovarë janë zhdukur në Shkup, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre! Shpërndajeni!

Drama para finales së Botërorit: Ish-kampioni i botës nuk lejohet të hyjë në SHBA, i kërkon ndihmë Trumpit

Lajmet e fundit

Komuna e Çairit dërgon ndihmë me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

22 Korrik, 2026

Pas Bullgarisë, Greqia ofron shtetësi për qytetarët nga Maqedonia e Veriut me origjinë greke

22 Korrik, 2026

Shasivari priti studentët e UEJL-së që korrën sukses në garën mbarëshqiptare

22 Korrik, 2026

Eurodeputeti Fragkos: Shkupi është “shtet pa bazament historik, i ndërtuar në tokë të huaj”

22 Korrik, 2026

Edhe për sot pasdite parashihet mot me erëra të fuqishme dhe shi

22 Korrik, 2026

Mickoski për dëmet nga stuhia: Do të vlerësohen dhe do të kompensohen

22 Korrik, 2026

Sali: Reformat dhe integrimi evropian kërkojnë përgjegjësi dhe konsensus të përbashkët

22 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.