Autor: TV News
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është ende duke punuar për të parandaluar një luftë të madhe në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët, pasi 22 njerëz janë vrarë nga sulmet në qendër të Bejrutit. Blinken ka folur një ditë pasi sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar dy ndërtesa në Bejrut, njëra prej të cilave është shkatërruar plotësisht. “Ne vazhdojmë të angazhohemi intensivisht për të parandaluar një konflikt më të gjerë në rajon”, u ka thënë Blinken gazetarëve pas një Samiti të Azisë Lindore në Laos, duke shtuar se është…
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë funksionale dhe vazhdojnë të ofrojnë ushqim të llojllojshëm për pjesëtarët e saj, pavarësisht propagandës, siç thuhet në njoftim, të përhapur në disa media dhe rrjete sociale. Në deklaratën e saj, Ministria ka theksuar se nuk ka mungesë ushqimi apo rënie të cilësisë, pasi produktet e përdorura janë të ngjashme me ato që gjenden në çdo shtëpi në Kosovë. Megjithatë, ajo ka pranuar se sfida kryesore me të cilën po përballet aktualisht është mungesa e stafit teknik mbështetës, përfshirë kuzhinierët. “Të gjitha…
11 persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Veternik. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Dukagjinin se aksidenti ka ndodhur ssot rreth orës 14:30. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona,” tha Ahmeti. Ndërsa me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencë për media. “Dardanët” zhvillojnë nesër duelin ndaj Lituanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Foda u shpreh se do të jetë ndeshje e vështirë, por kanë ardhur për të fituar. “Lituania është një ekip kogja i mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi ardhur të fitojmë. Duhet të jemi kompakt në mbrojtje dhe të bëjmë lojën tonë. Nëse duam ta fitojmë grupin, duhet ta fitojmë secilën ndeshje. Është përballje shumë e rëndësishme”, tha Foda. Të martën, Kosova e luan ndeshjen e radhës ndaj Qipros në “Fadil…
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq, janë taktika të kryeministrit Albin Kurti. Abazi tha se në seancë po mungojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. “Fatkeqësisht janë dy grupe parlamentare që nuk janë këtu, nuk është vetëm simbolikë kjo punë. Ka arsye që po e filloj këtë diskutim në këtë mënyrë.” E audioincizimi Kusari-Lila – Radoiçiq, Abazi thotë që është obligim të zbërthehet deri në fund. “Para zgjedhjeve e të ardhshme duhet të dekonstruktohet koordinimi me Listen Serbe e Radoiçiqin. E kemi obligim si përfaqësues të…
Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën dhe zhvillimet e tjera në vend dhe më gjerë. Mushkolaj njihet për çasjen ndryshe ndaj problemeve dhe fenomenve në shoqëri. Kolumnja e parë e tij në www.dukagjini.com është titulluar “Mimoza nuk është vetëm”. Ai ka thënë se biseda e saj prej shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Milan Radojçiqin nuk është bisedë private por sipas tij prapa saj qëndron subjekti politik qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe vet lideri i saj, kryeministri i vendit Albin…
Këngëtari, Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin. ‘Lamtumirë’ titullohet projekti i cili u vizualizua me videoklip. Kënga është punuar nga Çelik Lipa dhe Fifi, dy nga emrat më të njohur në industrinë muzikore shqiptare. Videon e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë.
Drita Millaku i është bashkuar grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Millaku shihet duke u përshëndetur me deputetët e LDK-së në Kuvend. Disa çaste më parë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e konfirmoi aderimin e Drita Millakut nga Lëvizja Vetëvendosje në LDK. LEXO EDHE: Lumir Abdixhiku konfirmon aderimin e Drita Millakut nga VV-ja në LDK
Liga e Kombeve vazhdon sot me ndeshjet e radhës që janë në program. Pa dyshim, vëmendja kryesore te ne do të jetë në ndeshjen Çekia-Shqipëria, aty ku kuqezinjtë do të synojnë fitore. Gjithashtu sonte, Gjermania do të ndeshet me Bosnjën dhe Herzegovinën, teksa Holanda udhëton për t’u përballur më Hungarinë. Këto janë të gjitha ndeshjet:
Benda stacionit të Policisë së Kosovës Jugu, ka nodhur një plagsoje me armë zjarri, ku një zyrtare policore mbeti e plagosur nga kolegu i saj. Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), ka njoftuar se ka filluar hetim lidhur me incidentin e shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit. Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor. Plagoset një zyrtare policore me armë nga kolegu i saj “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit…
