Autor: TV News
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i kamionit, i cili shkaktori aksidentin gjatë së premtës në Veternik të Prishtinës. Sipas njoftimit thuhet se tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Veternik.“Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak”, thuhet në raportin policor. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar,…
Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli pas humbjes 2-0, që kuqezinjtë regjistruan në Pragë ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës, mbrojtësi shkodran deklaroi: “E dinim para se të luanin, që ishin më të motivuar se ne, e pamë edhe në fushë, treguan shumë presion. Ata janë të fortë me goditjet standarte. Kështu u bënë golat, me krose dhe pak të thjeshtë. Duhet të kuptojmë gabimet dhe mos i përsërisim më. E kishim rastin tonë, që mund ta barazonin apo ta fitonim ndeshjen. Pastaj pësuam golin e dytë që na preu këmbët. Ndaj Gjeorgjisë është ndeshje e rëndësishme,…
I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është veshur me flamujt shqiptarë dhe turq në pritje të vizitës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë të Shqpërisë. Presidenti i Turqisë në vizitën zyrtare do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ndërsa pasdite do të përurojë xhaminë e Namazgjasë. Sipas agjendës, presidenti turk do të pritet me ceremonia në presidencë në orën 11:40 – 12:40. Më pas do të vijojë takimi kokë më kokë me kreun e shtetit shqiptar. Pas kësaj ai do të takohet me kryeministrin Rama dhe pas takimi është parashikuar për në orën 13:00 konferenca…
Shqipëria dhe Hungaria i kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe investimet hungareze në Tiranë. Një marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe një tjetër në atë të administratës publike u nënshkruan gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Budapest, ku ai u takua nga lideri hungarez Viktor Orban. “Biseduam se si mund ta zgjeronim këtë bashkëpunim që, në fakt, nuk është bashkëpunim në vetvete, por është ndihmesë me një drejtim nga pala hungareze drejt nesh”, tha Rama gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin…
Ministria e Mbrojtjes ka mohuar zërat që qarkulluan së fundmi në lidhje me ofrim e dorëheqjes nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ky reagim i MM-së u nxitë pas deklaratës së deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila tha se kishte marrë informacione të pavërtetuara që Maqedonci kishte dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti. “Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, thuhet në reagimin e ministrisë. Musliu bëri këto komente gjatë një paraqitjeje në emisionin “FIVE” në Televizionin Dukagjini, ku ajo theksoi se…
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka analizuar humbjen me Çekinë, duke theksuar se ajo erdhi vetëm sepse kundërshtarët kishin më shumë entuziazëm e dëshirë për fitoren. Sipas trajnerit, Shqipëria ishte një ekip i panjohur për të gjithë deri sa drejtimin e mori ai. “Mendoj se nuk është se skuadra ka humbur entuziazmin, por skuadra kundërshtare kishte me tepri entuziazëm. Ato kishin shumë dëshirë, pritnin prej 13 muajsh këtë ndeshje. Ne dukeshim si skuadra më e madhe e Europës, ata kishim motivim shumë. Kjo nga një anë na jep kënaqësi, por nga ana tjetër humbje mbetet e tillë dhe nuk të pëlqen.…
Janë pjesë e detyrës e të njëjtat, i përdorin vetëm kur e kanë të domosdoshme. Megjithatë po gjatë detyrës, një zyrtar policor ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij, mëngjesin e hershëm në stacionin policor të jugut. E për këtë, Inspektorati Policor i Kosovës ka marrë masa ndaj tij. “Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me…
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) do të organizojë një konferencë shkencore në nder të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar, Rexhep Boja, i cili ndërroi jetë në shtator të vitit 2021. Konferenca, e titulluar “Myftiu dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”, do të mbahet më 18 dhe 19 tetor në Prishtinë. Ramadan Shkodra, drejtori për Kulturë dhe veprimtari botuese në BIK, ka bërë të ditur detajet rreth konferencës. Ai theksoi se dita e parë, më 18 tetor, do të përfshijë seancën hapëse, ku do të marrin pjesë prijës të lartë të shtetit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë…
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka siguruar vendin e dytë dhe ka fituar medaljen e argjendtë në garën prestigjioze Cambrian Patrol 2024, e cila u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo arritje është veçanërisht e rëndësishme, pasi FSK u konkurroi ndaj një total prej 111 ekipeve, duke përfshirë 37 ekipe ndërkombëtare nga 36 vende të ndryshme. Cambrian Patrol njihet si një nga garat më sfiduese ushtarake në botë, ku ekipet testohen përmes një sërë detyrash të vështira ushtarake. Këto detyra përfshijnë përgatitjen taktike, përballjen me…
Gjykimi i producentit dhe këngëtarit amerikan Sean “Diddy” Combs mbi akuzat e supozuara për trafik seksual dhe konspiracion do të fillojë më 5 maj 2025. CBS News raporton se gjyqtari Arun Subramanian vendosi në një seancë paraprake se gjykimi do të fillojë në maj të vitit të ardhshëm. Diddy, i cili u paraqit para një gjykatësi në Nju Jork për herë të parë të enjten pasi u vu në paraburgim, do të gjykohet për trafikim seksual, punë të detyruar, rrëmbim, zjarrvënie, posedim droge, ryshfet dhe pengim të drejtësisë. Avokatët dhe prokurorët e Diddy i dërguan një letër të përbashkët gjyqtarit…
