Autor: TV News
Në turneun e parë të tij në rajon, la mesazhe edhe në Kosovë. Bëhet fjalë për Aleksander Kasanof, të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor i cili qëndroi në Kosovë për dy ditë, pas vizitës që pati në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercogovinë. Pos takimeve me prijës të shtetit, opozitën dhe shoqërinë civile në veri, ai pati një takim edhe me gazetarë. Ndër të tjera, gjatë diskutimit me ta tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së për të mbështetur Kosovën. Sipas tij, SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin të gjitha obligimet që…
Serbia dhe Zvicra përballen sonte në Ligën e Kombeve. Kjo ndeshje zhvillohet në Leskovc me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport. Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte figura më e komentuar para kësaj sfide, natyrisht për faktin se ai është shqiptar dhe e ka mposhtur dy herë Serbinë. Mesfushori shqiptar do të luajë si titullar në këtë takim, ja formacionet zyrtare: /GazetaBlic Sport/
Inkursioni i Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë po hyn tani në muajin e tretë, me shumë vendbanime ende nën kontrollin e saj. Operacioni shënoi herën e parë që trupat e huaja hynë në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore – duke vënë në siklet Kremlinin dhe duke u dëshmuar mbështetësve të Kievit dhe pjesës tjetër të botës se ushtria e Ukrainës nuk ishte përmbytur. Rreth nëntë javë më vonë, përparimi i Ukrainës ka ngecur dhe asnjëra palë nuk ka bërë fitime ose kundërsulme të mëdha ditët e fundit. Fundi i lojës është i paqartë. Analistët besojnë se Kievi po përpiqet…
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrushme, por e brishtë, duke theksuar se shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike “që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme”. Në intervistën për kolegen Garentina Kraja, Admirali Munsch flet edhe për përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin, si dhe për planet e NATO-s për të krijuar qëndrueshmëri, përmes një korridori të ri të aleancës,…
Kur një ekip dokumentarësh i National Geographic zbuloi një çizme dhe çorape që dilnin nga një akullnajë e shkrirë në malin Everest në shtator, ata pothuajse menjëherë e kuptuan rëndësinë e saj si një çelës për një mister shekullor. Një etiketë emri e qepur ende në çorapin e leshtë shkruante “AC Irvine”, duke zbuluar se ndoshta i përkiste alpinistit britanik Andrew “Sandy” Irvine. Zhdukja e Irvine në Everest në vitin 1924, së bashku me bashkatdhetarin e tij George Mallory , është një nga misteret më të mëdha të alpinizmit – me një zgjidhje që ka potencialin për të ndryshuar historinë.…
Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e Lituanisë, me ndeshjen që nis nga ora 15:00. Selektori Franco Foda ka vendosur për 11 lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi. Në formacionin e Kosovës ka disa risi, duke nisur nga porta. Amir Saipi e nis ndeshjen debutuese në vend të Aro Muroc, derisa Dellova po ashtu e nis nga fillimi. Albion Rrahmani i prin sulmit të Kosovës.“Shaipi: Rrudhani, Rrahmani, Dellova, Vojvoda: Berisha, Rexhbeçaj: Rashica, Muslija, Zhegrova: Rrahmani”, ekipi startues.
Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar të shtunën se rreziku i një lufte bërthamore është duke u rritur, dhe kanë bërë thirrje sërish për braktisje të armëve bërthamore. “Situata ndërkombëtare është duke u përkeqësuar, dhe tani luftërat po kryhen nën kërcënimet për përdorim të armëve bërthamore”, ka thënë Shigemitsu Tanaka, i mbijetuar i bombardimeve amerikane në Nagasaki më 1945, dhe bashkëudhëheqës i grupit Nihon Hidankyo. “Frikësohem që ne si qenie njerëzore jemi në rrugë drejt vetëshkatërrimit. Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë është përmes braktisjes së…
Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka njoftuar se i ka përfunduar mandati i tij si sekretar i kësaj zyre.Haxholli përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ai aktualisht është në fazën e “phaze out” dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është largimi i gjësendeve nga zyrja e tij. Diplomati kosovar ka thënë se në Serbi mund të hyj vetëm nëse ky vend do e njohë pavarësinë e Kosovës.Haxholli gjithashtu ka shkruar se tash e tutje do të jetë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD).“Më lejoni t’ju informoj…
Autoritetet serbe kanë thënë se kanë arrestuar sot(e shtune) një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, ka konfirmuar se arrestimi i kinse “të dyshuarit” ka ndodhur në pikën kufitare Horgosh. Sipas gazetës serbe “Danas”, M.I. është i dyshuar për krime lufte, kundër nacionalitetit serb në Prishtinë gjatë vitit 1999. Sipas tyre, “I dyshuari” thuhet se është dërguar në masën e ndalimit për 48 orë. Lidhur me arrestimin e M.I, Dukagjini ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por që deri në publikimin e lajmit, nuk…
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë në prag të një dasme të madhe për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Zeqiri kishte mbledhur miket e saja më të afërta të zemrës për të festuar një prej netëve më të veçantë në jetën e saj. Këngëtarja shihej më se e lumtur duke vallëzuar./teve1.info/
