Autor: TV News
Dyshohet se rreth orës 02:30 të mëngjesit është rrahur brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se Rakiq është sulmuar nga një grup personash në krye me Goran Vuçeviq, tani i dyshuar kryesor për këtë sulm. Goran Vuçeviq Në bazë të informacioneve të Dukagjinit, Goran Vuçeviq është vëllau i Vladimir Vuçeviq i cili është pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kundër policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku tani hero i Kosovës. Vladimir Vuçeviq Burimet thënë se Rakiq është rrahur keq në kafiterin e Goran Vuçeviqit. Kafiteria e Goran Vuçeviq…
Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë. Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura ngha Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është…
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se ka shumë probleme në këtë qytet, e që nuk po zgjidhen. Sipas tij, një kryetar (Alban Hyseni) që beson në gjysmë shtatzëni, është problem të kuptohesh me të.Haiziri, përmend dhe problemet me buxhet, i cili ende nuk është dërguar në seancën dëgjimore të Kuvendit të Gjilanit. “Nuk mundesh të sillesh rreth buxhetit të komunës, tek e fundit është kuleta e popullit. Nuk ka kërkesa individuale, kush bën do të publikojë emra, edhe të atyre të LDK-së, sepse nuk ka ardhur në LDK për të…
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot janë pritur dhe akomoduar 68 shtetas afganë. Sveçla përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se akomodimi është bërë bazuar në vendimin e marrë në mbledhjen e 220-të të Qeverisë së Kosovës për ofrim të mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të disa shtetasve afganë dhe familjarëve të tyre. “Ky veprim është në vazhdimësi të angazhimit të Qeverisë sonë ndaj krizës në Afganistan, duke ofruar mbrojtje dhe strehim për individët në rrezik nga konfliktet e brendshme. Duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën…
Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes së grave, pas raportimit të dy rasteve në Stamboll. Qindra persona kanë bërtitur zëshëm kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij me rrënjë islamike, AKP. “Ju jeni një Qeveri që lejoni vrasjen e grave”, ka thënë organizatorja e marshit, Gunesh Fadime Ahsahin, para turmës. Gulizar Sezer, nëna e një gruaje të re që është vrarë, ka thënë se duhet t’i jepet fund “masakrimit të vajzave tona”. Trupi i vajzës së saj është gjetur ne qershor, pasi fillimisht është gjuajtur në det, i mbështjellë në një tepih. Protesta tjera…
Nora Istrefi, njëra prej këngëtareve më të njohura shqiptare, ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut me postimin e saj të fundit në Instagram. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq, të shkurtër dhe plot shkëlqim, që thekson linjat e saj trupore mahnitëse. Përveç talentit të saj muzikor, fiziku i saj është gjithashtu nën vëmendjen e medieve dhe fansave, duke e bërë Norën një ikone të stilit dhe atraktivitetit. Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, tregon se sa e dashur është ajo për fansat e saj. E njohur për stilin e saj të veçantë dhe guximin për…
Ministri i Mbrojtjes, Euup Maqedonci ka njoftuar se së bashku me Komandatin e FSK-së kanë kërkuar nga strukturat përgjegjëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe Ministrisë së Mbrojtjes që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zgjedhjen e sfidave për furnizimin dhe shërbimin ushqimor të personelit të FSK-së.Maqeodonci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se përmes këtyre veprimeve synohet minimizimi i ndikimeve negative për furnizim dhe shërbimin ushqimor, duke garantuar që situatat e tilla të mos prekin efektin dhe përformancën e FSK-së. “Për të adresuar këto sfida të përsëritura, unë, së bashku me Komandantin e FSK-së,…
Lee Carsley ka thënë se kombëtarja e Anglisë do të jetë “pak më konvencionale” kundër Finlandës në ndeshjen e tyre në Ligën e Kombeve sesa kundër Greqisë. Anglia humbi 2-1 në Wembley të enjten pasi formacioni eksperimental i Carsley rezultoi katastrofik, transmeton GazetaBlic Sport. Carsley, 50 vjeç, këmbëngul se do të mësojë nga humbja dhe shtoi se është e rëndësishme të provosh gjëra të reja, edhe nëse ato nuk funksionojnë gjithmonë. “Është diçka në të cilën do të rikthehem pas dy ose tre muajsh dhe do të jem më mirë për të”, tha trajneri i përkohshëm i Anglisë. “Doja të…
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Ekonomia Online, paralajmëroi se nëse buxheti për vitin 2025 nuk votohet, sipas afateve ligjore, atëherë kryeqytetit do të ketë krizë buxhetore. Zogaj ka sqaruar se me mosvotimin e buxhetit deri në dhjetor Prishtina mund të humbasë një pjesë të fondeve që vijnë nga Ministria e Financave dhe se Kuvendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Është e saktë që kishim dy seanca të jashtëzakonshme për ta votuar buxhetin e vitit 2025, por të dy seancat dështuan në mungesë të kuorumit, sepse partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK lëshuan sallën dhe si…
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Përfituese të Planit – që u miratua nga BE-ja në maj – janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia. Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha më 11 tetor pëlqimin final për vetëm pesë nga gjashtë vendet, që i kanë paraqitur agjendat e reformave dhe rritjes. I vetmi…
