Autor: TV News
Alba Vukaj, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe personalitetin e shndritshëm, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me postimin e saj të fundit. Një foto e veçantë që ka shpërndarë, përmban një shenjë të puthjes në një letër, shprehëse e ndjenjave dhe emocionit që ndan me ata që e mbështesin. Ky postim sjell një ndjenjë nostalgjie dhe romantizmi, duke u përputhur me stilin e saj artistik. Puthja e saj e kuqe, e cila është simbol i pasionit, duket se shpreh më shumë se një thjeshtë moment. Ajo inkurajon ndjekësit të mendojnë për dashurinë…
Serbia është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.6, i cili u regjistrua rreth orës 20:46 të së dielës. Epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në verilindje të Vranjës, në një thellësi prej 10 kilometrash. Dridhjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën dhe zonat përreth, të cilat ndodhen rreth 68 kilometra larg nga epiqendra. Deri më tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.
Trajneri i mirnjohur, Skënder Gega, i cili ka drejtuar edhe Kombëtaren Shpresa në të kaluarën, e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të dobëta të zhvilluara nga Shqipëria ajo përballë Çekisë mbrëmjen e së premtes. I ftuar në “Studio Sport” në Vizion Plus, Gega tha se Silvinjo duhet të japë shpjegime, dhe nuk duhet të mjaftohet vetëm me deklarata sa për të anashkaluar momentin. “Unë mendoj se ishte një ndeshje e dobët. Por edhe perceptimi nuk u mor nga lojtarët apo nga trajneri. Kur ka bërë mirë, unë e kam mbështetur dhe përkrahur. Në dy pasime, dy gjuajtje nuk…
Shapkat e nipit i ka ende në mes të dhomës, mu në vendin kur e pa për herë të fundit. Në vërshimet në nëntor të vitit 2023, Milaim Ademaj humbi nipin 5 vjeçar dhe gruan e djalit. Por përpos se me dy njerëz të zemrës më pak, familja Ademaj mbeti edhe pa shtëpi. Një vit më pas, gjendja e saj i ngjason kohës së luftës e banesa me qira ku gjendet aktualisht, është e treta që ndërron brenda vitit. ‘Prej asaj dite jem me qera, kam nejt me javë me hotel po me familjar dikur dolëm me qera… jam në…
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore (THAAD) dhe trupa në Izrael, njoftoi të dielën Pentagoni. Njoftimi vjen ndërsa Irani paralajmëroi Uashingtonin që t’i mbajë forcat ushtarake amerikane jashtë Izraelit. Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder, tha nëpërmjet një deklarate se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte autorizuar dërgimin e sistemit THAAD, bazuar në direktivën e Presidentit Joe Biden. Zoti Ryder tha se sistemi do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit pas dy sulmeve me raketa të Iranit, në muajin prill dhe tetor. “Ky vendim nënvizon angazhimin e hekurt të…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai po mashtron mërgatën shqiptare gjatë takimeve të fundit me ta. Haradinaj pretendon se Kurti po i viziton bashkatdhetarët në diasporë vetëm në prag të zgjedhjeve, ndërsa në këto takime nuk po e tregon të vërtetën e plotë për situatën në Kosovë. Sipas Haradinajt, Kurti ka shmangur të përmendë faktin që qeveria e tij, në bashkëpunim me Listën Serbe, ka përjashtuar luftëtarët e UÇK-së nga skema e pagave që, siç thotë ai, u takojnë me meritë. “Albin Kurti, që nuk mbahet mend…
Kiara Tito, moderatore e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me postimin e saj të fundit në Instagram. Ajo shfaqet me një fustan të kuq që thekson format e saj të mrekullueshme, duke e bërë atë qendrore në këtë event special. Me një stil që kombinon elegancën me modernitetin, Kiara tregon se është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Sonte, ajo do të jetë pjesë e një programi të drejtpërdrejtë në ‘Top Channel’, ku premton surpriza për ndjekësit e saj të pandarë. Me një përshkrim misterioz si ‘Kemi surpriza 🍊🧡🥰’, tifozët e saj janë të…
Protagonistja e bisedës me Milan Radojiçiqin thotë se fjalët i janë prerë dhe i janë fabrikuar e montuar, Kryeministri pretendon se është luftë hibride, ndërsa ministrja Rizvanolli e përmend madje edhe përfshirjën e inteligjencës artificiale. Profesori universitar në Norvegji, Abit Hoxha që është ekspert i kësaj fushe dhe hulumtues i medias dhe konfliktit, është i bindur se akuzat e ndërsjella janë politike, por që edhe nëse vjen puna për vërtetësinë ose jo të bisedës, sipas tij ka zgjidhje. “Njerëzit e përmendin inteligjencën artificiale ose këto prerjet që thonë, por këto janë çështje që lehtësisht mund të vërtetohen prej forenzikes së…
Shërbimet izraelite të shpëtimit thanë se rreth 40 persona u plagosën të dielën si pasojë e një sulmi me dronë në qytetin qendror të Binyamina-s. Tre prej të plagosurve paraqiten në gjendje kritike për jetën. Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban mori përgjegjësinë për një nga sulmet me më shumë pasoja ndaj Izraelit, në një vit lufte. Mediat izraelite njoftuan se dy dronë ishin lëshuar nga Libani dhe ushtria njoftoi se një prej tyre ishte interceptuar. Mbetet e paqartë nëse mes plagosurve ka pjesëtarë të ushtrisë apo civilë dhe se çfarë është goditur konkretisht. Hezbollahu tha në një deklaratë…
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqeonci, ka reaguar në lidhje me aktivitetet ushtarake të ushtrisë serbe në afërsi të vijës kufitare me Kosovën, duke i cilësuar ato si tentativa për të kamufluar një militarizim agresiv. Ai ka theksuar se aktivitetet e ushtrisë serbe, që pretendohen si ruajtje e pyjeve, bien ndesh me ligjin e pyjeve të Republikës së Serbisë, ku vetëm rojet e pyjeve nën Ministrinë e Bujqësisë janë të autorizuar për këtë detyrë. “Prej kur paska filluar ushtria serbe të kryej detyra të ruajtjes së pyjeve dhe për më tepër me ushtarë të armatosur me armë dhe pajisje…
