Autor: TV News
Trent Alexander Arnold sapo ka realizuar një eurogol ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve. Anglia realizoi golin e dytë me Arnold pas 77 minutave lojë – kur lojtari i Liverpoolit shënoi nga fauli, shkruan GazetaBlic Sport. Goli i tij ishte thjesht maestral. Rezultati aktual i takimit është 0-2. Ja goli Trent Alexander Arnold. pic.twitter.com/7CtQD0Yjlm — CF Comps (@CF_Compss) October 13, 2024
Partia Guxo ka mbajtur tubim me struktura dhe mbështetës të saj. Kryetari i kësaj partie, njëherësh edhe ministër i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se janë mbledhur për të garantuar bashkëpunim të sinqertë sërish, si dhe mandatin e dytë qeverisës për vendin. Ai ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje do të jenë prapë bashkë për të luftuar rreziqet e ardhshme te Kosovës. Peci ka shtuar se kjo “qeverisje transparente nuk abuzon me asnjë cent të vetëm e nuk e shkel besën e dhënë ndaj qytetarëve”. “Jemi këtu për të dëshmuar vullnetin e çeliktë për Kosovën. Për të ofruar garancinë e…
Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëmeve ë shkaktuara nga Uragani Milton. Nga ana tjetër banorët që janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur vetëm shkatërrim. Meteorologët besojnë se të paktën 38 tornado që goditën zonën mund të kenë lidhje me uraganin Milton. Banorët në Florida janë ende të tronditur nga shkatërrimi që shkaktoi uragani Milton. Osvaldo Cruz i cili jeton në Grove City po vlerëson dëmet në shtëpinë e tij, disa ditë pasi uragani goditi brigjet e Floridës. “Shkatërrim total. Këtu ka shkatërrim total dhe kaos… Siç mund ta shikoni në katin e parë çdo…
Gëzime Hamzaj, një nga figurat më të njohura të mediave sociale, ka shkaktuar një reagim të fortë me postimin e saj të fundit në Instagram. Në këtë foto, ajo shfaqet në një darsmë të mrekullueshme së bashku me bashkëshortin e saj, Hamzen, duke zbuluar një elegancë që të lë pa fjalë. Fustani i saj i zi, i mbuluar me kristale, thekson format e saj trupore, ndërsa makeup-i perfekt e bën atë të duket si një yll. E njohur si reja e këngëtares së njohur Remzie Osmani, Gëzime gjithashtu ka arritur të krijojë emrin e saj në publik. Ajo ka një…
Tahiri për shujtat e FSK-së: E papranueshme, ushtria s’duhet të neglizhohet nga paaftësia e qeverisë
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se ndërkohë që kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun nga ushtria serbe, FSK-ja po përballet me probleme të shërbimit të ushqimit. Tahiri e cilësoi këtë gjendje si të papranueshme dhe të dëmshme, duke theksuar se Ushtria e Kosovës është simbol i krenarisë për çdo qytetar. “Derisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, nga…
Të hënën, më 14 tetor, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo seancë është kërkuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka mbledhur 43 nënshkrime nga deputetët për të siguruar mbajtjen e saj. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se propozim-rezoluta që do të shqyrtohet në seancë i obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të zgjidhin me urgjencë këtë çështje. “Propozim Rezoluta është e…
Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka dënuar ashpër thirrjet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për largimin e menjëhershëm të trupave paqeruajtëse të OKB-së nga kufiri midis Izraelit dhe Libanit. Sipas raportimeve nga BBC, Netanyahu ka kërkuar tërheqjen e paqeruajtësve pas intensifikimit të përleshjeve mes grupit Hezbollah dhe forcave izraelite. Në një deklaratë, Mikati e përshkroi këtë veprim si një “kapitull të ri të qasjes së armikut për mosrespektimin e normave ndërkombëtare,” duke kritikuar ashpër qëndrimin e Netanyahut. Situata në kufi është përkeqësuar me plagosjen e disa paqeruajtësve të OKB-së, ndërsa rreth 40 vende kanë dënuar sulmet ndaj tyre në Liban.…
Policia e Kosoves ka njoftuar se në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt se gjobitur dy shofer pasi kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes. Policia njoftoi se ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K), e moshës 22-vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22-vjeçar, i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, tre pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin…
Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët që u aktivizuan si zëvendësues gjatë ndeshjes së djeshme dhe ata që nuk patën minuta në fushë. Ndërkohë, futbollistët titullarë u përqendruan në rigjenerimin e tyre në hotel për të qenë në formën më të mirë për përballjen e radhës. Stërvitja e sotme ishte mjaft e suksesshme, me një atmosferë pozitive dhe entuziazëm të dukshëm tek lojtarët, të cilët punuan me përkushtim dhe energji të lartë, të motivuar nga fitorja e fundit. Përzgjedhësi Franco Foda, duke pasur parasysh…
Fifi, e njohur për hitet e saj që kanë pushtuar kaq shumë zemra, ka publikuar një foto të re që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në këtë foto, ajo paraqitet me një stil të relaksuar në një ambient të bukur, duke e bërë atë të duket më atraktive se kurrë. Me flokët e saj të gjata dhe të valëzuara, ajo shfaq një inspirim të ri për ndjekësit e saj. Pjesa më e veçantë e kësaj fotografie është fryma e qetë dhe pozitive që ajo përcjell, duke vënë në pah një atmosferë të ngrohtë dhe tërheqëse. Ambienti ku është bërë…
