Në 27 prill, në orën 11:00, Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën e parë të gjykimit për ish-presidentin Ilir Metaj, ish-deputeten Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.
Ata akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, ata mohuan akuzat dhe pretenduan se hetimi ndaj tyre është politik.

