Autor: TV News

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur me presidentin amerikan Joe Biden për përparimin në negociatat për një marrëveshje armëpushimi në Gaza për pengjet. “Kryeministri diskutoi me presidentin amerikan progresin në negociatat për lirimin e pengjeve tanë dhe e informoi atë për mandatin që i dha ekipit negociator në Doha, në mënyrë që të avanconte lirimin e pengjeve tanë”, tha zyra e Netanyahu në një deklaratë të dielën raporton CNN përcjell Dukagjini. Ai shtoi se “kryeministri dëshironte të falënderonte Presidentin Amerikan (Joe) Biden dhe Presidentin e ardhshëm Donald Trump për bashkëpunimin e tyre për misionin e shenjtë”. Shtëpia e Bardhë tha…

Read More

Barcelona e fitoi Superkupën e Spanjës, pasi mposhti thellë Real Madridin në finale me rezultatin 2-5. Mbappe realizoi për 1-0 fillimisht, por Barcelona më pas ndezi motorët dhe shënoi katër herë në pjesën e parë me Yamal, Lewandowskin, Raphinhan e Balde. Me fillimin e  pjesës së dytë, Raphinha realizoi golin e pestë, teksa golin e fundit në duel e realizoi Rodrygo, për ta vulosur rezultatin final 2-5, shkruan GazetaBlic Sport. Barcelona pas ndeshjes mori edhe trofeun e çmuar, Superkupën e Spanjës. Ja momenti i bukur: #RealMadridBarca #ElClasico #RMFC #FCB #RealMadrid #RMAFCB #RealBarca #RealMadridBarcelona #FCBarcelona #SupercopaDeEspaña pic.twitter.com/evJ0UCKMW1 — Flickswagen (@Flickswagenbus) January…

Read More

Malala Yousafzai fituesja e çmimit Nobel për Paqe u ka kërkuar udhëheqësve myslimanë që të sfidojnë qeverinë talebane në Afganistan dhe politikat e saj represive për vajzat dhe gratë. “E thënë thjesht, talebanët në Afganistan nuk i shohin gratë si qenie njerëzore”, tha ajo në një samit ndërkombëtar të organizuar nga Pakistani për arsimimin e vajzave në vendet islamike. Zonja Yousafzai u tha udhëheqësve myslimanë se nuk kishte “asgjë islame” në lidhje me politikat e talebanëve, të cilat përfshijnë parandalimin e vajzave dhe grave nga aksesi në arsim dhe punë. 27-vjeçarja u evakuua nga Pakistani në moshën 15-vjeçare pasi u…

Read More

Aktorja Jamie Lee Curtis, një nga disa të famshëm që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve në Kaliforni. Ajo njoftoi se familja e saj do të dhurojë 1 milion dollarë për të ndihmuar përpjekjet e ndihmës. Aktorja fituese e Oskarit tha në një postim në Instagram se ajo, bashkëshorti i saj, aktori dhe regjisori Christopher Guest dhe fëmijët e tyre do të fillojnë një fond për të mbështetur “qytetin tonë të madh, shtetin tonë dhe njerëzit e mrekullueshëm që ata jetojnë këtu”. Dy zjarret më të mëdha që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në…

Read More

Hungaria planifikon të zhvillojë bisedime me aleatët e saj në rajon për t’u përballuar me çmimet më të larta të naftës, si rezultat i një raundi të ri sanksionesh amerikane ndaj sektorit të naftës dhe gazit rus. Njoftimi u bë dielën nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto. Sanksionet e së premtes përbënin paketën më të gjerë e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur deri më tani, e që synojnë të ardhurat që fiton Rusia nga nafta dhe gazi, pjesë e masave për t’i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, avantazh për të…

Read More

Gjatë fushatës presidenciale, republikani Donald Trump veçoi qytetin Aurora të shtetit Kolorado, si një shembull të krimeve të kryera nga emigrantët, situatë që ai tha se do të zgjidhet përmes dëbimeve masive. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Shelley Schlender nga qyteti Aurora i Kolorados, guvernatori i këtij shteti ka thënë se e mirëpret ndihmën e qeverisë federale për të dëbuar pjesëtarët e bandave kriminale, por do të kundërshtojë planet më të gjera për dëbimin e emigrantëve. Rreth 20% e banorëve në Aurora të Kolorados janë emigrantë. Udhëheqësit lokalë në këtë periferi të Denverit thonë se janë të kënaqur…

Read More

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa është ndër yjet britanikë që ka qenë e detyruar të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills. Këngëtarja shqiptaro-britanike, 29 vjeç, bashkë me artistë të tjerë si James Bourne nga grupi Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE, janë evakuuar ndërkohë që zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të mëdha të qytetit, shkruan DailyMail. Dua Lipa, në një postim të fundit në Instagram, shprehu shqetësimin e saj për situatën, duke e përshkruar këtë periudhë si “ditë të frikshme”. “Absolutisht shkatërruese dhe…

Read More

Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV), është duke shënuar rënie në veri të Kinës, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën. Rritja e rasteve me HMPV javë më parë kishte ngjallur frikën për përhapjen e një pandemie në mbarë botën. HMPV-ja, e cila i përket të njëjtës familje si virusi sincicial respirator, shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose ftohjen, përfshirë ethe, kollë dhe kongjestion nazal. Simptomat shpesh zhduken vetë, megjithëse ato mund të shkaktojnë infeksione të traktit të poshtëm respirator te fëmijët, tek të moshuarit dhe te ata me imunitet të kompromentuar. “Metapneumovirusi njerëzor nuk është…

Read More