Autor: TV News
Moderatori Ronaldo Sharka ka komentuar publikisht dy nga personazhet më të përfolur të spektaklit të “Big Brother VIP Albania,” Luizi Ejlli dhe Gjesti. Ai i ka krahasuar ata duke vënë në dukje diferencat e mëdha mes tyre, si në sjellje ashtu edhe në mënyrën se si përfaqësojnë breza të ndryshëm. Kjo analizë e tij ka sjellë shumë reagime, duke reflektuar tensionet dhe ndryshimet që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare. “Luizi me Gjestin, si të krahasosh nipin me gjyshin,” tha Sharka. Kjo shprehje tregon qartë perceptimin e tij për karakteret e dy personazheve. Sipas tij, Luizi simbolizon një mashkull tipik shqiptar në…
Aventura e Nick Kyrgios në Australian Open 2025 përfundon në raundin e parë. Jacob Fearnley e eliminon atë në tre sete me rezultatin 7-6, 6-3, 7-6. Pavarësisht lëndimeve, Kyrgios gjithnjë i vendosur zgjodhi të konkurronte, një vendim që rezultoi i kushtueshëm. Nga topi i parë, Kyrgios u shfaq shumë larg nga më të mirët dhe në fund u eliminua. /GazetaBlic Sport
Shqipe Hysenaj vitin e kaluar ka nisur një aventurë në Big Brother VIP Kosova, gjersa tani është në rolin e opinionistes në ‘Fan Club’. Ajo ka diskutuar për hyrjen e Gjestit në BBVA 4, pasi për më shumë se dy muaj ka qenë pjesë e formatit të ngjashëm, në Kosovë. E njëjta thotë se këngëtari mori famën për shkak të padrejtësisë që iu bë në Kosovë. E më këtë rast, ish-konkurrentja lëshoi edhe një ‘bombë’ për produksionin në Kosovë. “Çfarë të jep Big Brother Albania nuk të jep Big Brother Kosova, unë e di vetë se kam qenë. Mua vetë…
Sulmuesi i Milanit, Noah Okafor do të niset sot për të kryer testet mjekësore tek RB Leipzig, duke kompletuar transferimin në huazim me opsion blerjeje. Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, diskutimet rezultuan të suksesshme dhe tashmë gjithçka është vendosur. Është caktuar të jetë një huazim prej 1.5 milionë euro me opsion blerjeje për rreth 25 milionë euro. Ka dy arsye pse Milani duhet të largojë Okaforin nga ekipi i tyre në janar, pasi jo vetëm që ai do të lirojë një vend për një tjetër sulmues, ai mbi të gjitha do të heqë një…
Dhjetëra mijëra rumunë protestuan të dielën në kryeqytetin Bukuresht kundër vendimit të muajit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve presidenciale, pasi një kandidat i panjohur fitoi raundin e parë. Demonstruesit u ranë burive të makinave, valëvitën flamurin kombëtar dhe mbajtën pankarta ku shkruhej, “Duam zgjedhje të lira” dhe bënë thirrje për demokraci. Shumë nga protestuesit kërkojnë vazhdimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Protesta vjen një muaj pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin e pashembullt për të anuluar zgjedhjet vetëm dy ditë përpara balotazhit të 8 dhjetorit. Avantazhi i politikanit populist, Calin Georgescu, i ekstremit të djathtë,…
Këngëtari nga Peja, Gjesti është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania mbrëmë. Kjo hyrje e tij ka ardhur pas një eliminimi kokë me kokë me Drilon Ramën. Hyrjen e tij e ka mirëpritur reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi. “Ka puls. Mirë se vjen në shtëpi Gjestinjo, shijoje”, kanë qenë fjalët e reperit të njohur.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga zjarret që e kanë shkatërruar zonën e Los Anxhelosit, është rritur në 16, ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve po luftojnë për ta parandaluar përhapjen e zjarreve para se erërat e fuqishme të rikthehen. Druhet se rikthimi i mundshëm i erërave të fuqishme mund t’i devijojë flakët drejt disa prej vendeve më të famshme të qytetit. Pesë njerëz vdiqën nga zjarri “Palisades” dhe 11 të tjerë nga zjarri “Eaton”, thanë zyrtarët në Los Anxhelos të shtunën mbrëma. Para të shtunës natën, numri i konfirmuar i të vdekurve ishte 11, por zyrtarët thanë se prisnin…
Barcelona e fitoi Superkupën e Spanjës, pasi mposhti thellë Real Madridin në finale me rezultatin 2-5. E dy ish lojtarët e njohur, mbrojtësi, Gerrard Pique e portieri, Iker Casillas, duket se e shikuan ndeshjen sëbashku, përcjell GazetaBlic Sport. Pique e shfrytëzoi momentin, që të tallet me ish portierin madrilen, duke ia kujtuar “5’shen” e famshme që ishte prezente edhe në kohën e të dyve, Ja pamjet epike: 👋😆 @3gerardpique haciéndole la manita a @IkerCasillas pic.twitter.com/QWdaTiVFZM — Mundo Deportivo (@mundodeportivo) January 12, 2025
Shtëpitë e shumë yjeve të Hollivudit janë shkatërruar pas zjarreve që kanë përfshirë Los Anxhelosin. Sipas raportimeve, Billy Crystal, Paris Hilton, Mandy Moore, Eugene Levy, Anna Faris, Cary Elwes, Spencer Pratt dhe Heidi Montag, James Woods, Diane Warren, Cameron Mathison, Ricki Lake, Leighton Meester dhe Adam Brody kanë mbetur pa shtëpi. Mediat bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e Hollivudit është përfshirë nga tymi ndërsa rrugët janë totalisht në kaos. Deri më tani raportohet për pesë të vdekur dhe mbi 1 mijë shtëpi janë shkatërruar.
Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë shkatërruar qytetin e Los Anxhelosit u rrit në 16, nga 11 që ishte një ditë më parë. Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë të luftojnë për të shuar vatrat e zjarrit ndërsa autoritetet kanë bërë paralajmërime të reja për evakuim, që kanë krijuar edhe më shumë ankth mes banorëve. Përfaqësuesit e zyrës së Shërbimeve të Emergjencave në Kaliforni thanë se 150 mijë persona në Los Anxhelos ishin nën urdhra evakuimi. Ndërkohë zonë është ngritur një qendër ku njerëzit mund të raportojnë të zhdukurit. Deri të shtunën në mbrëmje, zjarret kishin djegur një sipërfaqe…
