Autor: TV News
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime për transitin e gazit, në mes të mosmarrëveshjeve lidhur me vendimin e Kievit për të ndalur dërgesat me gazin rus. Ukraina ndërpreu dërgesat e gazit për në Evropë në fillim të vitit, pas përfundimit të një marrëveshjeje për transit mes Kievit dhe Moskës. Me këtë vendim, Kievi po synon të ndalë të ardhurat nga energjia që Moska i përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës, që ka nisur gati tre vjet më parë. Fico tha se vendimi ka ndikuar te Sllovakia, që gjendet në kufi me…
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slott, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së Premierligës kundër Nottingham Forest tha se skuadra e Nuno Espirito Santo është një konkurrent i drejtpërdrejtë i tyre. Liverpool dhe Nottingham Forest aktualisht janë në dy pozitat e para në kampionatin anglez. “Unë gjithmonë kam thënë se mënyra më e mirë për të gjykuar tabelën është në gjysmë të sezonit. Ai moment ka ardhur tani, kështu që nëse Forest është atje me ne, me Arsenalin, Chelsean dhe Manchester Cityn, atëherë ata janë padyshim një skuadër që po konkurron me ne dhe me skuadrat e tjera, ata…
NATO synon të marrë një vendim mbi objektivat e reja për armët dhe numrin e trupave këtë verë, tha një zyrtar i lartë ushtarak të hënën, duke iu referuar ndryshimeve më të mëdha të aleancës që nga Lufta e Ftohtë, pasi ajo po përballet me një kërcënim në rritje nga Rusia. Aleanca ushtarake dhe politike perëndimore ka qenë nën trysni jo vetëm pas sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022 dhe thirrjet e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të rritur nivelin e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare. Ministrat e mbrojtjes të…
Njerëzit që punojnë ulur (rreth 80 për qind e fuqisë punëtore moderne) janë në rrezik shumë më të lartë të zhvillimit të simptomave të pagjumësisë, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga psikologia Claire Smith nga Universiteti i Floridës Jugore, shkruan salute.eu. Studimi mes më shumë se 1 000 punonjësve të intervistuar gjatë një dekade demostroi se ”puna e ulur dhe oraret jo standarde të punës paraqesin kërcënime të rëndësishme për shëndetin e gjumit”. Këta dy faktorë, të përshpejtuar nga ndryshimet teknologjike si rritja e punës me kompjuter, janë të lidhur me një rritje prej 37% të simptomave të…
Produksioni i “Big Brother VIP Albania 4” ka marrë një vendim të papritur, duke anuluar televotimin aktual si pasojë e sjelljeve bullizuese dhe denigruese të disa prej banorëve. Ky lajm është bërë publik në një njoftim zyrtar, ku theksohet se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe do të pasohen nga masa të rrepta ndëshkuese. Në njoftimin e publikuar nga “Vëllai i Madh” thuhet: “Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh njofton se ka vendosur të anulojë televotimin aktual. Në show-n e së martës, do të komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë.”…
Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë. Autoritetet evidentuan së paku 24 njerëz të vdekur si pasojë e zjarreve, ndërsa 16 të tjerë janë të zhdukur. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e SHBA-së, pasi ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka detyruar mbi 100.000 njerëz të evakuohen. Sipas zyrtarëve, mbi 12.300 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar. Situatën pritet ta përkeqësojnë edhe erërat me shpejtësi 80 deri në 112 kilometra në orë, të cilat, sipas…
Tyson Fury është pensionuar nga sporti i boksit. Kjo është fjala e fundit e yllit të boksit në peshën e rëndë, i cili njoftoi të hënën përmes rrjeteve sociale se po pensionohet. “Përshëndetje të gjithëve, unë do ta bëj këtë të shkurtër dhe të ëmbël”, tha Fury në një video. “Dëshiroj të njoftoj tërheqjen time nga boksi. Ka qenë një shpërthim. Më ka pëlqyer çdo minutë e tij dhe do ta mbyll me këtë: Dick Turpin mbante një maskë. Zoti i bekoftë të gjithë, shihemi në anën tjetër”. “Dick Turpin” i referohet një grabitësi të famshëm anglez të autostradës nga…
Festa Qoqaj, blogerja dhe modelja e njohur, ka bërë një postim të mahnitshëm në Instagram për të cilin të gjithë po flasin. Në një skenë të veçantë dhe të jashtëzakonshme, ajo ka ndarë një fotografi që e paraqet në një bikini të errët, duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe duke krijuar një kontrast të mrekullueshëm me dëborën e bardhë përreth. Kjo zgjedhje e guximshme ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë reaguar me komente të ngrohta dhe shpërndarje të shumta. Skena, e cila duket si e krijuar për një editorial mode, tregon se çfarë do të…
Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (HUR) tha se dy ushtarët koreanoveriorë, që u kapën teksa po luftonin për Rusinë, po vazhdojnë të merren në pyetje. Kievi ka thënë se është i gatshëm t’i këmbejë ata me ushtarët ukrainas që mbahen nga Moska, nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të organizojë një këmbim të tillë. Duke folur me Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë më 13 janar, Yevhen Yerin, përfaqësues i HUR-it, tha se kapja gjallë e ushtarëve të Koresë së Veriut – hera e parë që Ukraina njofton për një gjë të tillë që kur ushtarët…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është i gatshëm t’i dorëzojë Phenjanit dy ushtarë të kapur të Koresë së Veriut, në këmbim të të burgosurve ukrainas të luftës në Rusi. “Për ata ushtarë të Koresë së Veriut që nuk dëshirojnë të kthehen, mund të ketë opsione të tjera në dispozicion”, shkroi Zelensky në X. Atyre që duan “ta sjellin paqen më afër, duke përhapur të vërtetën për këtë luftë në koreanisht, do t’u jepet mundësia”, shtoi ai. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se njëri nga dy ushtarët u tha zyrtarëve se mendonte se do të shkonte në…
