Autor: TV News

Kosova U18 ka shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe në hendboll. Olt Kabashi ishte mur i vërtetë në fitoren dramatike të Kosovës. Kabashi bëri rreth 20 pritje ndërsa Kosova fitoi 29:26 për kualifikim në finale të IHF Trophy për zonën evropiane. Pos Kabashit ka shkëlqyer edhe Olsi Mulaj me 13 gola. Amar Muqolli e Granit Kadiri i shënuan nga katër gola. Ndërkaq, të shtunën nga ora 16:30 është finalja Kosovë – Bullgari. Fituesi kualifikohet në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy.  

Read More

Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur në Vlorë, ku një person ka gjuajtur me armë zjarri rreth orës 18:30 në bulevardin “Ismail Qemali”. Dyshohet që të shtënat kanë qenë në ajër, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Zona ishte e pajisur me kamera, por energjia elektrike ishte e shkëputur në momentin e incidentit, duke i mundësuar atyre të largoheshin pa u identifikuar. Sipas raportimeve, nuk ka të lënduar. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Read More

Një ide që duket përrallrore shumë shpejtë do të bëhet realitet. Një hotel luksoz me pesë yje do të ndërtohet në Shëngjin, dhe atë do ta bëjë kompania prestigjioze nga Kosova “Dukagjini Group” Sh.P.K në krye me biznismenin Ekrem Lluka. Kompania “Dukagjini Group” që ka dëshmuar seriozitet të jashtëzakonshëm në punën e sajë, tashmë ka marrë besimin edhe përtej kufivje të Kosovës. Është Qeveria e Shqipërisë që tashmë edhe zyrtarisht “Dukagjini Group” i ka dhënë  stastusin e veçantë “Investitori në strukutrë akomoduese me 5 yje, status special”. Investimi do të kryhet në Shëngjin të Lezhës, aty ku do të ndërtohet…

Read More

Sonte në natën e gjysmëfinales, Alaudini dhe Jonida nisën spektaklin me një lajm të rëndësishëm për banorët. Sonte në “BBVK”, zbulohet se në finale do të jenë plotë pesë banorë, shkruan “Kosovarja”. Kjo njoftim pritet të sjellë emocion të madh për fansat e programit, të cilët ndjekin me kuriozitet çdo zhvillim. Ndërkohë u zbulua se Milaim Zeka do të jetë banorë në “BBVK”, për 24 orë. Ky moment është kthyer në një ngjarje të pritur, duke shtuar intrigën dhe spekulimet për atë se çfarë do të ndodhë gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Ajo që e bën këtë natë edhe më…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura nga opozita për përfshirjen e vëllait të tij Olsi Rama në dosjen “Xibraka.” Kreu i qeverisë shqiptare tha ndër të tjera se deri më tani kishte refuzuar të komentonte për këtë çështje, pasi siç u shpreh, ka pritur verdiktin e drejtësisë. “Pra, me fakte e me prova, jo me hamendësime e me fabrikime, është katërcipërisht e qartë, se im vëlla u përdor si mish për top, për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik.…

Read More

Një sasi prej 400 mijë litra naftë janë sekuestruar nga policia e Durrësit në një anije që vinte nga Tunizia, vetëm një ditë pasi policia njoftoi kapjen e 670 mijë litrave naftë kontrabandë. Në kuadër të operacionit të koduar “Ari i zi 2” u vunë në pranga u arrestuan pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Në pranga u vunë shtetasit Mohammed Sallit, Wissan Broud, Hassan Broud, Sami Shanta, Faez Ismaeil, Nedio Mejdani, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve Eduart Skora dhe Florian Biba, ndërsa në kuadër të operacionit “Ari…

Read More

Shqipëria është goditur nga një termet sonte( e marte) rreth orës 20:11. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), magnituda e tërmetit ishte 3.8 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra u lokalizua në qarkun e Elbasanit, në disa fshatra pranë Librazhdit. Ndërkohë thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra. Deri më tani nga autoritetet vendore shqiptare nuk raportohet për dëme materiale dhe njerëzore.

Read More

Gjilani ka njoftuar rikthimin e mesfushorit Shqiprim Taipi, i cili ka firmosur një marrëveshje që do ta mbajë në ekip deri në verën e vitit 2026. “Gjilani komunikon rikthimin e Shqiprim Taipit pas një përvoje në kampionatin elitar të Kazakistanit. Klubi dhe futbollisti Taipi kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit sërish, duke zgjatur dorën e rikthimit për një marrëveshje deri në verën e vitit 2026. Taipi ishte pjesë e ‘kuqebardhëve’ në edicionin 2023/24, derisa pati paraqitje pozitive dhe ndihmoi ekipin në arritjen e objektivave. 27 vjeçari rikthehet me shije të mirë në shtëpi, pas të kaluarës te ekipi kazak Zhetysu”, ka…

Read More

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër shqetësimet kryesore. Ata pohuan se nuk do të mbështesin në zgjedhje ato parti, që përkrahin ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut. Drejtori i IRI-t për Shqipërinë, John Fluharty, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit për të përmirësuar jetën e…

Read More

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbiana Xhemajli, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që i ka dhënë Demush Ramadani, vëllai i heroit të kombit, Agim Ramadani. Në një postim në rrjetet sociale, Arbiana Xhemajli e ka falënderuar Demush Ramadanin për përkrahjen e tij të çmuar dhe për rolin e tij të rëndësishëm në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare. “Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për Demush Ramadanin, vëllanë e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, për mbajtjen gjallë të frymës së sakrificës dhe patriotizmit që frymëzon brezat e ardhshëm,” ka shkruar Xhemajli në…

Read More