Autor: TV News

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të grabitjes.  Siç ka bërë të ditur policia dy të dyshuar nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, ia kanë grabitur një personi zinxhirin e qafës që ishte i arit dhe një orë dore.  Policia ka thënë se po e heton rastin. ‘‘ Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, i kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit  janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore,…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sot do të shpallë një vendim të ri për sanksionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes. Sipas Ukrinform, kjo thuhet në fjalimin e Presidentit të postuar në Facebook . “Sot, oficerët ukrainas të zbatimit të ligjit punuan shumë mirë: Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, Byroja Shtetërore e Hetimit, Policia Kombëtare, Prokuroria jonë. Ne kemi kundërshtuar tradhtarët dhe skemat e ndryshme që dobësuan shtetin tonë dhe shoqërinë tonë ukrainase. Dhe kushdo që merr rrugën kundër Ukrainës, kundër ligjit në Ukrainë, duhet të kujtojë se do të ketë një përgjigje”, theksoi Zelensky. Sipas tij, është duke…

Read More

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.  Rastet janë raportuar në Klinë, Pejë, Ferizaj dhe Mitrovicë të Veriut.  Në Klinë një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se e kishte sulmuar fizikisht babanë. “Klinë / 18.01.2025 – 13:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Në Ferizaj është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e…

Read More

Ish banorja e BBVK3, Gresa Gashi, ka reaguar pas eliminimit të saj nga gara, duke shprehur ndjenja të forta për situatën. Pas daljes nga programi, Gresa ka theksuar se si një pjesë e madhe e ish-banorëve, ajo ndjeu se produksioni kishte vepruar në mënyrë të padrejtë. Ajo e ka karakterizuar eliminimin e saj si një vendim të shpërndarë, duke e parë si një reflektim të pandershëm nga ana e menaxhmentit të emisionit. „Nuk ishte një vendim i drejtë. Mendoj se unë meritoja të isha aty deri në fund. Ky nuk është vetëm perceptimi im, por edhe i shumë shikuesve. Ata…

Read More

Xumi, banori më i diskutueshëm i Big Brother VIP 4, ka shprehur haptazi pëlqimin e tij për Egli Takon nga ditët e para të qëndrimit në shtëpi. Një marrëdhënie që filloi me entuziazëm, por që tani duket se ka mbetur në hije pas ndryshimeve të papritura në dinamikën e shtëpisë. Edhe pse Egli ka bërë të qartë disa herë se ndjenjat e tij nuk janë të reciprocitetit, dhe se mes tyre nuk do të ketë asnjë mundësi, Xumi vazhdoi të mbante shpresë. Ai e kapi çdo mundësi për të krijuar një lidhje të afërt, duke ardhur afër Egli-t dhe duke…

Read More

Prej fillimit të këtij viti, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Shqipëri. Ligji që është votuar më 19 dhjetor të 2024-tës, ka hyrë tashmë në fuqi dhe parashikon që Forca Rezerviste të përbëjë 20% të forcës aktive në ushtri, ose të arrijë një personel prej rreth 2.100 vetash në 5-6 vjetët e ardhshëm. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha në Kuvend gjatë miratimit të ligjit se rezervistët që do të thirren për të dhënë kontributin e tyre, do të jenë krah Forcave të Armatosura në misione ushtarake, humanitare, apo civile, si…

Read More

Ministria e Jashtme e Katarit ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi të dielën në orën 08:30 sipas kohës lokale (06:30 GMT). Marrëveshja e arritur synon t’i japë fund konfliktit 15-mujor mes dy palëve. Sipas marrëveshjes, 33 pengje izraelite do të lirohen gjatë fazës së parë që zgjat gjashtë javë, ndërsa Izraeli do të lirojë rreth 1,900 të burgosur palestinezë. Në këtë grup përfshihen gra dhe të mitur nën 19 vjeç. Shkëmbimi i parë do të ndodhë të dielën pasdite, në orën 16:00 (14:00 GMT), ku të burgosurit palestinezë do të lirohen pasi pengjet…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxitur emigrantët që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre. Në podcastin e tij “Flasim” të shtunën, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai ka thënë se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do të fitojë më shumë sesa në Gjermani. “Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne”, ka thënë Rama. Kryeministri po ashtu u shpreh se shumë shpejt do të shpallin një program të ri për mbështetje financiare për agroturizmin. “Atje…

Read More