Autor: TV News

Kosova ka shënuar një fitore të madhe në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”. Ndeshja e zhvilluar në Royal Malta Golf Club u karakterizua me rivalitet të fortë dhe performancë të lartë nga ekipi i Kosovës, të cilët arritën të triumfojnë pas një paraqitjeje me disiplinë dhe vendosmëri deri në fund. Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si një arritje të rëndësishme për sportin e golfit në vend, duke theksuar se ekipi dëshmoi cilësi, përkushtim dhe besim në vetvete në çdo moment të…

Read More

Zvicra po përballet me një rënie të vazhdueshme të numrit të lindjeve dhe qytetarët po kërkojnë masa të reja për të mbështetur familjet. Në një debat publik të organizuar nga media zvicerane 20 Minuten, janë paraqitur disa ide për politikën familjare të së ardhmes. Ndër propozimet më të mbështetura janë lehtësimet tatimore për familjet me fëmijë, veçanërisht për familjet me tre ose më shumë fëmijë, si dhe ndihma më të mëdha financiare për prindërit. Shumë pjesëmarrës kërkojnë që puna e kujdesit ndaj fëmijëve të vlerësohet më shumë dhe të ketë kompensim financiar për prindërit që kujdesen për fëmijët në shtëpi.…

Read More

Gjithçka është gati për duelin mes Anthony Joshua-s dhe Kristian Prengës, i cili do të zhvillohet këtë të shtunë, 25 korrik, në Xhedah të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 22:00 (ora shqiptare). Ish-kampioni i botës në peshat e rënda rikthehet në ring përballë boksierit shqiptar në një sfidë që konsiderohet një test i rëndësishëm përpara objektivave të tij të mëdhenj, mes tyre edhe një përballje e mundshme me Tyson Fury-n. Përveç interesit sportiv, vëmendje ka marrë edhe shpërblimi financiar që do të përfitojnë dy boksierët. Sipas raportimeve të mediave britanike, Joshua pritet të arkëtojë mes 4 dhe 5 milionë…

Read More

22 Daniella ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram. E veshur me të brendshme elegante, ajo ka pozuar para pasqyrës, duke vënë në pah linjat trupore dhe stilin që e karakterizon. Fotografia ka marrë reagime të shumta, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për pamjen e saj. Daniella vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe paraqitje që tërheqin interesin e ndjekësve. Edhe këtë herë, publikimi i saj ka ngjallur komente të shumta dhe po qarkullon gjerësisht në rrjet.

Read More

Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në rrugët luksoze të Monacos, ku është parë një Bugatti me vlerë rreth 4 milionë euro, e pajisur me targa të Kosovës. Makina superluksoze, një nga modelet më ekskluzive në botë, ka bërë që kalimtarët dhe pasionantët e automobilave të ndalen për ta fotografuar. Shfaqja e saj me targa kosovare në një nga destinacionet më të njohura të luksit në Europë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Monaco është i njohur për ekspozimin e makinave më të rralla dhe më të shtrenjta në botë, por një Bugatti e tillë me targa të Kosovës…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pas veprimit të bërë gjatë takimit me presidentin e UFC-së, Dana White. Gjatë takimit, teksa e falënderoi White për zhvillimin e eventit të radhës në Beograd, Vuçiç i dhuroi atij një instrument muzikor – lahutën. Ky veprim ka nxitur reagime, pasi lahuta konsiderohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në malësitë e veriut. Sipas reagimeve në rrjete sociale, Vuçiq ia ka prezantuar Dana White këtë instrument si një instrument folklorik serb.

Read More

Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda, anëtare e Delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë akuzoi eurodeputetët që mbështesin protestën, se kanë interesa dhe agjenda dhe interesa personale. ‘Jo Edi Rama ne nuk kemi interesa personale’- thekson Guarda. CristinaGuarda ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku shpreh shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohet procesi i integrimit europian të vendit. Në reagimin e saj, Guarda thekson se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ketë në qendër mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe…

Read More

21 Adi dhe Ola u bënë të njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, ku edhe nisi lidhja e tyre. Që nga përfundimi i spektaklit, emrat e tyre kanë vazhduar të jenë pjesë e vëmendjes. Pavarësisht thashethemeve që kanë qarkulluar, çifti vazhdon të jetë bashkë dhe po jeton mes Gjakovës dhe Prishtinës, shkruan “Kosovarja”. Në paraqitjet e fundit, Adi dhe Ola duken të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke vazhduar lidhjen e tyre edhe pas eksperiencës në “Ferma VIP”.

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa në fshatin Kalludër të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive. Përmes një reagimi në platformën X, ministria shqiptare ka theksuar se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura dhe se çdo zbulim i tillë përbën një hap drejt identifikimit të viktimave dhe vendosjes së drejtësisë, transmeton Klankosova.tv. “Zbulimi i një varreze tjetër masive në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e…

Read More

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin nga Maroku drejt territorit spanjoll të Ceutës, ndërsa rreth 60 mijë migrantë kanë hyrë në këtë qytet autonom spanjoll në Afrikën e Veriut brenda 24 orëve të fundit. Shifrat janë bërë të ditura nga presidenti i Ceutës, Juan Jesus Vivas, i cili e përshkroi situatën si krizë të papërballueshme për qytetin, raporton BBC. Fluksi i madh i migrantëve lidhet me një vendim të Gjykatës Supreme të Spanjës, e cila këtë muaj vendosi se migrantët e ndaluar gjatë përpjekjeve për të hyrë në Ceuta ose Melilla nuk mund…

Read More