Autor: TV News

FC Prishtina 01 ka rikthyer në krye të skuadrës trajnerin Ferid Agushi, duke nisur një kapitull të ri me teknikun që ka qenë një nga figurat më të suksesshme në historinë e klubit.Agushi rikthehet pas një periudhe, ndërsa më herët kishte drejtuar ekipin për më shumë se dy vite, gjatë së cilës FC Prishtina 01 fitoi dy tituj të kampionit të Kosoves, dy Kupa të Kosovës dhe përfaqësoi me sukses klubin n ndeshjet ndërkombëtare të Ligës së Kampionëve.Klubi beson se përvoja, profesionalizmi dhe mentaliteti fitues i Ferid Agushit do të jenë një vlerë e madhe për objektivat e sezonit të…

Read More

Përdorimi i inteligjencës artificiale dobëson kujtesën, përqendrimin dhe mendimin kritik. Një studim i fundit tregon se pjesëmarrësit që përdorën ChatGPT gjatë shkrimit të një eseje shfaqën aktivitet më të ulët cerebral dhe mbanin mend shumë më pak nga ajo që kishin shkruar. IA fik memorien dhe sensin kritik. Njerëzimi po rrezikon reduktimin intelektual, por jo vetëm. Për mijëra vjet çdo ide brilante, zgjedhje, sforcim fizik etj, ka qenë shkëndija e çka e ka nxitur njeriun të mendojë, në kërkimin për ushqim.Ndërsa sot, jetojmë në një epokë dhe shoqëri që ushqimin e ka bërë mjaft të aksesueshëm, por me vlera iperkalorike…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se industria e rilindur ushtarake e Shqipërisë do të bëjë të mundur që shteti jo vetëm të plotësojë nevojat e veta të sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe do të përfitojë nga shitja e tyre. “Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake dhe mos u çudisni kur një ditë të vijmë përsëri këtu dhe të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu të cilat do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane. Prodhime ‘Made in Albania’. Parafytyroni një ushtar të Shteteve të Bashkuara me një prodhim ‘Made in Albania’ në kompleksin e pajisjeve…

Read More

Hungaria po përballet me një krizë të rëndë të shkaktuar nga thatësira ekstreme, pasi niveli i lumit Danub ka rënë në pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Situata ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente, ndërsa është prekur edhe funksionimi i centralit të vetëm bërthamor të vendit, Paks. Për shkak të mungesës së ujit të nevojshëm për ftohjen e reaktorëve, njëri prej tyre është nxjerrë jashtë funksionit, ndërsa më herët ishte ulur edhe kapaciteti i një reaktori tjetër. Si pasojë, prodhimi i energjisë elektrike në central ka rënë ndjeshëm. Centrali bërthamor Paks siguron rreth gjysmën e energjisë elektrike të…

Read More

Policia e Kosovës ka raportuar se në Zubin Potok përmes rrjetit social janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Brigada e Veriut”. Rasti është cilësuar si “kryerje e veprës penale terroriste”. “Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Brigada e Veriut” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në raportin policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore. Përndryshe, institucionet e Kosovës kanë nisur të martën gërmimet në fshatin Kalludër i Vogël të komunës së Zubin Potokut, pas dyshimeve për një lokacion ku mund të gjenden mbetje mortore të personave të…

Read More

19 Fjolla Svirca Mehmeti po shijon ditët e verës në Greqi, prej nga ka ndarë me ndjekësit disa fotografi që kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të bardhë, duke reflektuar elegancë dhe stil. Kombinimi i veshjes i ka dhënë një pamje që të kujton modelet e pasarelave. Për ta kompletuar paraqitjen, Fjolla ka zgjedhur një kapele me rrjetë, një aksesor që këtë sezon është ndër trendët më të pëlqyer të verës. Me këtë paraqitje, Fjolla ka dëshmuar edhe një herë se di të kombinojë…

Read More

Lufta mes SHBA-ve dhe Iranit po hyn në një fazë gjithnjë e më të rrezikshme, me përshkallëzimin e sulmeve dhe përfshirjen e vendeve të tjera të rajonit. Irani ka raportuar viktima nga goditjet amerikane, ndërsa Jordania ka rrëzuar raketa iraniane për të dytën ditë radhazi. Në të njëjtën kohë, tensionet janë shtrirë edhe në Egjipt e Kuvajt, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Read More

Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Haraçinës, transmeton Zyrtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi transmetimin në Arena Sport M si “të tmerrshëm”, duke theksuar se ai nuk ishte në nivelin e një kampionati elitar. Sipas tij, transmetimi u zhvillua pa timer në ekran, ndërsa pamjet nga kamerat ishin të një cilësie shumë të dobët, të cilat ai i krahasoi me një transmetim të thjeshtë në internet. “Bile…

Read More

Trajneri kosovar Petrit Merovci ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi është emëruar trajner i ekipit U18 të Hamburger SV, një prej klubeve më të njohura të futbollit gjerman, transmeton albinfo.ch. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi gjerman përmes kanaleve të tij zyrtare, ndërsa emërimin e ka konfirmuar edhe Merovci përmes një postimi në rrjetet sociale. Ky emërim konsiderohet një hap i madh në rrugëtimin profesional të trajnerit kosovar, i cili tashmë do të drejtojë një nga grupmoshat më të rëndësishme të akademisë së Hamburger SV, e njohur për zhvillimin e talenteve që më pas…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha ka reaguar pas debatit për hapjen e mundshme të konsullatave mes Shqipërisë dhe Serbisë. Hoxha tha se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka kërkuar hapjen e një konsullate në Shkodër. “Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar”, u shpreh Hoxha. Ai shtoi se procesi do të ecë përpara pasi palët të bien…

Read More