Autor: TV News

Ky pikë-kalim në zonën kodrinore-malore ndërmjet Zveçanit në Kosovë dhe Novi Pazarit në Serbi, zyrtarisht, nuk i shërbeu asnjëherë qëllimit për të cilin u ndërtua – bazuar në Protokollin Teknik të Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Në Maj bëhen 10 vjet prej kur Kosova dhe Serbia u dakorduan për ndërtimin dhe hapjen e pikës kufitare prapa meje, këtu në Izvor të Zveçanit, dhe tjetrës në Kapi të Sfricës në Kamenicë, por asnjëra nuk është funksionalizuar për shkak të refuzimit nga Serbia. Për hapjen e dy pikave të reja kufitare, veçse të gatshme, pati diskutime në kuadër të dialogut…

Read More

Dy raste të vrasjeve, njëra prej tyre me dy viktima, në qytetin e Vushtrrisë brenda 24 orëve ka shtyrë kryetarin e kësaj komune të ndërmarrë disa veprime. Të nevojshme, Këshilli i Sigurisë së Komunës e ka paraparë shtimin e njësiteve të Policisë si masë për ngritjen e sigurisë. E kjo në Vushtrri, ka nisur zbatimin të mërkurën. “Besoj se do ta përmisojnë dukshëm gjendjen. Veç kanë filluar të zbatohen menjëherë, është rritur shumë prezenca e patrullave të policisë në lokalitete dhe DKA ka marrë masat të telefonojë që sot prindërit, të bisedojë çështjet me ta dhe ta rrisë aktivitetin në…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur zemërimin e tij ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për vënien në dyshim të besueshmërisë së liderit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një intervistë për “NBC”, Trump deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe nëse ai e konsideron Moskën fajtore për dështimin e negociatave, atëherë do të vendosë tarifa shtesë për naftën ruse. “Nëse ju blini naftë nga Rusia, nuk do të mund të bëni biznes në SHBA. Do të ketë një tarifë prej 25 deri në 50 për qind për të gjithë naftën…

Read More

Myslimanët në mbarë botën kanë filluar të festojnë Fitër Bajramin, një nga festimet më të mëdha në kalendarin islamik. Fitër Bajrami – që do të thotë “festa e agjërimit” – festohet në fund të Ramazanit, një muaj agjërimi për shumë të rritur, si dhe reflektim shpirtëror dhe lutje, raporton BBC. Këtu në Moskë, adhuruesit shihen duke u përgatitur për lutje. Qindra morën pjesë në lutjet në terrenin Tononoka, në Mombasa, Kenia Lutjet u kryen gjithashtu në një stadium në Port Sudan në lindje të vendit Fëmijët e vegjël iu bashkuan të rriturve në Moskee Essalam në Roterdam, Holandë Dhuratat u…

Read More

Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, prokuroria të premten do ta përmbyll këtë proces, nga lista fillestare e së cilit hoqi më shumë se 140 dëshmitarë. Thaçi dhe të tjerët, të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte, kanë mohuar fajësinë për akuzat dhe ajo çfarë do të ndodhë menjëherë pasi prokuroria në Hagë të mbyllë këtë proces, është kërkesa e mbrojtjes për të hedhur disa nga akuzat. Avokati ish presidentit, Hashim Thaçi, Lluka Misetic…

Read More

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si një vendim të mençur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia. Ai e vlerësoi atë si një hap në përputhje me qëndrimet e demokracive kryesore botërore. Përmes një shkrimi në platformën X, ai ka reaguar ndaj kritikave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë një “kukull të Putinit” dhe duke theksuar se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më. “Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në linjë me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vuçiq,…

Read More

Autoritetet turke kanë njoftuar të dielën se kanë arrestuar një gazetar suedez nën akuzat për terrorizëm dhe fyerje të presidentit. Joakim Medin i të përditshmes “Dagens ETC” është arrestuar me të mbërritur në aeroportin e Stambollit të enjten me akuzat për “anëtarësim në një organizatë terroriste” dhe “fyerje të presidentit”. Qendra Kundër Dezinformimit, pjesë e Departamentit të Komunikimit të presidencës turke, ka thënë në një deklaratë se arrestimi i Medin “nuk ishte për aktivitetet e tij gazetareske”, raporton AP. Qendra ka akuzuar Medinin se ka marrë pjesë në një tubim në Stokholm më 11 janar 2023, ku morën pjesë mbështetës…

Read More

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime në territorin e komunës së Klinës, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime janë një aktivitet kyç për forcën paqeruajtëse, duke përforcuar praninë e tyre në terren me paanshmëri dhe respekt ndaj të gjitha komuniteteve. KFOR thekson se trupat e saj mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke u siguruar që të jenë gjithmonë të përgatitur për çdo situatë. Sipas njoftimit, misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet i pandryshuar, duke garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Read More

Këtë të diel shënohet 26-vjetori i masakrës së dytë në Abri të Epërme. Me këtë rast kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë varreve të tetë martirëve të lagjes Muliqi. Në këtë masakër u vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. “Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeç”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Read More