Autor: TV News

Bafte Shala, këngëtarja e njohur për linjat trupore dhe pamjen e saj atraktive, ka publikuar një postim në Instagram që ka shpërthyer rrjetin. Ajo po paralajmëron një ngjarje të madhe muzikore në Lounge Bar Basel më 19 Prill, duke u bashkuar me emra të njohur si Alida Duka dhe Marin Raja. Kjo natë e veçantë do të fillojë në orën 21:00, dhe sigurisht që pritet të jetë një spektakël i paharrueshëm. Fotografia e fundit e Bafes tregon energjinë e saj karizmatike dhe stilin e saj të veçantë, i cili ka arritur të tërheqë vëmendjen e fansave. Veshja e saj provokuese…

Read More

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e një tarife bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të afektojë aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do të ulë përparësinë konkurruese…

Read More

Flamuri i Republikës së Kosovës që u pa mbrëmë në Beograd, në vendin ku sot po mbahet Kongresi i UEFA-s, ka ngjallur reagime në shtetin serb që e kundërshton pavarësinë e Kosovës. Kjo ka bërë që Federata Serbe e Futbollit si nikoqire e kongresit të UEFA-s, ta lëshojë një komunikatë sot, kur po mbahet ky kongres. Shtëpia e futbollit serb iu ka kërkuar falje gjithë serbëve në Serbi dhe atyre që jetojnë në Kosovë, siç thotë ajo për “lëshimin” e mbrëmshëm, ndërsa thotë se gabimi u përmirësua, duke e lënë të nënkuptohet se flamuri i Republikës së Kosovës është hequr.…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, ka udhëtuar për në Bullgari, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës krahas liderëve të tjerë në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje. Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në kuadër të vizitës në Sofje, Osmani do të mbajë fjalim në hapje të Samitit si dhe do zhvillojë takime të ndara bilaterale me disa nga liderët pjesëmarrëse. “Gjatë këtyre takimeve, do të diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale, avancimi…

Read More

Zyrtarët amerikanë u kanë thënë aleatëve evropianë se duan që ata të vazhdojnë të blejnë armë të prodhuara nga Amerika, mes lëvizjeve të fundit nga Bashkimi Evropian për të kufizuar pjesëmarrjen e prodhuesve amerikanë në tenderët e armëve. Sipas Reuters këtë informacion e kanë siguruar nga pesë burime. Mesazhet e dërguara nga Uashingtoni në javët e fundit vijnë pasi BE-ja ndërmerr hapa për të nxitur industrinë e armëve të Evropës, duke kufizuar potencialisht blerjet e llojeve të caktuara të armëve amerikane. Hapat e hershëm të politikës së jashtme të administratës Trump, duke përfshirë shkurtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe…

Read More

Muhamed Lika, pjesëtar i Policisë së Kosovës, u vra mbrëmjen e 1 prillit në hyrje të banesës së tij në Kaçanik. Lika u varros të mërkurën në “Varrezat e Dëshmorëve” me nderime të larta shtetërore. Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë arrestuar të dyshuarit për vrasjen e tij. Këtë e ka konfirmuar për TV Dukagjinin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Gjatë një konference për media, kryeprokurori Burim Çerkini deklaroi se vrasja mund të ketë qenë e planifikuar dhe se nuk ka të bëjë me ndonjë tentativë grabitjeje. “Të dyshuarit nuk kanë përdorur maska, por kapela. Duke qenë…

Read More

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në një lokal në Prishtinë, pas dyshimeve se aty po kryhej shitblerje e narkotikëve. Gjatë bastisjes, njësitë policore kanë arrestuar një të dyshuar dhe kanë konfiskuar substanca narkotike dhe prova të tjera materiale. Në vazhdën e hetimeve, policia ka kontrolluar edhe banesën e një të dyshuari tjetër, ku kanë sekuestruar tri armë zjarri, 19 fishekë, pajisje për pastrimin e armëve dhe qese të zbrazëta të përdorura për paketimin e narkotikëve. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjes në lokal janë gjetur dhe sekuestruar: 15.8 gramë marihuanë (2 qese) –  3.7 gramë kokainë…

Read More

Në postimin e saj më të fundit në Instagram, Kayla ka bërë një përzgjedhje të shkëlqyer me fotografitë e saj, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. Ajo shfaqet e veshur me një bikini të shkëlqyer, që thekson format e saj trupore. Me tipare të dallueshme dhe një pamje mahnitëse, Kayla përcjell energji positive në këtë ditë të bukur. Fotografia është realizuar në një ambient relaksues, duke paraqitur një pamje të qetë të ujërave dhe diellit të ndritshëm. Kayla, e angazhuar në stilin e saj të jetesës, i fton ndjekësit e saj që të zbulojnë anën e tyre…

Read More

Qeveria e Kosovës në detyrë ka zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, më 2 prill, një mbledhje elektronike. Sipas njoftimit, dy vendime janë marrë në mbledhje të kabinetit qeveritar.  “Ka miratuar vendimin për të mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – “Procesi Pall Mall”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.  Po ashtu, ka ndarë 75,000€  për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit.

Read More

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, ka nxitur reagime në mbarë botën, teksa shtetet kanë shprehur frikën për rritjen e çmimeve, teksa disa vende kanë paralajmëruar për kundërmasa. SHBA-ja vendosi një tarifë bazë prej 10 për qind për importet ndaj të gjitha vendeve të botës, përfshirë nga Kosova, si dhe tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në. Bashkimi Evropian reagoi ndaj vendimit të Trumpit, duke thënë se është i gatshëm të përgjigjet ndaj tarifave të reja amerikane. Por, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der…

Read More