Autor: TV News

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite më 20 prill janë vrarë të paktën 25 persona në mbarë Rripin e Gazës, përfshirë gra dhe fëmijë. Izraeli rinisi sulmet ajrore dhe tokësore në Gazë më 18 mars, duke rinisur luftimet pas dy muajsh armëpushim, që ndaluan luftën 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit – grupif palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Që nga agimi sot, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 20 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë në mbarë Rripin e Gazës”, tha për AFP-në, Mahmud Bassal,…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Liban tha se një person u vra më 20 prill pas një sulmi ajror izraelit në jug të shtetit. Ky është sulmi i fundit në serinë e disa sulmeve, pavarësisht se mes Izraelit dhe grupit Hezbollah ka një armëpushim. Hezbollahu është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listë të zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike. Një “sulm nga Izraeli ndaj një automjeti në Kaotarijet al-Saijad”, e cila ndodhet në brendësi të vendit midis qyteteve jugore Sidon dhe Tir, ka vrarë “një person dhe ka…

Read More

Pak minuta pas shpalljes si fitues i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti dha një tjetër intervistë që bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale. Në një bisedë spontane dhe plot humor me gazetarin Ronaldo Sharka, ai nuk kurseu batutat, sinqeritetin dhe besimin në veten e tij, duke ofruar një pasqyrë të veçantë mbi përvojën e tij brenda shtëpisë. Ronaldo: Pse e fitove ti Big Brother VIP? Gjesti: “Se ia kma dridhë.” Ronaldo: “Kujt ia dridhe?” Gjesti: “Krejt, të tanve, radhë, jashtë.” Ronaldo: “Për ata që mund të thonë se fitoi një i pa shkollë, që s’di shumë të argumentoje, çfarë…

Read More

Java e 33-të e Kategorisë së Parë ka vulosur fazën e rregullt të këtij edicioni me 6 ndeshje të cilat kanë shkuar sipas pritshmërisë. Flamurtari dhe Besa, që ishin rivalë në distancë për vendin e dytë, ia dolën të fitonin, por vetëm vlonjatët iu gazuan ngjitjes në elitë automatikisht në Superiore, ndërsa kavajasit shkojnë në play-off. Ndër ndeshjet e tjera, ajo më e rëndësishmja ishte derib mes Apolonisë dhe Lushnjës, që duhej të përcaktonte se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkonte në play-off. Fierakëve u ka mjaftuar barazimi për të mbrojtur vendin tyre përballë “lagunarëve”.

Read More

Ushtria izraelite ka thënë se një “keqkuptim operacional” çoi në vrasjen e 14 punonjësve të urgjencës në jug të Gazës muajin e kaluar. Një hetim mbi incidentin nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) gjeti një sërë dështimesh. Sipas gjetjeve në raport thuhet se vrasja e një punonjësi të OKB-së pak më vonë ishte “një shkelje e urdhrave gjatë një mjedisi luftimi”. IDF shtoi se zëvendëskomandanti i njësisë së përfshirë është shkarkuar “për shkak të dhënies së një raporti të paplotë dhe të pasaktë gjatë përmbledhjes” raporton BBC përcjell Dukagjini. Katërmbëdhjetë punonjës të urgjencës dhe një punonjës i OKB-së u…

Read More

Repartisti i njohur nga Peja, Gjesti, ish banori i Big Brother VIP Kosova, do të performojë në stadiumin ”Air Albania”, duke sjellë për fansat një përvojë të paharrueshme. Kjo performancë do të ndodhë në një datë historike, në ditën kur Shqipëria do të përballet me Serbinë në fazën kualifikuese për Botërorin 2026. Ky event pritet të jetë një moment kyç për të dy kombet, si në sport ashtu edhe në kulturë. Gjesti e konfirmoi këtë lajm në një paraqitje të tij pas shpalljes fitues në Big Brother VIP Albania, ku tregoi se ndjehet tejet i emocionuar për këtë mundësi. Ai…

Read More

Njëzetë e një robotë humanoidë i janë bashkuar mijëra vrapuesve në gjysmëmaratonën e Yizhuang të shtunën në Pekin, hera e parë që këto makineri kanë garuar bashkë me njerëzit për mbi 21 kilometra, ka raportuar “The Guardian”. Robotët nga prodhuesit kinez DroidVP dhe Noetix Robotics vinë në të gjitha format dhe madhësitë, disa më të shkurtër se 120 centimetra dhe të tjerët deri në 180 centimetra. Një kompani mburrej që roboti i saj dukej pothuajse njeri, me veçori femërore dhe me aftësinë për të shkelur syrin dhe buzëqeshë. Disa kompani kanë testuar robotët e tyre për disa javë para garës. Zyrtarët…

Read More

Vazhdon edhe sot java e 30-të në Albi Mall Superliga. Suharekën e pret një ndeshje e vështirë ku do të përballet me liderin e Superligës, Dritën. Drita, po vazhdon garën për titull, ku një fitore në ndeshjen e sotme do t’ju nevojitej që të afrohen drejt titullit të tyre të 4-të. Ja formacionet zyrtare: Ndeshja Suhareka-Drita, pritet të zhvillohet sot në orën 15:00, ndërsa pas 5 orësh zhvillohet edhe ndeshja Prishtina-Ferizaj.

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën, më 20 prill, se forcat ruse kanë vazhduar granatimet dhe sulmet përgjatë vijës së frontit, pavarësisht njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për një armëpushim të shkurtër me rastin e festës së Pashkëve. Armëpushimi 30-orësh do të ishte pauza më e rëndësishme në luftimet gjatë këtij konflikti trevjeçar. Por, vetëm disa orë pasi urdhri pritej të hynte në fuqi, në Kiev dhe disa rajone të tjera të Ukrainës u dëgjuan sirenat paralajmëruese për sulme ajrore, teksa Zelensky akuzoi Rusinë se nuk ka ndalur sulmet. “Në drejtimet e ndryshme të vijës së frontit, janë…

Read More

Në natën finale të ‘Big Brother VIP Albania’ të edicionit të katërt, të gjithë ish-banoret ishin në studio. Njëra prej tyre është edhe Danja, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve me paraqitjen e saj. Ajo në tapetin e kuq shihet e vetme, dhe ndjekësit janë shprehur se mungonte partneri i saj, Redi. Që nga momenti i fillimit të këtij edicioni, Danja ka qenë një nga figura më të diskutuara dhe më të përfolura, jo vetëm për strategjitë e saj në lojë, por edhe për shfaqjen e saj on-screen. Prezentimi i saj në tapetin e kuq ka tërhequr vëmendjen…

Read More