Autor: TV News

Gjilani është nikoqir i Dukagjinit në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë. Dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës dhe nuk iu lejohen gabimet pasi mund të bien nga liga ose të mbesin në barazh. Vendasit synojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Në anën tjetër klinasit pas barazimit me Suharekën kërkojnë të marrin pikë në Gjilan. Formacionet zyrtare: Gjilani: Ballaca, Thaqi, Roganovic, Arago, Ibrahimi, Shabani, Taipi, Basa, Morina, Prapashtica, Jaroviic. Dukagjini:Margono, Bardhoku, Sinani, Basri, Syla, Xhemajli, Hugo, Pefqeli, Isufi, Merlaku, Elzeaj,

Read More

Në shtëpi ishin mike të ngushta, por mes tyre pati një krisje pas daljes së Livias nga shtëpia. Edhe pse përkrahja e saj kundrejt Rozanës nuk ka munguar, kjo e fundit duket se e ka vlerësuar shumë. Ishte Livia ajo e cila ndau pamje nga “Afterparty” ku shihet bashkë me Rozin. Si mbishkrim ka vendosur emojin e dy mikeve duke zbuluar që raporti i tyre vazhdon të jetë i fortë.

Read More

Papa Françesku ka ndërruar jetë të hënën në moshën 88-vjeçare, ka konfirmuar zyrtarisht faqja e Vatikanit. Sipas njoftimit, ai ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Casa Santa Marta brenda qytetit të Vatikanit. Ai shërbeu si kreu i Kishës Katolike për më shumë se një dekadë, pasi u zgjodh në mars të vitit 2013, pas dorëheqjes historike të Papa Benediktit XVI. Kohët e fundit, Papa Françesku ishte shtruar në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt, për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Mjekët zbuluan se ai vuante nga një infeksion i ndërlikuar respirator dhe pneumonia e dyfishtë, një gjendje…

Read More

Romanca e përfolur mes këngëtarit Butrint Imeri dhe modeles turke Sezen Cifcioglu duket se ka marrë fund, duke lënë pas një histori të bukur që kishte intriguar shumë fansa. Pasi kaluan disa javë në fokusin e mediave dhe natyrisht të ndjekësve të tyre, dyshja që sapo kishte zgjuar interesin publik me postime romantike në rrjetet sociale, tani duket se është ndarë në mënyrë përfundimtare. Një ndarje që ka ardhur papritur dhe ka lënë shumë pyetje pa përgjigje. Sezen Cifcioglu, modelja e njohur turke, ka fshirë çdo gjurmë të Butrintit nga profili i saj në Instagram. Ky veprim ka ngjallur aludime…

Read More

Pas eliminimit nga çerekfinalet e Champions League kundër Barcelonës, Borussia Dortmund vazhdon të luftojë për një vend në turneun e sezonit të ardhshëm. Në ndeshjen e xhiros së 30-të të Bundesligës, Dortmundi siguroi një fitore të rëndësishme 3–2 ndaj Borussia Monchengladbach. Për një lojtar, megjithatë, ndeshja kishte një rëndësi të veçantë. Ndeshja kundër Gladbach shënoi paraqitjen e 200-të të Emre Can për Borussia Dortmund. Kapiteni i ekipit iu bashkua klubit nga Juventusi në vitin 2020 për 25 milionë euro dhe që atëherë ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 10 asistime. Edhe pse Can është përballur shpesh me kritika këtë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Liban tha se një person u vra më 20 prill pas një sulmi ajror izraelit në jug të shtetit. Ky është sulmi i fundit në serinë e disa sulmeve, pavarësisht se mes Izraelit dhe grupit Hezbollah ka një armëpushim. Hezbollahu është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listë të zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike. Një “sulm nga Izraeli ndaj një automjeti në Kaotarijet al-Saijad”, e cila ndodhet në brendësi të vendit midis qyteteve jugore Sidon dhe Tir, ka vrarë “një person dhe ka…

Read More

Dashi Kjo e hënë do t’ju bëjë të mendoni për sfidat që ju presin përpara. Do të keni mundësinë të bëni hapa përpara në punë, por nuk do të mungojnë disa pengesa. Nëse ruani qetësinë dhe kthjelltësinë, do t’i kaloni pa problem. Në dashuri, është e nevojshme të flisni hapur me partnerin për të shmangur keqkuptimet. Nëse jeni beqarë, mund të bëni një njohje intriguese, mos u tregoni të turpshëm. Demi Kjo e hënë pritet të jetë veçanërisht pozitive për ju. Do të shfaqen shumë mundësi pune, për të fituar më shumë dhe për të ndërtuar bashkëpunime të reja. Produktiviteti…

Read More

Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat mëngjesin e së dielës në Vatikan me nënpresidentin amerikan, JD Vance, njoftoi Selia e Shenjtë. Vance, besimtar katolik i cili ishte përplasur me Papën lidhur me politikat për emigrantët të administratës të presidentit, Donald Trump, u takua me Françeskun në rezidencën e tij në Vatikan dhe uruan njëri-tjetrin për festën e Pashkëve, u tha në njoftimin e Vatikanit. “Papa Françesku zhvilloi një takim të shkurtër privat, që zgjati disa minuta, dhe të dy shkëmbyen urimet për ditën e Pashkëve”, u tha në njoftim. Vance, i cili së bashku me familjen e tij po…

Read More

Pak minuta pas fitores së madhe në finalen e Big Brother VIP Albania, Gjesti dha intervistën e tij të parë si triumfues i edicionit të katërt. Nga një eliminim në Kosovë, në fitore në Shqipëri, rrugëtimi i Gjesti ka qenë i mbushur me emocione dhe sfida. Ky i ri dinamik ka arritur të fitojë zemrat e publikut me përkushtimin dhe energjinë e tij. Pyetur për rrugëtimin e tij, Gjesti u shpreh: “Kur kam dalë prej atje, e kam ditur që më ka mbetur rruga pa plotësuar. E dija që kam diçka, se më është bërë një e padrejtë, e dinë…

Read More

Prishtina ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar. Drilon Islami në minutën e 18-të goditi nga afërsia por ajo nuk ishte e rrezikshme për portën e mysafirëve. Në minutën e 27-të kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Philippe Boueye u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër. Rasti më ideal në këtë ndeshje i takoi Ferizajt të cilët në minutën e 70-të goditën shtyllën përmes Edon Sadriut. Në minutën e 75-të Albin Krasniqi tentoi të gjente portën por goditja…

Read More