Autor: TV News
Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori i lajmeve për SHBA, Josh Hoffner ka lavdëruar punën e Qenës, thuhet në një postim të AGK-së në Facebook. “Ai ka shkëlqyer në çdo rol që ka mbajtur — shumë prej tyre në kushte jashtëzakonisht sfiduese: ka qenë producent i lartë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor; menaxher i fundjavës për SHBA-në; korrespondent dhe producent në Kosovë; si dhe ka pasur disa angazhime në Ukrainë gjatë konfliktit të vitit 2014 dhe së fundmi gjatë luftës…
Gjestin e quajtur fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania ka lënë pas një garë të ashpër me këngëtaren Rozana Radi, duke fituar një çmim prej 100 mijë eurosh, momenti i tij i fitores ka qenë i mbushur me emocione të thella. Përveç fituesit, në vendin e tretë u pozicionua aktori Laert Vasili, ndërsa Egli Tako u rendit si finalistja e katërt. Gjestin dhe Egli shpalosën një lidhje romantike brenda shtëpisë, një raport që duket se ka vazhduar edhe pas fundjavës së spektaklit. Menjëherë pas shpalljes së fituesit, Egli Tako është parë duke u takuar me prindërit…
Një gjyq për thuajse 200 persona të arrestuar pse protestuan kundër qeverisë turke nisi në Stamboll. Demonstratat masive filluan më 19 mars pasi kryebashkiaku i qytetit më të madh të vendit, Ekrem Imamoglu, një rival i rëndësishëm i presidentit Erdogan, u arrestua nën akuzën e korrupsionit. Shumica e 189 të pandehurve në këtë proces, që nisi të premten, janë studentë, ndërsa 8 janë gazetarë. Akuzat ndaj tyre përfshijnë pjesëmarrje në protesta të paligjshme dhe mosbindje të urdhrave të policisë për t’u shpërndarë. Bëhet fjalë për gjyqin e parë të personave të arrestuar gjatë tubimeve. Zyra e prokurorit të Stambollit ka…
Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Athletic Bilbaos. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Fede Valverde, shkruan GazetaBlic Sport. Valverde ka shënuar eurogol pas 93 minutave lojë, duke kaluar madrilenët në epërsi. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: FEDE VALVERDE WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/yv4nylrlac — TC (@totalcristiano) April 20, 2025
Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha ka thënë se pala ukrainase nuk e ka dëgjuar ende përgjigjen e Moskës ndaj propozimit për zgjatjen e armëpushimit në 30 ditë. Ministri i Jashtëm vuri në dukje se megjithëse ka pasur një rënie të lehtë të aktivitetit ushtarak rus dje, në prag të Pashkëve dhe sot, trupat ruse vazhdojnë të sulmojnë pozicionet ukrainase. Sipas tij, Ukraina po i përgjigjet kësaj “me përgjegjësi”. Megjithatë, çështja kryesore është se dje Ukraina propozoi zgjatjen e armëpushimit përtej mesnatës. “Ne jemi gati për një armëpushim të plotë 30-ditor nëse Rusia reagon. Ne ende nuk kemi dëgjuar asnjë…
Këngëtari nga Kosova, Gjesti, u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke mbajtur një emocion të jashtëzakonshëm në momentin e shpalljes së emrit të tij. Pas një gare të ashpër me Rozana Radin, ai arriti të fitojë jo vetëm famën, por edhe një çmim prej 100 mijë eurove, që është një arritje e konsiderueshme për çdo pjesëmarrës në këtë format të njohur televiziv. Bisedat e vazhdueshme që kanë ndodhur brenda shtëpisë treguan se Gjesti ishte një nga konkurrentët më të preferuar nga publiku. Reagimi i tij në momentin kur emri i tij u shpall fitues…
Gjykata e Lartë e SHBA-së të shtunën e ndaloi përkohësisht administratën Trump nga deportimi i një grupi emigrantësh venezuelianë që ajo akuzoi si anëtarë të bandave sipas një ligji të përdorur rrallë gjatë luftës, por qeveria u kërkoi gjykatësve të heqin urdhrin e tyre. Gjykata lëshoi vendimin pasi avokatët e Unionit Amerikan për Liritë Civile i kërkuan asaj që të ndërhynte në mënyrë urgjente, duke thënë se dhjetëra emigrantë venezuelas u përballën me dëbim të menjëhershëm pa shqyrtimin gjyqësor të urdhëruar më parë nga drejtësia. “Qeveria drejtohet të mos largojë asnjë anëtar të klasës së supozuar të të burgosurve nga…
Me zakone të këqija të të ngrënit, gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga lëvizjet e parregullta të zorrëve. Ka shumë arsye që mund të çojnë në kapsllëk, duke përfshirë stresin dhe problemet me tretjen, por zakonet e këqija të të ngrënit janë fajtori kryesor. Pra, ekziston një grup ushqimesh që mund t’ju ndihmojnë të reduktoni simptomat e kapsllëkut. Megjithatë, konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni kapsllëk kronik. Luleshtrydhet Luleshtrydhet njihen për aftësinë e tyre për të forcuar sistemin imunitar, sepse janë të pasura me vitaminë C. Sasia e lartë e fibrave të tretshme që gjenden në farat e luleshtrydhes…
Heidi Baci ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të “Mos i bjer me top”. Gjatë këtij takimi të veçantë, ajo ndau me të pranishmit një reflektim të sinqertë mbi jetën e saj dhe gjendjen emocionale që po kalon. Pavarësisht sfidave të përditshme, Heidi deklaroi se ndjehet në një periudhë të mirë, ku […] The post Heidi Baci shpërthen: Ndihem e plotësuar dhe në paqe me veten! appeared first on InfoKosova.
Atalanta ka kaluar në avantazh ndaj Milanit. Golin e avantazhit e ka shënuar Ederson, shkruan GazetaBlic Sport. Ederson realizoi gol të bukur pas një aksioni model në minutën e 62’të. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: 🚨🇮🇹 GOAL | AC Milan 0-1 Atalanta | Ederson EDERSON OPENS THE SCORING FOR ATALANTA!pic.twitter.com/o08rhBsPOf — Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 20, 2025
