Autor: TV News
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Rodrygo refuzoi të luante në El Clasico në fundjavë dhe dëshiron me çdo kusht largimin nga Real Madrid. Braziliani ndihet në hijen e Bellingham dhe Mbappe, kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak, transmeton GazetaBlic Sport. Ai mendon se nuk po vlerësohet dhe ka qenë i mbyllur në shtëpinë e tij gjatë ditëve të fundit, i mërzitur nga situata e krijuar. Për më tepër, në stërvitjen e sotme ai ka pësuar një lëndim, duke e përfunduar sezonin para kohe. Ka mundësi që ai të mos luajë më fare me fanellën e skuadrës së madhe…
Një ofertë e papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 12 maj, për t’iu bashkuar bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen këtë javë në Stamboll, ka nxitur bisedë mes diplomatëve amerikanë dhe evropianë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë një rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Mos e nënvlerësoni të enjten në Turqi”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para nisjes për një udhëtim në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, duke iu referuar bisedimeve të mundshme më 15 maj. “Po mendoja të fluturoja atje. Nuk e di ku do të jem…
Kevin de Bruyne ka rënë dakord të fillojë negociatat për një transferim te Napoli. Kontrata e futbollistit belg me Manchester Cityn skadon pas pak më shumë se një muaji, kur ai do të bëhet lojtar i lirë. Pas bisedimeve me Dries Mertens dhe Romelu Lukaku, 33-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet klubit të Napolit dhe dëshiron që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mund të shkojë me pushime i qetë. Hendeku aktual midis kërkesës dhe ofertës është se De Bruyne dëshiron një kontratë tre-vjeçare, ndërsa Napoli po i ofron atij dy vjet plus…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të martën në mëngjes do të mbërrijë në Arabinë Saudite për të nisur udhëtimin katërditor nëpër rajonin e Gjirit Persik, një udhëtim që do të përqendrohet më shumë në marrëveshjet ekonomike sesa në krizat e sigurisë që kanë përfshirë rajonin, nga lufta në Gaza deri te kërcënimi i përshkallëzimit të programit bërthamor të Iranit. Me një listë të udhëheqësve të fuqishëm të biznesit amerikan, përfshirë drejtorin ekzekutiv të Teslas dhe këshilltarin Elon Musk, presidenti amerikan do të vizitojë së pari Riadin – ku po zhvillohet Forumi i Investimeve Arabo-Amerikane – dhe…
Skuadra e Atalantas ka shënuar golin e dytë ndaj Romës. Golin e dytë dhe të avantazhit në këtë duel e shënoi Sulemana, shkruan GazetaBlic Sport. Sulemana realizoi pas 77 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 2-1. Ja goli: VIDEO
Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e Gazës. Lajmi vjen ndërkohë që një sulm ajror izraelit në një shkollë të kthyer në strehimore në veri të Gazës ka lënë të vrarë rreth 16 persona, shumica gra dhe fëmijë. Hamasi, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tha se lirimi i Edan Alexander është bërë si gjest vullneti të mirë ndaj administratës Trump, në përpjekje për të ringjallur bisedimet për përfundimin e luftës. Sipas shërbimit emergjent të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën…
Ushtarët ukrainas kanë arritur të lokalizojnë dhe shkatërrojnë një sistem të mbrojtjes kundërajrore ruse Tor-M2 me rreze të shkurtër veprimi që kushton afro 25 milionë dollarë – që u hodh në erë në jug të Ukrainës pasi u godit nga dronët. “Një tjetër sistem i armikut Tor-M2 u shkatërruar në jug. Falë veprimeve të koordinuara të inteligjencës dhe operatorëve të dronëve, forcat pushtuese kanë pësuar humbje të mëdha”, thuhet në kumtesën e ukrainasve, transmeton Telegrafi. Në videon e postuar shihen dronët duke hedhur vazhdimisht mjete shpërthyese në sistemin raketor rus. Pas disa goditjeve, sistemi raketor përfshihet nga zjarri – kurse…
Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut. Ekspertët thonë se këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë. Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë. Përfitimet që merrni duke ngrënë 4 bajame në ditë Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë…
Sipas RAC1, Barcelona fitoi një shifër rekord prej 13.8 milionë eurosh nga El Clasico e së dielës kundër Real Madridit. El Clasico e sezonit të kaluar në shtëpi solli 7.6 milionë euro me 50,112 tifozë të pranishëm. Këtë herë shifrat janë në një nivel tjetër, pasi kërkesa e lartë i ka çuar çmimet e biletave në nivele të reja. Klubi përdor një sistem dinamik çmimesh, me biletat e fundit të mbetura në tribuna që kushtonin deri në 1,250 euro, dhe vendet në rreshtin e parë kishin çmimin 745 euro. Çuditërisht, biletat për rreshtat e sipërm u shitën të gjitha deri…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një mundësi që ai të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime të mundshme midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. “Nuk e di ku do të jem të enjten, kam kaq shumë takime”, u tha Trump gazetarëve përpara nisjes për një vizitë në tre vende të Lindjes së Mesme. “Por po mendoja realisht të fluturoja atje. Ka mundësi, mendoj, nëse shoh se mund të ndodhë diçka”, tha Trump. Zelensky e mirëpriti përfshirjen e mundshme të Trumpit, duke bërë thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe duke shprehur mbështetje për…
