Autor: TV News
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e afërt të rastit të shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni, ndaj të cilit autoritetet e Serbisë kanë iniciuar procedurë penale. Përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, MPJD-ja ka njoftuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe ka dërguar notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it, me qëllim të sigurimit të angazhimit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së Maxhunit. Sipas ministrisë, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit. MPJD-ja ka bërë…
20 Këngëtari Gjesti ka shqetësuar fansat me një video të publikuar së fundmi në Instagram Story. Në video, ai shihet duke bërë inhalim përmes një nebulizatori, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me arsyen e përdorimit të pajisjes. Pamja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët janë bërë merak për gjendjen e tij. Megjithatë, Gjesti deri më tani nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për ndonjë shqetësim shëndetësor apo thjesht për një trajtim të përkohshëm.
Një tren eksperimental maglev në Kinë ka vendosur një rekord të ri botëror për shpejtësinë, duke kaluar nga 0 në 800 km/h në vetëm 5.3 sekonda. Kjo është hera e parë që një tren maglev arrin një shpejtësi të tillë, e cila i afrohet shpejtësisë së një avioni pasagjerësh. Testi u zhvillua në një pistë eksperimentale rreth 1 kilometër të gjatë në laboratorin Donghu, në provincën Hubei. Treni, me peshë rreth 1.1 tonë, arriti shpejtësinë 800 km/h nga gjendja e palëvizshme dhe më pas u ndal në mënyrë të kontrolluar, duke përshkuar rreth 200 metra gjatë frenimit. Teknologjia maglev përdor…
Ka nisur protesta kundër qeverisë së Edi Ramës. Në protestën e 77 shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Pjesëmarrëse në protestë ashtu si edhe një ditë më parë është edhe Diaspora. Dje, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës iu bashkuan protestës, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për protestuesit, kërkesa për largimin e qeverisë dhe kundërshtimi ndaj klasës politike vijojnë prej javësh, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit veror.
Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh. Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, në një deklaratë për media tha se nga provat që kanë siguruar është vërtetuar dyshimi i bazuar se Sali ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent Serb – BIA, ndërkaq vetë i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s. “Sot, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Fehmi Sali. Nga provat që kemi…
Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime të maturës shtetërore me notën maksimale dhe medalje ari për rezultatet e jashtëzakonshme, Frenki Qafoku është pranuar në Universitetin Teknik të Mynihut – TU München, për degën Elektrotechnik und Informationstechnik. Një rrugëtim i ndërtuar me vite pune, disiplinë dhe përkushtim ka marrë një tjetër dimension për Frenki Qafokun. I riu shqiptar, i cili përgjatë gjithë shkollimit ka arritur rezultate të shkëlqyera, tashmë ka siguruar një vend në TU München, në Mynih të Gjermanisë, për të studiuar Elektrotechnik und Informationstechnik, shkruan albinfo.ch. Pranimi në këtë…
Ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ushtruesja e kësaj detyre Albulena Haxhiu u ka dërguar ftesë liderëve të partive politike për një takim të përbashkët, ndërsa kërkon konmfirmim për pjesëmarrjen e tyre. “Ju ftoj në një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet në njoftimin e saj. Takimi sipas zyrës së presidentes është parashikuar të mbahet mëngjesin e së martës. Ftesa vjen një ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi…
5 Ina Aderi, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa pamjeve që po qarkullojnë së fundmi në rrjet. Në foto, Ina shihet teksa ecën në aeroport e shoqëruar nga një djalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Dyshja shfaqet së bashku, ndërsa pamjet kanë mjaftuar për të ngritur pikëpyetje rreth raportit mes tyre. Kujtojmë se Ina, e njohur më herët edhe si konkurrente e “Për’puthen”, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 5” krijoi një romancë me Keijsi Hysenin. Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk vazhdoi gjatë pas përfundimit të eksperiencës në reality show. Ina e “Përputhen”, në…
Në panairin ndërkombëtar të aviacionit “Farnborough International Airshow 2026”, u prezantua një nga risitë më të mëdha të transportit ajror: taksitë ajrore elektrike. Kompania britanike “Vertical Aerospace” kreu fluturimin e parë publik të modelit “Valo”, një avion elektrik me ngritje dhe ulje vertikale. Valo funksionon tërësisht me energji elektrike, falë tetë paketave të mëdha të baterive dhe tetë helikave, katër prej të cilave janë të lëvizshme. Sipas pilotit testues Tim Eldridge, fuqia prej 1.2 megavatësh gjatë ngritjes e bën avionin jashtëzakonisht të fuqishëm, ndërsa kalimi nga fluturimi vertikal në atë horizontal mbetet sfida më e madhe teknike. “Është tërësisht elektrike.…
Protesta e 76-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me mesazhe të forta të përcjella nga qytetarët përmes pankartave. Në një prej pankartave shkruhet: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt. Një tjetër i referohet qëndresës së gjatë të protestuesve, duke theksuar se kalimi i ditëve nuk ka zbehur kundërshtimin ndaj qeverisë. ‘76 ditë, koha nuk na hesht’, shkruhet në pankartë, duke shprehur vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndrimin në shesh. Një tjetër mesazh e vendos protestën në një kontekst historik, duke pretenduar se ndryshimi i emrave në politikë nuk ka sjellë ndryshim të mentalitetit…
