Autor: TV News

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku si pasojë e zjarrit që përfshiu një hotel në Lungomare, mbetën të lënduar edhe 5 shtetas të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shprehet i tronditur për ngjarjen dhe tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Shqipëri, teksa u uron shërim të shpejtë të lënduarve. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në…

Read More

Një zjarr masiv ka përfshirë rreth 3 mijë hektarë tokë në Belgjikë, duke u konsideruar si më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend. Flakët kanë përfshirë zonën e High Fens, në lindje të Belgjikës, dhe po përparojnë në drejtim të kufirit me Gjermaninë. Zjarri ka nisur të premten dhe ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës për ta vënë nën kontroll. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës nga Belgjika, Gjermania dhe Luksemburgu, si dhe ushtria dhe fermerë me mjete të posaçme. Autoritetet janë përqendruar te pjesa e frontit që po lëviz drejt Gjermanisë, ndërsa shpresojnë se temperaturat më të…

Read More

Mësues të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në kuadër të Seminarit të Mësuesve, një aktivitet i rëndësishëm kushtuar mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë, shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet mësuesve shqiptarë. Në këtë organizim morën pjesë edhe mësues shqiptarë nga Zvicra, të cilët prej vitesh kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe dhe në ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër.   Seminari mblodhi mësues dhe veprimtarë të arsimit shqip nga vende të ndryshme, të bashkuar rreth një misioni të përbashkët: ruajtjen, mësimin dhe përcjelljen e…

Read More

20 Moderatori i njohur Lindriti dhe ekspertja e ushqimeve të mira, Dona, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore. Çifti ka shkëlqyer në ditën e tyre të veçantë, ndërsa çdo detaj i dasmës ishte menduar me kujdes dhe realizuar me një magji unike. Nga dekorimi, atmosfera festive e deri te paraqitja elegante e çiftit, gjithçka dukej e kuruar deri në detajin më të vogël. Urime për çiftin simpatikë, shkruan Kosovarja.

Read More

Ukraina ka lëshuar qindra dronë të dielën, duke goditur disa rajone në Rusi. Raportohet se ky ka qenë një prej sulmeve më të mëdha të Ukrainës ndaj Moskës, që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se kishte shkatërruar 822 dronë ukrainas gjatë natës. Kurse, sipas kryebashkiakut të Moskës, Segei Sobyanin, rreth 600 dronë janë zbuluar duke u drejtuar drejt kryeqytetit rus. Gjithashtu, ai ka konfirmuar se një sulm ukrainas kishte shkaktuar një zjarr në një magazinë në pronësi të…

Read More

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Kalabrinë, Itali. Ornella Forastefano, 46 vjeçe, ka humbur jetën pasi dyshohet se është dhunuar dhe rrahur brutalisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Amendolara, në provincën e Kozencës, raporton për Syri, Alba Kepi. Gruaja është dërguar në gjendje kritike në spitalin e Trebisacce, por është lënë jashtë hyrjes së spitalit. Mjekët e kanë gjetur dhe kanë ndërhyrë menjëherë, por gjendja e saj ka qenë tepër e rëndë. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 46-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në fokusin e hetuesve është tashmë partneri i saj, një 42-vjeçar…

Read More

Në gusht të vitit 1961, ndërsa autoritetet komuniste nisën ndërtimin me nxitim të Muri të Berlinit për të parandaluar ikjen masive të qytetarëve drejt Perëndimit, një ngjarje e vetme u shndërrua në simbolin më të fuqishëm vizual të Luftës së Ftohtë. Conrad Schumann, një roje kufitare 19-vjeçare e Gjermanisë Lindore (RDA), mori vendimin historik për t’u hedhur drejt lirisë mbi barrikadat e para me teli me gjemba. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Bernauer Straße dhe Ruppiner Straße, ku gardhi provizor përbëhej vetëm nga disa shtresa teli me gjemba. I caktuar për të mbrojtur zonën ndërsa punëtorët vendosnin blloqet e…

Read More

28 Ermal Fejzullahu duket se sot është “në dorë të fatit”, pasi Ariana është shfaqur me një sandale me takë në dorë. Pamja menjëherë të çon te ideja se mos vallë po e “kërcënon” Ermalin me sandale, por gjithçka duket se është në kuadër të humorit dhe shakasë. Veprimi i Arianës ka shkaktuar të qeshura pa fund, duke sjellë edhe një moment mjaft argëtues mes çiftit.

Read More

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, qindra fishekë, radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë disa bastisjeve të zhvilluara të premten në Zubin Potok. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë bastisjeve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar armë të ndryshme, përfshirë një AK-47, revole dhe pushkë gjuetie. Në njërën prej bastisjeve, në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka konfiskuar një AK-47, një revole, 446 fishekë, 42 krehër, një radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake. Në një tjetër lokacion janë gjetur 178 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një maskë gazi, dy radiolidhje dhe pajisje të tjera për armë. Ndërkaq,…

Read More

Polizei, Exekutive Foto: Clemens Fabry Në një proces gjyqësor rreth të shtënave ndaj zyrtrëve të policisë në Amstetten, një burrë 59-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm të mërkurën në St. Pölten. Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm, trnsmeton albinfo.at. Tre burra dyshohet se kërcënuan një grua 74-vjeçare në shtëpinë e saj dhe kërkuan para. Meqenëse dyshohet se njëri prej tyre qëlloi dy policë ndërsa po ikte, 59-vjeçari u dënua ndër të tjera, për tentativë vrasjeje. Dy të pandehurit e tjerë morën dënime me nga katër vjet burg secili. Të tre të pandehurit u dënuan për tentativë grabitjeje, shkruan nön.at.…

Read More