Autor: TV News

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 79-të të protestës. Protestuesit janë nisur drejt godinës së qeverisë, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa e panegociueshme për dorëheqjen e tij. “Rama jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve, të cilët vijojnë të ecin drejt Kryeministrisë. Protesta kundër qeverisë vijon prej 79 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit pritet të vendosen përpara Kryeministrisë, ku…

Read More

Andrei Klepach, një prej ekonomistëve më të njohur të Rusisë dhe kryeekonomist i bankës shtetërore të zhvillimit VEB, është shkarkuar nga detyra pas një sërë deklaratash kritike për gjendjen e ekonomisë ruse dhe kostot gjithnjë e më të mëdha të luftës në Ukrainë. Klepach, i cili e mbante këtë post që prej vitit 2014, u largua nga banka vetëm pak ditë pasi mediat ruse publikuan detaje nga një fjalim i mbajtur prej tij në muajin maj përpara ekonomistëve të tjerë. Në fjalimin e tij, Klepach dha një vlerësim jashtëzakonisht të zymtë për perspektivën ekonomike të Moskës. Ai deklaroi se Rusia…

Read More

36 Pas një mungese prej rreth gjashtë muajsh nga rrjetet sociale, influencerja shqiptare Blerta është rikthyer me një rrëfim të gjatë dhe tejet personal për gjendjen e saj shëndetësore. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se për një kohë të gjatë nuk e dinte se si dhe kur do të rikthehej para ndjekësve, pasi kishte shpresuar që momenti i rikthimit të vinte vetëm atëherë kur do të mund të thoshte se ndihej mirë. “Mendoj se dalëngadalë ka ardhur koha të lajmërohem sërish te ju. Nuk e dija se si do të kthehesha një ditë këtu dhe nëse do…

Read More

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë për personin i cili wshtw arrestuar dje në Zveçan. Policia e Kosovës ka publikuar edhe disa pamje gjatë operacionit dhe arrestimit të personit të dyshuar. “Pas operacionit policor të realizuar të dielen në Zveçan, ku u arrestua i dyshuari (I.M.), nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read More

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, akuzoi të hënën Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”, duke pretenduar se personeli ushtarak ukrainas është i përfshirë në sulme të kryera nga grupe të armatosura ilegale kundër vendeve në Sahel, transmeton Anadolu. Duke folur në një konferencë për shtyp në Moskë pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm ganez, Samuel Okudzeto Ablakwa, Lavrov tha se Rusia është e shqetësuar nga raportet se ushtarakët ukrainas, në vend të mercenarëve individualë, po marrin pjesë në operacione nga grupe të armatosura ilegale kundër vendeve të Sahel. “Nuk po flasim më për sulme terroriste individuale të izoluara, por për terrorizëm…

Read More

Katër turistë amerikanë i shpëtuan një situate që mund të përfundonte tragjikisht në një liqen të Dortmundit, falë reagimit të menjëhershëm të Burim Doberllukës. 42-vjeçari ndodhej pranë Phoenix See së bashku me familjen, kur dalloi njerëz në vështirësi në ujë pas përmbysjes së një varke me pedale. Teksa një prej grave kërkonte ndihmë, Doberlluka hyri menjëherë në liqen, pa pasur kohë as të hiqte rrobat. Ai arriti tek turistët dhe i ndihmoi një nga një, derisa të katërt u vendosën në një mjet të sigurt dhe më pas u dërguan në breg. “Në ato momente nuk mendon, vetëm vepron. Ishte…

Read More

Ishte një goditje spektakolare. Marsin e kaluar, Policia Kantonale e Zyrihut në Zvicër, ndërhyri bazuar në një informacion dhe pas hetimeve të gjata. Në Zyrih kontrolloi makinën e një gjermani 36-vjeçar. Burri kishte me vete një çantë dore me 30 mijë euro dhe katër telefona celularë të ndezur. Policia e Zyrihut e kishte vëzhguar më parë në Spreitenbach, kantoni Aargau, teksa po largohej nga një objekt biznesi. Po atë ditë, policia e Zyrihut, e përforcuar me kolegë nga Aargau, kreu një bastisje në këtë objekt. Në rrjetën e policisë ranë dy persona: një kosovar 26-vjeçar dhe një shqiptar 29-vjeçar. U…

Read More

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për ditën e nëntë të bllokadës institucionale, duke kritikuar mungesën e stabilitetit politik dhe pasojat e saj në ekonomi dhe investime të huaja. Ramadani ka thënë se, derisa Kuvendi dhe Kosova janë thelluar në një bllokadë të re, investimet e huaja direkte janë shndërruar në një temë të harruar. “Askush nuk ka interesim të investojë në një vend që nuk ka stabilitet. Kompanitë e mëdha evropiane e botërore po hapin degët e tyre në rajonin tonë, por jo në Kosovë”, ka deklaruar Ramadani. Sipas tij, fqinjët e Kosovës kanë avancuar ndjeshëm në aspektin…

Read More

5 Moderatorja dhe gazetarja Gerta Gixhari ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të veçantë, teksa është shfaqur e veshur me veshje tradicionale shqiptare. Me elemente të trashëgimisë dhe kulturës shqiptare, veshja i ka dhënë Gixharit një pamje elegante dhe plot stil. Paraqitja e saj është komentuar edhe në rrjetet sociale, ku veshjet tradicionale vazhdojnë të marrin vëmendje si një mënyrë për të ruajtur dhe promovuar identitetin kulturor. Gerta Gixhari dëshmoi edhe një herë se tradita mund të ndërthuret bukur me elegancën dhe modernen

Read More

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ku kjo parti po mban konferencë për media. Çitaku ka thënë se dyert e Kuvendit janë të mbyllura për deputetët, ndërsa PDK i ka bërë thirrje partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, që seanca konstituive të vazhdojë sot nga ora 11:00. “Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, ka shkruar Çitaku./Klankosova.tv

Read More